20.06.2013 Views

Rregullimi i Kopshteve

Rregullimi i Kopshteve

Rregullimi i Kopshteve

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

të pirë ujë dhe e përbërë kur vepron si

element i rëndësishëm arkitektonik. Në

rastin e fundit ajo mund të jetë e

kombinuar edhe me pjergulla, vazo

dekorative, bazorelieve skulptura etj.

Zakonisht vendoset në kryqëzime

rrugësh, në sheshe e kudo ku ka

grumbullime njerëzish. Çezma të

përshtatshëm konsiderohen ato tip

fontani me derdhje uji vertikale.

4- Kanali është vepër ujore më e

përdorshme në parqet e stilit gjeometrik.

Kanali mund të jetë me thellësi, gjerësi

dhe me forma të ndryshme (i drejtë, i

kryqëzuar etj).

Në formimin peizazhist të kanaleve, rëndësi

të madhe duhet ti jepet gjelbërimit të tyre të

përshtatshëm i cili mund të jetë

gjeometrik,me drurë të mbjellur nga të dyja

anët në vijë të drejtë, dhe peizazhist,me

drurë e shkurre dekorativë të mbjella nga ë

dyja anët e kanalit në grupe natyrore të

veçuara. Edhe këtu të përshtatshme janë

sidomos format vajtuese të bimësisë

dekorative si: shelg, veri, ah, mështekna,

sofara, ta kombinuara me drurët me forma

piramidale si;plep kavak. Selvi, tuja etj.

5- Kaskada është e përshtatshme për

terrenin e pjerrët. Në varësi të kushteve

të terrenit ato mund të jenë: a- të larta

kur kanë shkallë të larta por të pakta në

numër; b- të ultë kur kanë shkallë të ultë,

por të shumta në numër. Kaskadat

përfaqësojnë nja ansambël të pasur në

tarraca dhe shkallë në të cilat varen

sasira të mëdha uji me një veprim të

madh dinamik. Gjatë gjelbërimit të tyre

Rregullimi i Kopshteve

47

duhet patur kujdes që të mos mbyllet

pamja e tyre monumentale.

6- Puset, në vendet ku uji i pijshëm

sigurohet nga burime natyrore

shfrytëzohet për këtë qëllim uji

nëntokësor, nëpërmjet ngjitjes mekanike.

Pusi me forma të përshtatshme

arkitektonike mund ta pasurojë dhe ta

gjallërojë më shumë sipërfaqen e gjelbër

të parqeve dhe lulishteve.

Sipërfaqet ujore në stil peisazhistik. Vendi

ynë si vend malor ka një numër të madh

sipërfaqes ujore natyrore dhe artificiale të

cilat nëpërmjet gjelbërimit të tyre të

përshtatshëm mund të kthehen në qendra të

rëndësishme për pushim.

Kur këto sipërfaqe përfshihen në territorin e

parqeve përmirësojnë së tepërmi edhe

mikroklimën. Efekti i tyre dekorativ që të

jetë sa më i madh është e nevojshme që këto

të gjelbërohen me shumë kujdes. Psh duhet

që në vendet e përshtatshme të mbjellim

grupe drurësh e shkurresh dekorative të cilat

të krijojnë sfondin e planit të parë të

sipërfaqes së ujit. Sipërfaqe ujore e

karakterit peizazhist janë edhe ujvaret

natyrore të cilat janë karakteristikë për urat

që rrjedhin në terren me pjerrtësi të madhe.

Kur këto krijohen artificialisht duhet të

kompozohen e gjelbërohen ashtu si në

natyrë.

Liqenet me forma natyrore të krijuara

artificialisht në parqe e lulishte, duhet të jenë

në madhësi proporcionale me vetë

sipërfaqen e gjelbër. Shpesh në këto liqene

artificialisht edhe ishuj me forma gjithashtu

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!