20.06.2013 Views

Rregullimi i Kopshteve

Rregullimi i Kopshteve

Rregullimi i Kopshteve

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

Nga më të rëndësishmet në këtë qëllim

mund të përmendim anamone, krichiaciuthus,

crucus, dahlia, doromicum

eremurus, narcisi, perunica tritoma etj.

Të gjitha këto lule sipas lartësisë së

tyre,formës dhe ngjyrës,kohës së lulëzimit

etj kanë edhe përdorime të ndryshme.

Kështu psh tulipanët me lule të thjeshta

kombinohen bukur në masivë duke i

përdorur dhe vendosur në plan të parë dhe

në njolla më të vogla nëpër sipërfaqet e

barit. Të gjithë tulipanët, narcisët zymbylat

etj me shumë petale mund të përdoren në

format e luleve në shirita të rregullta në

sektorët dhe këndet gjeometrike të

sipërfaqeve të gjelbra. Narcisët, galantusi,

anamonet e egra etj vendosen në njolla të

vogla dhe masive nëpër sipërfaqet e barit,

ndërsa pjesa më e madhe e lilumeve dhe

iriseve vendosen në vende me hije të pakët

dhe ngjitur me masivët e shkurreve e

drurëve dekorativë.

Kujdes duhet patur sidomos për llojet dhe

varietet e kultivuara, të dahlia dhe gladiolat

duhet të renditen në forma gjeometrike dhe

të kombinuara sipas ngjyrës dhe jo dosido.

Lule shumëvjeçare të vetmuara. Midis tyre

ka disa lloje që nuk kombinohen ose që

qëndrojnë keq në përbërjen e masivëve.

Këto lloj lulesh janë. Eremurus, heracleum

giganteum, etj, vendosen të vetmuara ose në

disa copë së bashku në sipërfaqen e barit.

Këto dhe disa lloje të tjera me trup shumë të

lartë. Aleum giganteum, aser, althea,

papaver, lilium, peonia, hosta etj i zbulojnë

më mirë cilësitë e tyre dekorative kur

vendosen të vetmuara ose të kombinuara

midis tyre.

Rregullimi i Kopshteve

4- Sipërfaqet e barit dekorativ

68

Ato janë sfondi mbi të cilin ngrihen dhe

mbështeten asivët e gjelbër. Ngjyra e gjelbër

e sipërfaqes së barit bashkon të gjithë

elementët e parkut në një ansambël

kompozicional të harmonishëm, duke

lehtësuar e zbutur në maksimum pamjen e

rëndë të vijave të ngushta e të thata të

terrenit, sistemit rrugor e veprave të artit.

Sipërfaqet e barit me ngjyrën e tyre të qetë

të gjelbër, veprojnë në mënyrë qetësuese në

sistemin nervor të njeriut.

Zakonisht sipërfaqet e berit dekorativ zënë

40-70% të të gjithë sipërfaqeve të gjelbra,

kurse në terrenet sportive kjo shkon deri në

75-95% të të gjithë sipërfaqes. Bari

dekorativ në parqe e lulishte luan një rol të

rëndësishëm në formimin e peizazhit.

Sipërfaqet e barit dekorativ kanë një rëndësi

të madhe sanitaro-higjenike, arkitekturaloartistike

dhe ekonomike. Ato çlirojnë në ajër

gjatë muajve më të nxehtë të vitit sasi të

madhe lagështire. Kështu është llogaritur se

1m2 sipërfaqe bari, për një sezon vegjetal

çliron në ajër në formë avulli rreth 500-600

litra ujë. Pikërisht prej kësaj mbi sipërfaqe

dhe rrotull tyre temperatura e ajrit ulet kurse

lagështira ngrihet. Kjo mënjanon sidomos në

verë sëmundjet e ndryshme të frymëmarrjes

tek njerëzit e sidomos të fëmijët.

Sipërfaqet e barit mbajnë një pjesë të mirë të

pluhurit, ndërsa gjethet thithin rreth 25% të

valëve të zërit që mbërrijnë në to prej

zhurmës së qytetit. Sipas të dhënave

sipërfaqet e barit kanë edhe veti fitomcide.

Së fundi duhet thënë se sipërfaqet e barit

kane gjithashtu një rëndësi të madh për

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!