20.06.2013 Views

Rregullimi i Kopshteve

Rregullimi i Kopshteve

Rregullimi i Kopshteve

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Lulet e vjeshtës duhet të mbillen nga mesi

ose fundi i nëntorit (për zonat me të ngrohta)

me qëllim që kur të fillojë të ftohtit ato të

kenë forcuar deri diku sistemin rrënjor dhe

të lidhen mirë me tokën.

Nuk rekomandohet që këto lloje lulesh të

mbillen në pranverë, sepse ne qoftë se ato

qëndrojnë deri. në prill ose maj në farishtore,

nuk u jepet mundësia për zhvillim të

shpejtë dhe lulëzim të bollshëm. Puna

paraprake për mbjelljen e tyre qëndron në

heqjen e gjithë luleve verore të cilat janë

tharë prej ngricave d.m.th. lirimi i

sipërfaqeve të mbjella me lule verore.

Si të jetë bërë kjo punë atëherë terreni

punohet, nivelohet e fillohet mbjellja e

luleve të vjeshtës. Me qëllim që gjatë dimrit

dhe të ftohtave të mëdha të mos dëmtohen,

sidomos në vendet e haptë e të pa mbrojtura,

lulet, mund të mbulohen me rogoza,

polietilen ose bar të dezinfektuar. Në kohën

kur mbillen lulet e vjeshtës mbillen edhe

lulet qepujkore. Këto të fundit mbillen në

sipërfaqen e barit në grupe të vogla ose të

mëdha, të lira si në natyrë.

Lulet e ultë qepujkore (tulipanë, narcisë,

zymbyla. crocus, etj.) mbillen më afër

rrugëve të parqeve me qëllim që të shikohen

më mirë prej vizitorëve. Lulet qepujkore

mbillen në thellësi 2 herë më tepër se

madhësia e qepujkës së tyre. Një pamje e

bukur fitohet atëherë kur midis luleve të

vjeshtës të mbjella në parcela mbillen edhe

lule qepujkore si tulipani me ngjyra të

bardhë, të kuqe, rozë etje te cilat në pranverë

rriten 20-25 cm. mbi lulet e tjera dhe

lulëzojnë nga prilli ne maj. Mbas kësaj

Rregullimi i Kopshteve

116

periudhe qepujkat e tyre nxirren dhe

stratifikohen brenda, ndërsa toka e liruar

prej tyre mbillet me lule verore

Mbjellja e luleve shumëvjeçare. Lulet

shumëvjeçare japin efekt të madh në

sipërfaqet e gjelbra. Ato janë ekonomike

sepse nuk mbillen ne çdo stinë, harxhojnë

pak ujë dhe më pak shërbime kulturore.

Pikërisht për këto arsye ato duhet të

përdoren më gjërë në parqet e lulishtet tona.

Meqë këto lule gjallërohen herët në

pranverë, rekomandohet që mbjellja e tyre të

bëhet në vjeshtë, zakonisht gjatë muajve

tetor-nëntor. Kë s ht u at o do të kenë

mundësi që derisa të fillojnë ngricat e të

ftohtat e dimrit, të formojnë qime thithëse

të reja dhe të lidhen më mire me tokën.

Vetëm në raste të jashtëzakonshme mund të

lejohet mbjellja e tyre në pranverë, dhe

kjo bëhet në pranverën e hershme qysh ne

ditët e para të prillit.

Këto lule mbillen me dheun rrotull

rrënjëve. në gropa 30 x 30 x 30 cm, të

plehëruara mirë me pleh organik të

dekompozuar. Lulet shumëvjeçare mbillen

të vetmuara dhe të shpërndara në

sipërfaqen e barit në grupe te vogla,

apo të mëdha.

Grupet mund të zënë një sipërfaqe prej 20-

200 m 2 . ose edhe më tepër. Mund të jenë

prej të njëjtit lloj ose të ndryshme, të

përziera dhe të kombinuara sipas ngjyrës e

madhësisë së trupit të tyre. Në grupet e

mëdha ato renditen dhe kombinohen sipas

lartësisë, ngjyrës dhe kohës së lulëzimit, në

mënyre të tillë që të fitohet lulëzim nga

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!