20.06.2013 Views

Rregullimi i Kopshteve

Rregullimi i Kopshteve

Rregullimi i Kopshteve

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

mirëmbajtja dhe kujdesi mbas mbjelljes, i

cili qëndron në marrjen e një seri masash

agroteknike që kanë të bëjnë me

shkrifërimin e tokës dhe plehërimin e saj,

me vaditjen, krasitjen etj.

a. Punimi dhe shkrifërimi i tokës. Drurëve

dhe shkurreve të porsambjella, 3 herë në vit

(në pranverë, në verë dhe në vjeshtë), duhet

t’u bëhet punimi dhe shkrifërimi i tokës

përreth trungut. Ky punim zakonisht kryhet

me bel ose me shat, dhe është i nevojshëm

sidomos vitin e parë mbas mbjelljes.

Punimi dhe shkrifërimi i tokës në pranverë

bëhet jo më shumë se 10 cm, thellësi, me

qëllim që të mënjanohet tharja e shpejt e

tokës dhe dëmtimi i rrënjëve të fidanit.

Duhet që ky proces të kryhet mbasi të kenë

kaluar ngricat e pranverës. Me punimin e

shkrifërimin e tokës pastrohen njëkohësisht

edhe barërat e këqija, të cilat e varfërojnë

tokën dhe i marrin asaj lagështirën dhe

lëndët ushqyese.

Gjatë verës ky proces bëhet për të ruajtur

lagështirën e tokës duke mos lejuar që ajo të

formojë kore,kurse gjatë vjeshtës ky punim

kryhet në thellësi më të madhe me qëllim që

gjatë gërmimit të tokës të prishen larvat ose

vezët e insekteve që janë strehuar gjatë

dimrit, dhe që janë shumë të dëmshme për

bimët.

b) Plehërimi. Dihet se varfërimi i tokës me

lëndë ushqyese ngadalëson rritjen dhe

zhvillimin normal të drurëve e shkurreve të

porsambjella. Prandaj për të plotësuar këtë

lëndë ushqyese, është e nevojshme të kryhet

plehërimi sistematik i saj, i cili duhet bërë

Rregullimi i Kopshteve

105

sidomos për drurët dhe shkurret e mbjella

gjatë rrugëve e bulevardeve, mbasi këta,

lëndët ushqyese i marrin nga një hapësirë

shumë e kufizuar (brendapërbrenda gropës).

Si plehra më të mira konsiderohen plehrat

organike (pleh stalle, kompost, miell

kockash etj), të cilat jo vetëm pasurojnë

tokën me lëndë ushqimore, por përmirësojnë

edhe strukturën e saj fizike. Plehërimi i

tokës me këto plehra duhet të bëhet gjatë

vjeshtës ose pranverës, por mund të bëhet

edhe gjatë kohës së vegjetacionit. Në 1 m2

sipërfaqe toke zakonisht parashikohet për t’u

hedhur 6-8 kg, pleh organik, i cili përzihet

me tokën nëpërmjet punimit të saj në thellësi

deri 10-15 cm.

Plehrat minerale si nitrate, superfosfate,

sulfat, etj, zakonisht përdoren të përziera.

Kështu p.sh. në 1 m2 sipërfaqe toke,

parashikohet për t’u hedhur një përzierje

plehu që përbehet nga 30-35 gr. sulfat

amoni, 30-60 gr. superfosfat dhe 30-35 gr.

kripëra potasike.

Përzierja me plehra minerale mund t’i hidhet

tokës edhe në formë solucioni të tretur në

ujë, por duke qenë se kjo nuk është

ekonomike, përdoret vetëm për plehërimin e

drurëve dhe shkurreve të veçuara me vlera të

mëdha dekorative ose që mbahen në vazo.

c. Vaditja. Gjatë vitit të parë e sidomos në

periudhën e transpiracionit të madh (në ditët

e nxehta të verës) rrënjët e fidanëve të

drurëve e shkurreve të porsambjella nuk

kanë mundësi të mjaftueshme uji. Pikërisht

për këtë është e nevojshme që ato të vaditen

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!