20.06.2013 Views

Rregullimi i Kopshteve

Rregullimi i Kopshteve

Rregullimi i Kopshteve

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

2- Kompozmi i shkurreve dekorative.

Shkurret dekorative në sipërfaqet e gjelbra

realizojnë kalimin gradual nga masivët dhe

grupet e drurëve dekorativë, në tapetin e

barit, dendësojnë periferinë e masivëve dhe

grupeve, duke krijuar me masën e madhe të

gjetheve dhe luleve katin e poshtëm të tyre,

dhe kështu pasurojnë peizazhin. Me lulet e

tyre dekorative dhe aromatike si dhe me

ngjyrat e pasura të gjetheve gjatë vjeshtës,

ato krijojnë efekte të pasura dinamike buzë

rrugëve, përreth elementëve arkitektonikë,

veprave të artit dhe këndeve të tjera të

pushimit të sipërfaqeve të gjelbra.

Sikurse drurët, edhe shkurret në sipërfaqet e

gjelbra kompozohen në masivë, grupe dh të

veçuara.

Kompozimi i shkurreve në masivë.

Masivët me shkurre krijohen nga një numër

i madh (si sasi dhe lloje) shkurresh, të cilat

duhet të zgjidhen midis masivëve e grupeve

të drurëve dekorativë.

Sipas përdorimit dhe vendosjes masivët e

shkurreve dekorative ndahen në:

Masivë shkurresh kufizues, që krijohen

vetëm prej shkurresh fletore, halore ose edhe

të përziera.. këta masivë zakonisht

shoqërojnë gjatë gjithë gjatësisë së tyre

masivët periferikë të drurëve dhe shërbejnë

kryesisht për dendësimin e masivëve drusorë

dhe për thyerjen e terrenit dhe fasadës së

masivit drusor nga ana e hapësirave të

sipërfaqeve të gjelbra.

Rregullimi i Kopshteve

61

Masivë shkurresh që krijojnë bërthama

ngjyrash formohen:

a) prej shkurreve fletore me lulëzim të

theksuar ose me gjethe dekorative

dhe të kombinuara midis tyre

b) me shkurre halore që kanë ngjyra

gjethesh të çelëta ose të errëta dhe të

kombinuara midis tyre

c) ma shkurre fletore të kombinuara me

ato halore

këta masivë krijohen për të mënjanuar

njëllojshmërinë e masivëve drusorë brenda

sipërfaqeve të gjelbra, ose për të formuar

bërthama ngjyrash në parqe sidomos të

parqeve të mëdha.

Masivë shkurresh që shërbejnë si sfond

përcaktojnë planin fundor të parqeve.

Gjate zgjedhjes së llojeve të shkurreve për

këta masivë duhet pasur parasysh se shkurret

me lulet gjethet e tyre me ngjyra të çelëta

gjatë vjeshtës krijojnë në katin e poshtëm të

masivëve drusorë një sfond të çelët me

veprim afrues, ndërsa ata me ngjyra të errëta

krijojnë sfond të errët me veprim largues.

Parimet dhe rregullat për krijimin e

masivëve të drurëve vlejnë edhe për masivët

e shkurreve dekorative.

Kompozimi i shkurreve dekorative në

grupe. Në grupet kombinohen si sasi më

pak shkurre të një ose disa llojeve. Sipas

vendvendosjes së shkurreve në grupe

dallojmë:

Grupe shkurresh në periferinë e masivëve

drusorë dhe grupe shkurresh të vendosura

lirisht në sipërfaqen e barit.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!