20.06.2013 Views

Rregullimi i Kopshteve

Rregullimi i Kopshteve

Rregullimi i Kopshteve

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

ëjnë riparimet e nevojshme. Në rajonet e

vendit me klimë të ftohtë ku si rezultat i

ngrirjes gjatë dimrit rrezikohet tubi i

furnizimit të tyre me ujë, është e nevojshme

qe të përgatiten mbrojtëse të veçanta të

mbushura me bar ose kashtë.

Mirëmbajtja e këtyre veprave në përgjithësi

duhet të kryhet në dy drejtime:

a)në masat që duhen marrë për mirëmbajtjen

e pjesëve të dëmtuara, të instalimeve të ujit

dhe të ndriçimit, të mbajtjes së ujit

gjithmonë në gjendje të pastër, dhe në

mirëmbajtjen e vazhdueshme të elementeve

arkitektonike-skulpturore që ndodhen rreth

këtyre veprave.

b) Në masat që duhen marrë për

mirëmbajtjen e florës dhe të faunës

dekorative që ndodhet në këto vepra. Për t’u

mbrojtur nga ngricat e dimrit, rrënjët e disa

bimëve dekorative si: peonia, magnolia,

hydrangea, jasminum, etj. Duhet të

mbulohen me bar ose kashtë, ndërsa për

trëndafilat të mbulohet qafa e rrënjës së tyre

me dhe, duke lënë 4-5 sythë të degëzimeve

të vjetra.

Për faunën dekorative duhet treguar

gjithashtu kujdes i madh, duke siguruar me

kohë vendstrehimin, dhe ushqimin e tyre për

stinën e dimrit, ndërsa për peshqit

dekorativë në zonat e ftohta, ku uji ngrin në

thellësi të mëdha, duhet qe akulli

vazhdimisht të thyhet në disa vende dhe në

të çarat e krijuara të hidhet ushqimi i duhur.

Rregullimi i Kopshteve

2.12. Teknikat e mbjelljes dhe

mirëmbajtjes së drurëve, shkurreve,

luleve e barit dekorativ

99

1. Koha e përshtatshme për mbjellje. Që

të ndërtohet një sipërfaqe e gjelbër është e

nevojshme të dihet koha më e përshtatshme

për mbjelljen e bimësisë dekorative. Drurët

dhe shkurret zakonisht mbillen vetëm gjatë

periudhës që janë në qetësi, pikërisht atëherë

kur proceset jetësore të tyre zvogëlohen në

minimum. Për drurët fletorë kjo periudhë

fillon në vjeshtë me rënien e gjetheve

(zakonisht në gjysmën e dytë të muajit tetor

dhe në nëntor) dhe vazhdon deri në pranverë

kur fillojnë të dalin sythët (në mars).

Nuk lejohet në asnjë mënyrë që të bëhen

mbjellje kur ka ngrica të forta. Në ato rajone

si në Shqipërinë Jugore e bregdetare ku të

ftohtit fillon shumë vonë dhe dimri në

përgjithësi është më i butë, rekomandohet që

mbjelljet të bëhen gjithmonë në stinën e

vjeshtës, meqenëse gjatë vjeshtës, rrënjët e

drurëve e të shkurreve e mbarojnë zhvillimin

e tyre më vonë se sa pjesët e mbitokësore,

rrënjëzohen në vendin e ri të mbjelljes qysh

atë vjeshtë dhe gjatë pranverës së vitit të

ardhshëm, fillojnë të zhvillohen normalisht.

Si periudhë më e përshtatshme për mbjelljen

e drurëve halorë rekomandohet koha kur tek

ata ka mbaruar rritja e filizave, që fillon nga

mesi i muajit gusht deri në fund të shtatorit,

ndërsa në rajonet e ngrohta mund të

vazhdoje deri në mes të tetorit. Në rast se

mbjellja e tyre do të kryhet më vonë atëherë,

ata nuk do të mund të rrënjëzohet lehtë dhe

si rezultat mund të dështojnë.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!