20.06.2013 Views

Rregullimi i Kopshteve

Rregullimi i Kopshteve

Rregullimi i Kopshteve

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

Për sipërfaqe të vogla ngjeshja mund të

bëhet me ndihmën e dy dërrasave të

lidhura në këmbët e lulishtarit. Dërrasat

janë me përmasa 25x40 cm. dhe nga ana e

poshtme e tyre duhet të jenë të lëmuara

me qëllim që të mos ngjitet balta në to.

Për sipërfaqe të mëdha, ngjeshja bëhet

me rul, njëra rrotë e të cilit (rrota me

gozhda) shërben për futjen e farave në

tokë, kurse tjetra (rrota e lëmuar) shërben

për ngjeshjen e tokës. Ky rul peshon 50-

80 kg. dhe me të ngjishet gjithë

sipërfaqja, kurse anët qe nuk i kap ruli

ngjishen me dërrasa. Ngjeshja e farës

bëhet me qëllim që të ruhet lagështira e

tokës e cila ndihmon në mbirjen e shpejtë

të farës.

Mbasi toka të jetë ngjeshur mirë fillon të

vaditet zakonisht ajo bëhet çdo ditë. Kur

koha është shumë e nxehtë, sidomos gjatë

verës, ajo bëhet dy herë në ditë, një herë

në mëngjes (deri në ora 10) dhe një herë

mbas dreke, (mbas orës 17). Para se të

bëhet kositja e parë, është mirë që bari të

ngjishet me rul të rëndë deri 80 kg. që të

formohet plis me bar me të dendur.

Mirëmbajtja e sipërfaqeve të barit dekorativ.

Me qëllim që sipërfaqet e gjelbra të mos

humbasin asnjëherë dekoracionin, një

rëndësi të madhe kanë masat që duhet të

merren për mirëmbajtjen e tyre si:

vaditja, kositja, plehërimi, rulimi; lufta

kundër barërave të këqija, përgatitja e

sipërfaqeve të barit për dimërim dhe

rikonstruksioni i sipërfaqes të barit.

Vaditja më e mirë është ajo me spërkatje,

me anën e së cilës uji bie në formë shiu.

Rregullimi i Kopshteve

120

Vaditja në afërsi të sipërfaqes së barit dhe

me ujë me presion është e dëmshme.

Vaditja konsiderohet e mirë atëherë kur

uji hyn në tokë deri në 10 cm. thellësi.

Në një stinë vegjetacioni për 1 m 2 sipërfaqe

bar, duhet rreth 1 m 3 ujë ose 800-1000 litra.

Vaditja e barit nuk kryhet njëlloj për

gjithë muajt e stinës së vegjetacionit por kjo

shpërndahet simbas nxehtësisë së çdo muaji.

Në një stinë vegjetacioni bëhen rreth 65-75

vaditje të ndara në këtë mënyrë:

Në maj 2-5 vaditje, në qershor 10-12, në

korrik 20, në gusht 25, në shtator 6 dhe në

tetor 2 vaditje. Sigurisht këto norma janë

relative mbasi vaditja e sipërfaqeve të barit

varet edhe nga reshjet që bien gjatë stinës së

vegjetacionit.

Me anën e kositjes bari mbahet gjithmonë si

qilim i gjelbër dhe nuk lejohet që të lidhë

farë e të mbarojë ciklin e zhvillimit të tij.

Kositja sidomos e barit të partereve,

rrotull elementëve arkitektonike e

figurave me lule, duhet të bëhet në kohën

e duhur. Pjesa më e madhe e barërave

dekorative kositet kur arrijnë lartësinë 12-

15 cm. Bari kositet me kosë ose me

makina korse speciale. Kositja me kosë

është me e mirë, sepse prej saj nuk

rrezikohet shkulja e barit nga rrënjët.

Më mirë është që kositja e barit të bëhet

herët në mëngjes kur bari është i freskët,

Bari i kositur, mblidhet në grumbuj dhe

pastaj duhet të hiqet menjëherë. Sipërfaqet

e barit që të mbahen mirë, duhet të kositen

6-8 herë në vit, duke pasë parasysh që

kositja e fundit të bëhet në atë periudhë

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!