20.06.2013 Views

Rregullimi i Kopshteve

Rregullimi i Kopshteve

Rregullimi i Kopshteve

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

prapë është e vështirë të imagjinojmë një

ndërtim parku në kohen heleniste. Për këtë

epokë gjejmë të dhëna vetëm në qytetin e

Rodit.

Këtu akoma mund të vizitohen shpellat dhe

vendet e ndërtuar me nimfa, të mbushura me

bimësi të dendur dhe që ishin të lidhura mes

tyre me shkallë. Bëhet fjalë për një lloj

kopshtarie që mund ta quajmë romantike,

dmth një ambient i lirë nga skemat me të

cilat ishim mësuar deri në atë kohë. Për më

shumë na tregojnë edhe skulpturat e gjetura

në kopshtarinë romake. Gati gjithnjë bëhej

fjalë për statuja nimfash që mbanin ujë,

statuja humoristike etj.

12. Parqet romake

Edhe kopshtet ose parqet romake vijnë ose

rrjedhin nga horti. Rreth shekullit të dytë PK

u përhap dallimi midis vilës së fshatit dhe

qytetit; hortus o villa tregonte kopshtin rural,

horti quhej kompleksi i ndërtesave dhe

parqeve të ndërtuara rreth dhe në qendër të

Romës. Një rrip me parqe të mëdhenj të

ndërtuara për të pasurit rrethonte Romën, të

shoqëruara më tej me parqet publike. Bëhej

fjalë për rrethime të mëdha, të mbyllura me

porta të mëdha, të mbushura me pemë të

larta, shatërvanë dhe skulptura. Vilat e të

pasurve ishin të mbushura me tarraca,

shkallë, mbajtëse për zogj, të mbushura me

vepra arti dhe kafshë gjithashtu. Në vazo ose

mbajtëse të vendosura rreth shtëpisë ose

pishinës kultivoheshin bushi, selvia, melvina

etj së bashku me pemët frutore dhe lulet.

Rregullimi i Kopshteve

Figura 1.15. Pamje e një afresku për

zbukurimin e shtëpive romake

23

Në Romë pak kanë ngelur nga ato parqe të

hershme; si kompensim dimë çdo gjë rreth

parqeve dhe kopshteve të Pompeit dhe

Erkolanit, të konservuara në mënyrë

perfektë nga hiri i Vezuvit. Me përmasa më

të vogla nga ato të romakëve, kopshti i

pompesave ishte pothuajse në brendësi të

shtëpisë, të mbushura më vaska uji dhe

shatërvanë. Oborri i madh i rrethuar me

portikë me kolona, përfshinte shtretër me

lule, rrugica, shatërvanë statuja dhe tavolina.

Uji ishte elementi kryesor në kopshtet e tyre

që kalonte nëpër oborr i mbushur me statuja

nimfash, peshq etj. Ajo që ishte kryesore në

këto kopshte ishte fakti që pemët dhe

shkurret zgjidheshin më të bukurat dhe më

të rrallat dhe kryesisht ato që bënin fruta.

Vreshtat dhe fiqtë, qershitë e të tjera si këto

ishin baza e pemëve, pastaj nga lulet më të

preferuarat ishin oleandrat, trëndafilat dhe

nën to manushaqet. Ishin oborre të vegjël

por që të jepen një kënaqësi të madhe dhe

çlodhje.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!