20.06.2013 Views

Rregullimi i Kopshteve

Rregullimi i Kopshteve

Rregullimi i Kopshteve

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

gropa. Këto gropa sapo të shihen duhet

menjëherë të pastrohen e të mbushen derisa

të fitohet niveli i parë. Ky proces pune quhet

remont i sistemit rrugor në sipërfaqet e

gjelbra.

Ndërtimi i sipërfaqeve ujore.

Në përgjithësi sipërfaqet ujore parashikohen

në pjesët më të ulëta të terrenit, por nuk

përjashtohen rastet kur ato ndërtohen edhe

në pjesët më të larta të tij, bile në këto raste

mund të krijohet një sistem i tërë sipërfaqesh

ujore, mjafton që të mbahen parasysh

veçorit ë specifike të terrenit.

Në sipërfaqet e gjelbra, për ekonomizimin e

ujit (kur ky është i pijshëm) fontanet e

shatervaneve ndërtohen me qarkullimin e të

njëjtës sasi uji. Në këto raste, meqenëse ujët

kalon me presion në elektropompa dhe tuba,

ai duhet të jetë i pastër dhe të mos përmbajë

substanca të dëmshme kimike, të cilat duhet

të prishin gjithë sistemin mekanik. Kështu

baseni i shatervanit shërben si rezervuar,

ujët në të thithet nga elektropompa dhe

mbasi përcillet prej saj me presion, ngjitet në

lartësinë e duhur dhe bie përsëri në basen.

Niveli i ujit në basene nuk duhet të jetë më i

lartë se niveli i terrenit, sepse në rast të

kundërt ai mund të shkaktojë njolla në

suvatimin e tyre. Për hidroizolimin e tyre , i

cili ka rëndësi të madhe, veprohet kështu:

mbasi të jetë krijuar shtrati i basenit, ai

ndahet në katërkëndësh zakonisht 4 me 2 m.

krijimi i një rrjete kuadratike të tillë bëhet

me qëllim që të mos çahet shtresa

hidroizoluese. Mbas kësaj hidhet shtresa e

parë prej betoni, mbi të shtohen 1-2 shtresa

letër katramat ose bitum, pastaj vendoset

Rregullimi i Kopshteve

98

shtresa tjetër prej betoni edhe kjo e ndarë në

katërkëndësha. Mbi të vendoset shtresa e

fundit e betonit e cila mund të jetë luster

çimento, mozaike, pllaka mozaike,

qeramikë, mermer, material artificial etj.

Liqenet artificial në forma të lira natyrore,

hidroizolohen zakonisht me shtresa argjile të

ngjeshura mirë,ose me beton, kur kanë

sipërfaqe të vogël. Lidhja midis sipërfaqes

së ujit dhe asaj të barit konsiderohet si më e

mirë atëherë kur midis tyre nuk bëhet asnjë

farë kornize ose rrethimi. Në liqenet

peisazhiste kjo arrihet nëpërmjet

hidroizolimit të brigjeve të tyre me argjilë të

ngjeshur mirë. Ndërsa në basenet e vogla

gjeometrike arrihet nëpërmjet formimit të

kornizës me plloça guri natyrore gjatë

bregut, të cilat të kombinuar mirë me bimësi

dekorative sidomos shkurre, lule e fuga

natyrore e bëjnë basenin më të gjallë

Mirëmbajtja e sipërfaqeve ujore

Sipërfaqet ujore duke qenë se ndodhen nën

veprimin e vazhdueshëm të fenomeneve të

natyrës dhe të ujit ato kanë nevojë për

mirëmbajtje të herëpashershme.

Kështu prej personelit të ndërmarrjeve

komunale që merren me mirëmbajtjen e

këtyre veprave duhet të tregohet kujdes i

vazhdueshëm për pastrimin e sipërfaqeve

ujore nga papastërtitë, pluhurat, gjethet,

myshqet etj, dhe në rast se shkalla e

papastërtive është e madhe, atëherë duhet të

bëhet ndërrimi i ujit dhe pastrimi i fundit

dhe i brigjeve të këtyre veprave. Ata, duhet

të kontrollojnë vazhdimisht gjendjen e

sistemit të kanalizimeve, të ndriçimit, e të

sistemit të pompave (në qoftë se ka)dhe të

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!