20.06.2013 Views

Rregullimi i Kopshteve

Rregullimi i Kopshteve

Rregullimi i Kopshteve

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

Përgatitja e vendit për mbjelljen e luleve.

Për rritjen e mirë dhe normale të luleve, në

sipërfaqet e gjelbra rëndësi të madhe ka

përgatitja e tokës ku ato do të mbillen.

Toka duhet të plehërohet mirë me pleh

organik të dekompozuar dhe pastaj të

punohet. Punimi i saj duhet të bëhet 30-40

cm, duke thyer plisat dhe duke e pastruar

prej mbeturinave të gurëve, tullave,

kleçkave. etj.

Në rast se do të mbjellim lule në forma

katërkëndëshi atëherë veprojmë kështu:

Merret një spango, e cila shtrëngohet nga te

dyja anët sipas gjatësisë se katërkëndëshit,

ku me piketa të ngulura është përcaktuar

gjerësia e tij. Me krehër nivelohet toka e

punuar, me qëllim që ajo të jetë 5-7 cm,

më e lartë se masivi i barit.

Mbas kësaj vizatohen në tokë vijat

(rreshtat) e luleve që do të mbillen, edhe

kjo bëhet me spango të shtrënguar nga të

dyja anët në piketa. Largësia midis

rreshtave dhe luleve varet nga lloji i lules

që do të mbillet dhe nga kërkesat e tyre.

Mbas kësaj fillohet nga mbjellja;

Në të njëjtën mënyrë veprohet edhe kur lulet

do te mbillen në formë rrethi. Kështu mbasi

përcaktohet qendra e rrethit, merren dy

piketa të cilat lidhen me spango, Njëra prej

tyre vendoset në qendër të rrethit dhe

ngulet në tokë e palëvizur, ndërsa me

piketën tjetër vizatohet rrethi (fig.

80).Toka ku do të mbillen lulet duhet

gjithmonë të ketë lagështirën e duhur.

Rregullimi i Kopshteve

114

Zgjedhja e materialit mbjellës të luleve.

Mbjellja e luleve në sipërfaqet e gjelbra

bëhet në bazë të një projektplani, në të

cilin është shënuar vendi i mbjelljes për

te gjitha llojet e luleve që parashikohet

të mbillen, duke pasur parasysh ngjyrën,

lartësinë dhe kohën e lulëzimit të tyre.

Mbasi të jetë bërë kjo atëherë fillohet nga

zgjedhja e materialit mbjellës te luleve.

Fidanët e luleve duhet të jenë të formuara,

të shëndetshme, dhe të kenë sistem

rrënjor të zhvilluar mirë. Disa orë para

mbjelljes, fidanët duhet të vaditen mirë me

qëllim që të mos u bjerë dheu nga

rrënjët.

Në varësi të jetës së tyre lulet ndahen në

këto grupe:

a) Njëvjeçare shumëzohen me anën e farës,

zhvillohen dhe japin lule brenda vitit dhe në

vjeshtë zakonisht nga fundi i nëntorit kur

bien ngricat e para, ato thahen (Salvia,

Gomfrena, Tagëtës. Ageratum, Petunia

etje.)

b)Dyvjeçare më mirë shumëzohen me farë,

rriten, zhvillohen dhe lulëzojnë me shumicë

gjatë vitit të dytë, pastaj thahen. Dimërojnë

shumë mirë jashtë.

c)Shumevjeçare ndryshojnë prej dy

grupeve të para, sepse, në klimën e vendit

tone jetojnë shumë vjet në të njëjtin vend.

Çdo pranverë prej rrënjëve të tyre dalin

pjesë të mbitokshme (gjethe, degë, lule) që

japin farë dhe që pastaj thahen. Kështu ato

dimërojnë jashtë në natyrë dhe në

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!