20.06.2013 Views

Rregullimi i Kopshteve

Rregullimi i Kopshteve

Rregullimi i Kopshteve

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

e durojnë drurët fletorë me përjashtim të

gështenjës së kalit, mështeknës etj, kurse

drurët halorë në përgjithësi krasiten vetëm

atëherë kur pastrohen degët e tyre të thata.

Këtu bëjnë përjashtim, Tisi, tujat selvia etj.

a. Krasitja që bëhet për formimin e

kurorës. Krasitja për formimin e kurorës në

përgjithësi përdoret tek drurët që gjelbërojnë

rrugët, bulevardet dhe sipërfaqet e gjelbra të

kompozuara simbas stilit gjeometrik.

Kjo krasitje fillon me krijimin e skeletit të

kurorës. Për këtë qëllim, degët e çdo druri

pasi shikohen me kujdes nga të gjitha anët

krasiten duke lënë të paprekura vetëm ato që

do të formojnë skeleton. Zakonisht numri i

tyre duhet të jetë 4-8 e rrallë deri në 10,

kurse të tjerat duhet të priten. Edhe degët e

skeletit krasiten, por ato më të trashat priten

më tepër ndërsa më të hollat priten vetëm

në majën e tyre. Në këtë mënyrë rregullohet

zhvillimi dhe rritja proporcionale e degëve

të skeletit.

Në drurët me sythë të vendosur mbas njëritjetrit,

me qëllim që të formojnë kurorë të

njëllojtë, krasitja bëhet një herë në sythin e

jashtëm një herë në atë të brendshmin. Kur

krasitja bëhet në sythin e jashtëm, atëherë

druri formon kurorë të gjerë, kurse po të

bëhet në sythin e brendshëm formon kurorë

të ngushtë.

Krasitja e ulët (sa më afër tokës) çon në

formimin e kurorave të larta, ndërsa krasitja

e lartë në formimin e kurorave të ultë. Rritja

dhe trashësia e degëve bazë, përforcohet në

rast se prehen në 3-5 sythë të gjitha degët e

vogla anësore. Rriten më shpejt ato sythë që

Rregullimi i Kopshteve

107

ndodhen shumë afër vendit të krasitjes. Në

përgjithësi në parqet e lulishtet nuk duhet

bërë krasitje të tilla, mbasi forma natyrore

është më e bukur; ndërsa kur kemi të bëjmë

me parqe e lulishte të kompozuara simbas

stilit gjeometrik, krasitja e tillë është shumë

e nevojshme.

Gjatë krasitjes, drurëve e shkurreve

dekorative, u jepen forma të ndryshme si:

sferike, konike, cilindrike, kubike, te

kombinuara etj. Forma të bukura kurore

fitohet sidomos nga krasitja e llojeve

ligustër, ashje, tafllam, ilqr, tuja, tisi, selvi,

bush, dafinë, mersine etj.

b. Krasitja për forcimin e lulëzimit,

realizohet duke patur parasysh kategorizimin

e drurëve dhe të shkureve simbas kohës së

lulëzimit të sythave:

1. Në grupin e parë bëjnë pjesë drurët dhe

shkurret që çelin lule në llastarët njëvjeçarë

të vendosur në degë të vjetra. Këtu hyjnë:

Eleagnus angustifolia, Cornus mas,

Calicanthus praecox,

2. Në grupin e dytë hyjnë drurët dhe

shkurret që çelin lule vetëm në llastarët

dyvjeçarë, ku bëjnë pjesë: Aesculus,

Mahonia, Citissus; Amygudalis, Berberis,

Daphne, Doitsia, Diervillea, Evonimus.

Llojet e grupit të parë dhe të dytë duhet të

krasiten menjëherë mbas lulëzimit, sepse në

këtë mënyrë ata deri në vjeshtë kanë

mundësi që të formojnë llastarë, të tjerë të

rinj, më të fuqishëm e të mbushur me sythë

lulëzues.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!