20.06.2013 Views

Rregullimi i Kopshteve

Rregullimi i Kopshteve

Rregullimi i Kopshteve

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

20. Konservimi i parqeve

Konservimi i hapësirave të gjelbra historike

fillimisht ju besohet dhe më shumë

mirëmbajtjes së programuar, e konsideruar

kjo edhe për problemet e shumta që ka

restaurimi total i këtyre lloj parqesh. E

njëjta teori lidhur me restaurimin mund të

thuhet që është akoma në faze përpunimi

dhe sot më tepër se rregulla ka disa

orientime që merren në varësi të situatave.

Dokumenti i parë lidhur me këtë problem

është Karta e Firences e përpunuar nga

ICOMOS - IFLA në 1981, që përcakton

objektivat dhe metodat e restaurimit të

parqeve historikë.

Restaurimi dhe mirëmbajtja e një parku të

tillë është një operacion shumë kompleks që

varet nga njohuritë dhe mirëqenia e pasurive

të tilla, nga rifutja e varieteteve të vjetra,

propozon zgjidhje reformave, të alternuara

etj, deri edhe tek mënyra e krasitjes së

bimësisë.

Instrumentet që përdoren ndahen në disa

kategori: instrumentet njohës; çdo ndërhyrje

si për mirëmbajtjen ashtu edhe për

konservimin mund të sjellë edhe ndryshime

duke filluar nga nxjerrja e të dhënave

historike për mënyrën e ndërtimit dhe mund

të fillohet të hulumtohet që në fillimet e

kësaj ndërhyrjeje.

Kështu mund të nxirren të dhëna mbi

karakteristikat e një parku historik si

kërkime historike, arkitektonike dhe

morfologjike, taksonomike dhe urbanistike,

etj.

Rregullimi i Kopshteve

35

Kërkimet historike mund të përdorin disa

instrumente; psh ikonografia, një grup

fotografish dhe përshkrimesh në dokumente,

mund të kërkohet edhe nëpër gojëdhëna dhe

pyetje tek frekuentuesit etj.

Analiza arkitektonike dhe morfologjike

kërkon të dallojë konceptimin origjinal të

parkut dhe transformimet e tij në kohë. Kjo

realizohet nëpërmjet një rilevimi të

kujdesshëm grafik, që të dokumentojë

zhvendosjet dhe planimetrinë në përgjithësi,

ndryshimet e terrenit, prezencën e veprave të

artit si skulptura, shatërvanë etj, pozicionin

dhe cilësinë e bimësisë sidomos të pemëve.

Përputhja duhet të jetë e tillë që të

përcaktojë organizimin logjik të strukturave

vizualisht të perceptuara, në të cilën mund të

dallohet ndryshueshmëria gjeometrike ose

kërkimi i efekteve natyrore dhe jo të

rregullta.

Analiza taksonomike dhe urbanistikoekologjike

konsiston në ndarjen e llojeve

dhe të bimëve të veçanta që janë prezent,

sipas një klasifikimi hierarkik të grupeve.

Ky lloj studimi i detajuar i shoqëruar edhe

me një shembull mbi gjendjen e shëndetit të

bimëve, shërben në vlerësimin kompleks të

atij mikroekosistemi ekologjik artificial që

përbëhet nga një park historik. Edhe analiza

urbanistike shërben për të analizuar asetet e

territorit përreth që është shpesh i urbanizuar

pasi realizohet një hapësirë e gjelbër.

Analiza fitopoatologjike na lejon të njohim

alternimet e ndryshme me origjinë parazitare

ose jo, që mund të godasin speciet

ekzistuese që në rastin e parqeve të vjetër

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!