20.06.2013 Views

Rregullimi i Kopshteve

Rregullimi i Kopshteve

Rregullimi i Kopshteve

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

ndërtesat, rrjeti i kanalizim,ujësjellësit,

elektrik dhe telefonik.

c) Zbatimi i ndërtimeve të mbidheshme.

Këtu përfshihen të gjitha ndërtimet e

mbidheshme si: rrugët, sheshet, këndet e

pushimit e çlodhjes, monumente, çezma,

besedga etj.

d) Piketimi dhe zbatimi i projektit

dendrologjik. Kjo etapë fillon pas

përfundimit të 3 etapave të mësipërme.

Pas përfundimit të piketimit të gjithë

bimësisë që parashikon projekti

denndrologjik fillohet nga çelja e

gropave e mbjellja e drurëve,shkurreve

dekorative e luleve.

e) Nivelimi përfundimtar i terrenit dhe

mbjellja e farës. Kjo njihet si etapa e

fundit e ndërtimit të gjelbër. Me hedhjen

e farës së barit përfundon çdo lloj

punimi dhe ndërtimi i gjelbër; pas kësaj

kryhet kolaudimi e dorëzimi i sipërfaqes

së gjelbër e cila pastaj kalon për

mirëmbajtje.

Kjo radhë zbatimi në ndërtimin e

sipërfaqeve të gjelbra duhet të kihet gjithnjë

parasysh, sepse mosrespektimi i saj do të

krijonte vështirësi në vazhdimin e këtyre

punimeve.

Zmadhimi i vëllimit të tokës dhe cedimi i

saj.

Ka një rëndësi të madhe në ndërtimin e

sipërfaqeve të gjelbra. Gjatë punimeve toka

zmadhon vëllimin e saj. Përqindja e

zmadhimit varet nga kategoritë e ndryshme

të tokave. Me kalimin e kohës, niveli i tokës

së punuar ulet dhe fitohet ai që ne e quajmë

Rregullimi i Kopshteve

92

“çedim i tokës”. Ky cedim është i

detyrueshëm që gjatë llogaritjeve të

punimeve dhe mbushjeve me dhe të

sektorëve të veçantë, të merret gjithmonë

parasysh.

Parapërgatitja e terrenit për punimet e

gjelbërimit.

Kjo bëhet pas përfundimit të ndërtimit të

objekteve të ndryshme të nëndheshme dhe

mbidheshme, dhe varet nga përbërja e tokës

që do të gjelbërohet. Ky proces pune kryhet

në dy etapa: pastrimi i territorit dhe

përmirësimi i përbërjes së tokës.

Me pastrim të territorit, kuptojmë pastrimin

e tokës nga të gjitha mbeturinat e ndërtimit

(tulla,llaç, gurë, dërrasa, zhavorr etj).

Kur në territorin që ndërtohet sipërfaqja e

gjelbër, ekzistojnë bimë me vlerë

dekorative, duhet të merren masa që këto të

ruhen pa u dëmtuar gjatë punimeve.

Përmirësimi i përbërjes së tokës, zakonisht

kryhet në përbërjet e plehrave organike dhe

kimike. Shkalla e plehërimit varet nga vetë

përbërja e tokës ku do të ndërtohet

sipërfaqja e gjelbër. Kështu në rast se

ndërtimi do të kryhet në një vend ku më parë

ka patur mbeturina materialesh ndërtimi,

është mirë që para plehërimit në gjithë

territorin të hidhet 25 – 30 cm trashësi dhe i

mirë vegjetal, ndërsa gropa ku do të mbillet

bimë si dekorative duhet të jetë e madhe dhe

e mbushur edhe kjo me pleh të mirë. Kjo

mënyrë e përmirësimit të tokës është më e

mira, por më e shtrenjta nga ana ekonomike,

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!