20.06.2013 Views

Rregullimi i Kopshteve

Rregullimi i Kopshteve

Rregullimi i Kopshteve

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Në rastin e parë përbërja dhe vendvendosja e

grupit varet nga ndërtimi i masivit drusor në

pikëpamje vetikaliteti dhe ngjyre, ndërsa në

rastin e dytë në grupin e shkurreve duhet që

njëri nga llojet e shkurreve të mbisundojë

dhe të theksohet më shumë se të tjerët.

Grupet e shkurreve mund të jenë të lulëzuara

ose që veprojnë me ngjyrat e gjetheve në

stinët e ndryshme të vitit. Ndërsa të parat

krijohen me shkurre fletore që lulëzojnë, të

dytat krijohen me shkurre fletore ose halore

ose të kombinuara midis tyre.

Gjate kombinimit të shkurreve në grupe

duhet patur parasysh që të krijohen kushte të

mira për rritjen dhe zhvillimin e shkurreve

që përbëjnë grupin. Për këtë është e

rëndësishme që të mos përdoren në grup së

bashku shkurret me degëzime, vajtuese, me

shkurret me degëzime të drejta, ose shkurret

me degëzime të dendura me ato me

degëzime të rralla etj.

Forma e kurorës së shkurreve duhet

gjithashtu të kihet parasysh. Shkurret me

kurora ovale, katrore etj, në përgjithësi

duhen përdorur në sipërfaqet e gjelbërta të

kompozuara me forma tepër të rregullta

gjeometrike, ndërsa në sipërfaqet e gjelbra të

stilit peizazhit duhen përdorur kryesisht

shkurret me kurora të lira, madje këtu

preferohen sidomos shkurret me forma

kurore sa më të çrregullt.

Si lloje më karakteristike për të krijuar

qendra mbizotëruese në grupet e shkurreve

janë: thana, lajthia, cërmëdelli, hunapi,

tafllani, ajdesi, ligustumi i zakonshëm,

Rregullimi i Kopshteve

62

vishnja, lagestrmia, filadelfusi, shtogu,

jargavani, marina, butina etj.

Për theksimin vertikal në grupet e shkurreve

mund të përdoren edhe drurët dekorativë të

ulët si: panja, krekëza, julibrisimi, lofata,

murrizi, frashëri, ashnja, shelgu i zi etj.

Kompozimi i shkurreve të veçuara. Sikurse

drurët e veçuar edhe shkurret ndihmojnë

shumë për të krijuar efekt të veçantë estetik

dhe ngjyre në hapësirat e sipërfaqeve të

gjelbra.

Shkurret e veçuara zakonisht vendosen në

afërsi të rrugëve, në kthesat e tyre, në afërsi

të grupeve të drurëve e shkurreve (në plan

të parë) dhe në afërsi të ve[rave të artit e

elementëve arkitektonikë të sipërfaqeve të

gjelbra.

Rëndësi shumë të madhe për shkurret e

veçuara ka zgjedhja e llojeve më të

përshtatshme të tyre. Për këtë qëllim

shërbejnë kryesisht shkurret më dekorative

me lulëzim masiv dhe të bollshëm, me

gjethe dekorative e veçanërisht me ngjyra të

bukura lulesh.

Si lloje më karakteristike për shkurret e

veçuara mund të përmendim llojet:

Abelia, melqinja, budlea, kotoneasteni, kali

cotome, oleandri, manjola, fursithia,

hibiskusi, jasemini, kerria, peonia, kumbulla

e kuqe, shega, rododenroni, filadelfusi,

trëndafilat e të gjitha llojeve, jargavani,

butina, vaigalia, marina etj

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!