20.06.2013 Views

Rregullimi i Kopshteve

Rregullimi i Kopshteve

Rregullimi i Kopshteve

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

ekspozitat e hapura, stadiume, kinoteatër

verore, pishina, plazhe e shumë objekte të

frekuentimit masiv.

Gjate krijimit të tyre është mirë që radha e

mesit dmth gardhi i gjallë mesatar të krijohet

me shkurre që kanë lule të bukura, kurse

gardhi i përparmë dhe ai i mbrapsëm mund

të jetë me shkurre të tjera, gardhi i pasmë

gjithmonë duhet të krijohet me shkurre me

ngjyrë më të errët me qëllim që në sfondin e

tij, lulëzimi i gardhit mesatar të dalë më në

pah. Zakonisht gardhi i përparmë dhe i

pasmë krijohen me shkurre që kanë më

shumë gjethe dhe që durojnë më tepër

krasitjen.

Gardhi i gjallë i kombinuar bukur do të ishte

psh: gardhi i parë me ligustër, sinensis

(jeshil i çelët), i mesit me berberis thumbergi

që ne vjeshtë duket bukur me gjethet e tij të

kuqërremta; ndërsa gardhi i pasmë mund të

ishte laurus mobilis.

Materiali dekorativ për gardhet

Materiali dekorativ më i përshtatshëm për

mbjelljen e gardheve të gjalla janë drurët

dhe shkurret që kanë shumë gjethe e lule, që

durojnë mirë krasitjen, që kanë sistem

rrënjor të zhvilluar dhe pjesët e mbitokës në

gjendje të mirë.

Për bordurat dhe gardhet e gjalla të formuara

2 ose 3 radhë, fidanët më të mirë janë ata që

kanë një lartësi 30-50 cm. Këtë lartësi e

arrijnë zakonisht fidanët fletore 1-3 vjecarë

dhe fidanët halorë 3-4 vjecë. Prodhimi i

këtyre fidanëve bëhet direkt në farishtore,

duke i radhitur në lartësi të caktuar 25-30

Rregullimi i Kopshteve

73

copë në metër linear për fletorët dhe 35-50

copë/m linear për halorët.

Në rast se në vitin e parë fidanët pas mbirjes,

rriten më tepër se 10 cm atëherë në

pranverën e ardhshme para se të ketë filluar

vegjetacioni, fidanët priten përgjysmë. Në

këtë mënyrë ato lëshojnë degëzim në pjesën

e poshtme të tyre. Në rast se fidanët nuk

kanë një rritje të këtillë atëherë lihen edhe

një stinë dhe priten në pranverën e viti të

dytë.

Për krijimin e mureve të gjelbra përdoren

fidanë të rritur 1.5-2 metra me qëllimtë te

fitohen më shpejt efekti i kërkuar.

Kur është e nevojshme që fidanët të jenë më

të larta se 2 metra atëherë ato merren nga

parcelat e edukimit te fidanishteve të

drurëve dhe shkurreve dekorative.

Gardhet e gjella duhet të krijohen vetëm me

një lloj druri apo shkurreje sepse ndryshe

mbulojnë dhe fshehin cilësitë dekorative të

njeri tjeteri.

Për gardhet me rritje të lira që nuk krasiten

rekomandohen këto lloje drurësh e

shkurresh dekorative: amorfa, veriu,

gladicia,murrizi, bliri, caragana,shkoza

krekëza, hunapi, ligustrat gjithmonë të

gjelbra, marina (t. trendë) dhe bushi.

Për rrethime të ndryshme territoresh,

oborresh ekonomike etj ku kërkohet të

krijohen gardhe të gjalla të pakapërcyeshme

rekomandohet: akacia, gledicia, limoni i

egër murrizi, driza, etj.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!