20.06.2013 Views

Rregullimi i Kopshteve

Rregullimi i Kopshteve

Rregullimi i Kopshteve

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

garantojë riformimin e bimës në

vegjetacionin e ardhshëm. Nuk duhet pra që

të priten gjethet nese ato nuk janë tharë vetë.

Nëse duam ti mbulojmë ndryshëm kultivimi.

Konservimi. Jo të gjitha bulboret nxirren

nga terreni çdo vit gjatë periudhës letargjisë.

Narcisi, amarrilis, nerina, sterbergi dhe gigli

psh nuk kanë nevojë të nxirren nga toka deri

në katër vjet për ndarjen e bulbave për

shumim me copa. Bulbat me vegjetacion

pranveror duhen nxjerrë nga toka sapo

gjethet janë tharë në qershor-korrik, të

pastrohen nga dheu dhe mbeturinat. Ndahen

në bulba për shumim thahen dhe vendosen

në një vend me hije dhe të thatë për të

shmangur zhvillimin e mykut. Për këtë

qëllim mund të spërkaten me ntimyk pluhur

ose të spërkaten me ujë që ka të tretur

antimyk dhe të depozitohen në vend të thatë.

Bulbat që lulëzojnë veror duhet të nxirren në

vjeshtë të pastrohen e të depozitohen në një

vend të ftohtë e jo shumë të thatë. Për këtë

qëllim është e këshillueshme ti konservojmë

bulbat psh dahliat dhe begonjat në rërë

lehtësisht të lagur ose në tallash.

Shumëzimi. Është e ditur metoda e

shumimit më e mira ajo me sytha. Por nëse

duam të marrim shpejt një bimë të rritur

është e këshillueshme shumim jogamik që

prodhon klone të saktë të të njëjtës bimë.

Metodat e shumimit agamik janë të

ndryshme sidomos nëse kemi të bëjmë me

bulb, rizomë, një tuber ose një korm. Në

rastin e bulbeve në momentin e nxjerrjes nga

toka mund të ndahen copat e reja ose bijtë e

bulbit e në disa stinë ata do të jenë në

gjendje të lulëzojnë. Tek tuberët hiqen ata

Rregullimi i Kopshteve

142

anësorë dhe tek rrënjët tuberiforme ndahen

duke ruajtur një pjesë nga copa e vjetër.

Rizomat ndahen duke siguruar një masë të

aftë për të zhvilluar sytha.

Terreni i shumimit që përdoret për

kultivimin e bulboreve është në pjesën më të

madhe i shkrifët. Në fakt terrenet e lehta dhe

me rërë mund te përdoren shumë për bimët

geofite, nëse toka është argjilore mund të

përmirësohet duke shtura rërë.

Me shumë rëndësi janë ushqyesit që

përmban terreni; azoti, fosfori, potasi, dhe

mikroelementet. Potasi është i rëndësishëm

sepse ndihmon lulëzimin dhe zhvillimin e

organeve nëntokësore.

Është i këshillueshëm të plehërojmë terrenin

me pleh dhe fertilizues organikë të paktën

një muaj para se të mbillet bulbi duke patura

parasysh që plehu i freskët është i

rrezikshëm sepse sjell infeksione bakteriale

dhe myk. Edhe gjatë ciklit vegjetativ është e

këshillueshme të plehërohet me plehra të

përbërë e të tretur në ujë në mënyrë që të

mund të përthithen shpejt nga bima. Shumë

të rëndësishëm dhe të përdorshëm janë

plehërimet në periudhën e lulëzimit kur

bimët duhet të riformojnë organe

nëntokësore para letargjisë.

Geofitet me lulëzim pranveror dhe veror

duhet të ujiten gjatë kohës së thatë gjatë

vegjetacionit të tyre. Ato me lulëzim

vjeshtor e dimëror zakonisht nuk kanë

nevojë për ujë sepse në këtë periudhë bien

shira.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!