20.06.2013 Views

Rregullimi i Kopshteve

Rregullimi i Kopshteve

Rregullimi i Kopshteve

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

që bari të ketë kohë që deri në prag të

dimrit të lëshoje degëzime të reja dhe të

arrijë lartësinë 3-5 cm. Në lulishtet dhe

parteret bari kositet më shpesh, çdo 10-15

ditë.

Vaditja e vazhdueshme dhe kositja e barit

në të njëjtin vend shkakton varfërimin e

tokës dhe pakësimin e lëndëve ushqyese të

saj me azot. fosfor dhe po-tas. Kështu kur

konstatohet që bari megjithëse mirëmbahet

fiton ngjyrë të verdhë, kjo tregon që toka

ka nevojë për azot. Si rrjedhim sipërfaqja e

barit duhet pasuruar me plehra azotike

nëpërmjet plehërimit te tij me nitrat

amoni.

Pleh më i përshtatshëm për sipërfaqet e barit

është plehu organik (pleh stalle) dhe

komposti. Kur plehu organik është i

dekompozuar mund të shpërndahet në

gjithë sipërfaqen e barit në çdo kohë në

shtresë të hollë 1-2 cm, kurse kur nuk

është i dekompozuar atëherë, ai hidhet

vetëm në vjeshte. Në rast se plehërimi

kryhet me kompost, duhet të hidhet dyfishi i

sasisë së plehut organik ose të forcohet

duke hedhur në 1000 m 2 sipërfaqe bari,

10-15 kg. plehra organike, 3-5 kg. fosfatike

dhe 3-5 kg. potasike. Për sipërfaqet e

barit në partere, si pleh i mirë konsiderohet

edhe përdorimi i urinës së holluar me ujë

në raport 1:30-1:40.

Në mungesë të plehut organik dhe

kompostit, bari plehërohet me plehra

minerale. Gjatë një stine vegjetacioni

përdoret rreth 40-45 kg. pleh mineral për

dynym, në përzierje: 15 kg, plehra azotike,

20 kg. plehra fosfatike dhe 10 kg. potasike.

Rregullimi i Kopshteve

121

Hedhja e plehut mineral bëhet dy herë:

një herë mbas kositjes së parë dhe një

herë mbas kositjes së dytë ose të tretë. Në

këtë rast plehërimi bëhet në kohe të vranët

e pa reshje, sepse në kohë me shi bari

rrezikohet që të digjet. Mbasi të jetë

hedhur plehu, sipërfaqja vaditet mirë me

ujë të bollshëm. Për sipërfaqet e barit në

toka ranore është shumë i mirë plehërimi

mineral me 20-25 kg. kripëra potasike për

1000 m 2 sipërfaqe, kurse në tokat acide

plehërimi më i mirë bëhet me plehra të

kalciumit.

Duhet të kihet parasysh që:

Plehërimi i vazhdueshëm i tokës me plehra

minerale keqëson cilësitë fizike të saj,

prandaj ato duhet të përdoren si plotësuese

të plehut organik dhe është mirë që e

njëjta sipërfaqe të plehërohet me to një

herë në 3-4 vjet.Plehrat minerale para se të

hidhen në sipërfaqen e mbjellë me bar,

duhet të përzihen në gjendje të thatë

(pluhur).

Nuk lejohet përzierja me gëlqere e kripë

gëlqerja e superfosfatit, plehut organik,

sulfatit të amoniakut, e miellit të kockave.

Plehrat minerale japin rezultate më të mira

kur ato paraqiten në gjendje kokrrizore.

Efektin dekorativ të sipërfaqeve të barit e

dobësojnë edhe barërat e këqija. Përveç

kësaj ato jo vetëm i marrin, tokës lëndët

ushqyese. por bëhen edhe burim kryesor

për shfaqjen e sëmundjeve të ndryshme.

Në praktikën e gjelbërimit lufta kundër.

barërave të këqija bëhet kryesisht në dy

mënyra: mekanike dhe kimike.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!