20.06.2013 Views

Rregullimi i Kopshteve

Rregullimi i Kopshteve

Rregullimi i Kopshteve

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

nga ambienti privat dhe shkonte e lidhej me

disa ambiente të tjerë për stërvitje meditim

etj.

Sipas një dokumenti të vjetër mendohet se

parku i parë ishte ai i quajturi Huangdi, ose

perandori i verdhë e më pas u përmirësuan

në dinastinë Shang. Në epokën Zhu u

ndërfut elementi dominues i njeriut dhe u

ndërtuan edhe parqet e shenjtë. Në

periudhën Qin që ishte edhe koha e

unifikimit të Kinës si shtet i vetëm, u fut nën

ruajtje ajo që u quajt “pyll i shenjtë”. Për

këtë nuk dihet shumë lidhur me strukturën

dhe kompozimin por mendohet se shtrihej

në një sipërfaqe rreth 300 km. Në brendësi

të tij ishte një pallat i madh perandorak dhe

vende të shenjta. Në dinastinë Hin lindën

edhe parqet e vërteta dhe që ka më shumë

informacion. Një nga këta mund të

përmendim pallatin Shang lin Han e i

përbërë nga pallate, tempuj dhe shumë

oborre të zbukuruar. Kishte shumë pasqyra

ujore, pemë e lule shumëngjyrëshe dhe

shumë kafshë si kuaj, elefantë dhe kafshë të

egra të mbajtura nën rrethime sigurie.

Një tjetër kryevepër e periudhës është pallati

Jing Jan që ishte i karakterizuar nga një

shenjtëri e lartë. Aty kryheshin rite fetare,

gjuetia etj. Midis shek 2 dhe 4 PK pati një

kalim të administratorëve perandorakë drejt

fshatit duke bërë të mundur lindjen enjë lloj

tjetër kopshtarie në këto zona ku u krijuan

rrëke uji që mbushin liqene të vegjël plot me

peshq dhe duke krijuar shumë stile

peisazhiste.

Nën dinastinë Tang arti i kopshtarisë ishte

më i pjekur dhe i zhvilluar. Nëpërmjet

Rregullimi i Kopshteve

16

shkëmbimeve kulturore arti kinez u përhap

edhe në vende të tjera në këtë dinasti.

Një nga vendet më shumë të ndikuara ishte

Japonia ku arti i kopshtarisë u importua në

shekullin 6 të erës së krishterë. Në dallim

me kulturën evropiane ku ishte një lidhje

midis pikturës dhe artit të kopshtarisë

peisazhiste arti i kopshtarisë kineze ishte i

lidhur vetëm me tradicionalen. Në Kinë

parqet mund të kompozoheshin nga piktorët

dhe poetët . shumë parqe kineze i kanë

rezistuar kohës shkatërrimeve natyrore, dhe

luftërave.

Gjatë dinastisë Ming u krye ajo që mund të

quhet përmirësim dhe restaurim i kopshteve

historike. Në këtë periudhë edhe Kina njohu

zhvillimin më të madhe ekonomik që pa

dyshim ndikoi edhe në artin e kopshtarisë.

Klasifikimi dhe tipologjia e parqeve

kineze

Ata dallohen për madhësinë, formën, llojet e

mbjella, ndërtimet në brendësi, qëllimin e

ndërtimit etj. Megjithatë mund ti grupojmë

në katër tipe kryesore : perandorakë, privat,

manastirialë, panoramikë.

Parqet perandorake gjenden kryesisht në

veri të Kinës. Ishin parqe për perandorët, me

qëllim jo vetëm zbukurues por edhe të

tregonin madhështinë e tyre.

Deri në epokën Shang 1760-1100 PK,

perandorët i ndërtonin rezidencat e tyre në

zona të gjelbra prej dhjetëra hektarësh ku

mund të praktikohej gjuetia. Parqet private

gjenden në jug të vendit e ndër ta më të

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!