20.06.2013 Views

Rregullimi i Kopshteve

Rregullimi i Kopshteve

Rregullimi i Kopshteve

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

“Natyralizimi” i bulboreve.

Me termin “egërsim” ose natyralizim duhet

të përdoret vetëm për futjen e bimëve me

origjinë hortikale në habitatin origjinal ose

në një habitat të ri ku duhet të lihen të

pashqetësuara dhe në të cilin kuptohet jo

vetëm mbijetesa e tyre në vite, por edhe

rritja dhe shumimi i tyre në koloni. Praktika

e vetme e kultivimit në kopshte pa nxjerrë

bulbat, rizomat, tuberët ose rrënjët tuberiale,

nuk mund të quhet natyralizim. Kjo

përshtatje është vetëm një teknikë për

kopshtari me shume bulbe që bëhet e mund

nga aftësia e këtyre bimëve për të mbijetuar

në periudha të vështira klimaterike

nëpërmjet organit letargjik.

Padyshim që jo të gjitha bulboret në treg

janë të afta dhe tu adoptuar për këtë qëllim.

Nuk janë veçse hibride të llojeve origjinale

të tulipanëve, por megjithatë ato në

përudhën e dimrit nuk dëmtohen. Si specie

të tilla mund të përmendim llojet si

Anemone, Erythronium, Fritillaria,

Lachenalia, Lilium, Techophilaea, Zantedeschia.

Të shumta janë edhe speciet dhe

kultivarët bulboze me lulëzim veror që nuk

mund të lihen në shtretërit e parqeve gjatë

dimrit. Ato vijnë nga kushte klimatike të

ndryshme nga vendet ku mbillen dhe duhet

patjetër të mbrohen dhe përkujdesën gjatë

periudhës së letargjisë.

Për të vendosur cilat bulbeza mund të lihen

të pashqetësuara për disa vjet nën tokë, ose

në kontenitorë është e nevojshme të kemi

njohuritë e nevojshme. Egërsimi i vërtetë

ose natyralizimi siç edhe përcaktuam më

sipër janë të mundshme sidomos në speciet

Rregullimi i Kopshteve

143

dhe varietetet me lulëzim pranveror. Klima

mesdhetare e pjesës më të madhe të territorit

lejon natyralizimin e specieve bulbore nga

Azia e vogël, ose jug-perëndimi i Amerikës

qendrore, të disa zonave të Amerikës Jugore

etj. Llojet e lulëzimit veror të aftë për

natyralizim janë më pak të gatshme sepse

shumica e kanë origjinën nga zona klimatike

të ndryshme.

Nuk është e mundur të vendosim saktësisht

pa njohur çdo detaj të kushteve

pedoklimatike të zonës së destinuar, se cilat

bulbore janë më të përshtatshme. Me

përjashtim të rasteve të rifutje së bulboreve

në zonën e tyre të origjinës, është e

nevojshme të kryhen prova adoptimi me sasi

të vogla bulbesh për një periudhë të paktën

dy vjeçare në atë zonë.

Ndër bulboret pranverore ka shumë lloje të

përshtatura mirë për klimën e Italisë,

Francës dhe pjesës më të madhe të Evropës.

Shumica e kanë prejardhjen nga zona

tropikale dhe subtropikale dhe kanë nevojë

për shumë kujdes. Mund të ketë sukses

natyralizimi i varieteteve të Anemone

coronaria në fushë.

Në zona pyjore me shumë lagështi mund të

tentohet natyralizimi i specieve të llojit

Arisaema. Në vevanti është shumë me

interes futja e species Arum dhe Asarum që

duan hije.

Në zona të thata me kushte pedoklimatike të

ngjashme me të Kalifornisë është e mundur

natyralizimi i specieve dhe varieteteve

Brodiaea dhe Triteleia. Këto bimë janë

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!