20.06.2013 Views

Rregullimi i Kopshteve

Rregullimi i Kopshteve

Rregullimi i Kopshteve

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

verdhë). Ndërsa në sipërfaqet ujore me ujë

në qetësi zakonisht përdoret ndriçimi i lartë i

cili duket i reflektuar në sipërfaqet e ujit,rrit

më shumë vlerat e këtyre veprave.

Në përgjithësi, pjesët e parkut të pasura me

objekte të frekuentimit masiv si edhe

sisteme kryesor rrugor, ndriçohen më tepër

sesa pjesët e parkut që janë për pushime të

qeta. Ndriçimi i drurëve, shkurreve e luleve

në parqe e lulishte është me i vështirë sesa ai

i fasadave, monumenteve e skultpurave.

Zakonisht ato ndriçohen me ndriçues të

padukshëm nga poshtë lart ose nga lart

poshtë. Në rastet kur ndriçuesit janë të

dukshëm ato duhet të harmonizohen mirë

me ambientin e parkut, të jenë te larta me

vëllime të vogla, forma të bukura dhe

arkitekturë të thjeshtë.

B- Bimësia dekorative dhe kompozimi i

saj në sipërfaqet e gjelbra

Në sipërfaqet e gjelbra bëjnë pjesë elemente

nga më te ndryshmet, por elementi bazë dhe

faktori kryesor që përcakton kompozimin e

tyre estetik mbetet gjithmonë bimësia

dekorative, e pastaj vijnë me radhë

elementët e tjerë si uji, veçoritë e

terrenit,veprat arkitektonike etj. Sa më mirë

të zgjidhet dhe kompozohet bimësia

dekorative aq më estetike do të jenë

sipërfaqet dekorative të qendrave të banuara.

Në natyrë, çdo sipërfaqe e gjelbëruar dhe

pyllëzuar, ka veçoritë e veta karakteristike.

Kështu edhe sipërfaqet e gjelbra duhet të

kenë vecoritë karaktersitike të qendrave të

banuara, apo të çdo rajoni në të cilën

ndodhen. Kështu psh nuk mund të vendosen

Rregullimi i Kopshteve

49

bashkë palma me mështeknën, kumbulla

dekorative me lisin, verri me ahun etj. Ose

pranë masiveve halore (bredh, pishë etj)

varietet të ndryshme trëndafilash ose lulesh.

Prandaj gjatë kompozimit dendrologjik të

sipërfaqeve të gjelbra në zgjedhjen e

bimësisë dekorative nuk duhet nisur vetëm

nga koncepti estetik, vetëm nga cilësitë

dekorative që na propozon bimësia, por

duhet mbajtur mirë parasysh përshtatshmëria

jetësore e llojeve të ndryshme të bimësisë

dekorativë ndaj kushteve specifike të

rajoneve klimatike.

Pra në mbështetje të kushteve natyrore, të

ligjeve themelore të ndërtimit të gjelbër dhe

të kërkesave funksionale dhe estetike,

bimësia dekorative në vëllimin e

përgjithshëm të sipërfaqeve të gjelbra

kompozohet në disa forma, duke filluar nga

drurët e shkurret e veçuara, grupet, masive

të organizuar dhe mbjelljet në vijë të drejtë

gjatë rrugëve e shëtitoreve dhe deri tek

masivët natyrore,lëndinat e lulëzuara dhe

livadhet natyrore. Në lulishtet dhe parqet me

karakter peizazhist psh bimët dekorative

barishtore (bar dhe lule) shkurret dhe drurët

dekorativ kombinohen me forma të lira siç

janë edhe në natyrë duke filluar nga bimët e

ujit, sipërfaqet e barit lule dhe duke mbaruar

me lloje të ndryshme të shkurreve, drurëve

dhe bimëve kacavjerrëse.

Në lulishtet dhe parqet gjeometrike, bimësia

dekorative mund të lihet me rritje natyrore

ose mund ti jepet edhe forma te rregullta

sferike dhe gjeometrike, paralelepipedë,

konike, etj.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!