20.06.2013 Views

Rregullimi i Kopshteve

Rregullimi i Kopshteve

Rregullimi i Kopshteve

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

Gjelbërimi me masivë drurësh e shkurresh

dekorativë, ndihmon për maskimin e

pamjeve të këqija te terrenit, për izolimin e

objekteve të ndryshëm që ndodhen në

territorin e parkut të cilat kanë nevojë për

qetësi ose akustikë për ndërprerjen e

monotonisë në lëndinën e një parku.

Në ndërtimin e sipërfaqeve të gjelbra njihen

3 lloje masivësh: masivë të mëdhenj pyjorë,

masivë të pastër natyrorë (azhure) dhe

masivë parku.

Masivët e mëdhenj pyjorë, janë elementët

me karakteristikë të parqeve pyjore që

përfaqësojnë sipërfaqe të mëdha të

gjelbëruara me drurë të mëdhenj dhe të

moshuar. Bukuria e tyre varet nga përbërja e

tyre nga lartësia e drurëve dhe vendndodhja

e tyre dhe nga vetë natyra e ambientit

rrethues. Në këta masivë rol të rëndësishëm

luan lloji i drurit kryesor që i përbën i cili

është tregues që dikton kushtet e rritjes për

të gjitha llojet e tjera që hyjnë në përbërjen e

masivit dhe për gjithë tjetër poshtë tij (nën

pyllin).

Në mbështetje të kushteve klimaterike të

vendit tonë llojet më kryesore të drurëve që

mund të përdoren për të krijuar masivë të

tillë janë:

Nga drurët halorë pishat në përgjithësi

bredhat, cedruset e selvitë.

Nga drurët fletorë lisat,ahu, rrapi,

panjat,frashëri, gështenja, plepi (me

përjashtim të kavakut) mështekna, bliri etj.

Në përbërjen e këtyre masivëve rëndësi ka

se cilët mund të jenë shoqëruesit e drurit

Rregullimi i Kopshteve

55

kryesor që përbën masivin dhe kush mund të

përdoret si nën pyll.

Për këtë mund të rekomandojmë:

Masivë prej pishe të zezë. Në këto masivë

si lloje të tjera shoqëruese mund të përdoren,

bredhi, ahu, mështekna, lisi, trepetlika, bliri

panja etj dhe si nën pyll do të shkonte mirë

lajthia dhe papratet. Këto masivë krijohen në

sipërfaqet e gjelbra të zonave malore nga

600-1500 metër mbi nivelin e detit.

Masivë prej pishe të butë. Janë të

përshtatshme për zonat e ultë dhe bregdetare

të vendit deri në 1000 metër mbi nivelin e

detit. Si shoqëruese të këtyre masivëve

mund të përdoret plepi (kanadez dhe i

bardhë) frashëri,panja negundo, rrapi etj dhe

si nënpyllmersina, dëllinjë, e një pjesë e

mirë e shkurreve mesdhetare.

Masivë prej bredhi. Edhe këta krijohen në

zonat e larta malore nga 900-1600 metër

mbi nivelin e detit. Si shoqëruese në këta

masivë mund të përdoren pishta e zonave

malore, ahu , mështekna trepetlika etj.

Masivë prej cedrusi e selvie. Mund të

përdoren në zonat e ultë, bregdetare dhe të

ngrohta të vendit deri ne 600 metër mbi

nivelin e detit. Më këto dhe me llojet e tjera

të bimësisë dhe nën pyll mund te përdoret

me shumë sukses e bimësisë mesdhetare.

Masivë prej dushku. Më të bukur janë ata

masivë që formohen nga rrënja, bunga, qarri

etj deri 1000 metër mbi nivelin e detit.

Masivë të bukur krijohen edhe me Quereus

aegilops, (vallanidh), quereus, sidomos në

zonat bregdetare. Si qetësues për këtë masiv

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!