20.06.2013 Views

Rregullimi i Kopshteve

Rregullimi i Kopshteve

Rregullimi i Kopshteve

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

e verdhë në të kuqe si dhe ato qe kanë

me shumë nunacë portokalli

2- ngjyra të ftohta ose pasive, që janë

kryesisht ato të errtë:blu, jeshile dhe

vjollcë. Zakonisht ngjyrat e ngrohta

shihen mirë nga larg, janë më të forta

dhe më të gjalla si psh, masiv prej plepi

kanadez në parkun e madh të

Tiranës,ndërsa ngjyrat e ftohta në largësi

janë më të dobëta, psh në qarkun e

cedruseve të mbjella pranë hotel Dajti

dhe në pallatin e Brigadave Tiranë.

Këto parime bazë mbi teorinë e ngjyrave

dhe kombinimin e tyre duhet të kihen

parasysh me qëllim që bimësia dekorative në

sipërfaqet e gjelbra të kompozohet sa më

mirë.

Gjithashtu këto parime duhet të kihen

parasysh edhe përsa i përket ngjyrave të

veprave të artit dhe elementëve

arkitektonikë. Kur këto vepra janë punuar

me ngjyra të errtë duhet të harmonizohen me

ato bimë që kanë gjethe ose lule të qelta.

Në përgjithësi vendosja në hapësirë e

perçeve, skulpturave e busteve etj me ngjyra

të errtë nuk është e rekomandueshme, mbasi

këto nuk krijojnë kontraste ngjyre me

bimësinë dekorative.

Për veprat skulpturore dhe elementët

arkitektonike në sipërfaqet e gjelbra një

rëndësi të madhe ka gjithashtu edhe ngjyra e

materialit (gurë,beton, qeramikë etj) me të

cilin janë punuar bazamenti i këtyre

veprave, shkallët, muret mbajtës dhe

dekorative, plloçat e gurit etj.

Rregullimi i Kopshteve

54

Për këtë do të shkonin mirë në ambientin e

gjelbëruar, ngjyrat: e verdha në kafe, kafenë

të verdhë, ose të verdha në të hirtë.

Prandaj në përgjithësi elementët

arkitektonike dhe veprat e artit duhet të kenë

ngjyra të tilla që të mos bien më tepër në sy

sesa ngjyrat e bimësisë dekorative e

veçanërisht ato të luleve.

2.8. Kompozimi i bimësisë dekorative në

sipërfaqet e gjelbra

1- Kompozimi i drurëve dekorativë

Kompozimi i drurëve dekorativë varet në

radhë të parë nga stili i kompozimit

arkitektonik të sipërfaqeve të gjelbra. Kështu

në sipërfaqet e gjelbra të stilit gjeometrik,

drurët dekorativë kompozohen me

vendosjen në radhë duke formuar mure të

gjelbra të krasitura në forma të ndryshme

gjeometrike. Në sipërfaqet e gjelbra të stilit

peizazhist drurët dekorativë kompozohen

dhe formuar grupe ose drurë të vetmuar, dhe

të gjithë këto në forma të lira natyrore,

ndërsa në sipërfaqet e gjelbra të stilit të

kombinuar drurët kompozohen duke

përdorur që të dy format e mësipërme.

Kompozimi i drurëve në masivë. Masivët

kanë elementë parku të cilët i japin këtij të

fundit karakterin natyror, prandaj ata nuk

duhet të kenë formë gjeometrike të rregullt

si nga pamja e tyre nga lart poshtë, ashtu

edhe dukja frontale. Bile edhe kur duhet që

nëpër një masiv të madh të kalojë rruga me

qëllim që të mos ndërpritet efekti i masës së

masivit, rruga në fjalë duhet të kalojë nëpër

të në formë tuneli.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!