20.06.2013 Views

Rregullimi i Kopshteve

Rregullimi i Kopshteve

Rregullimi i Kopshteve

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

tepër duke parashikuar në to: hotele, bufe,

restorante, terrene sportive etj. Sipas

veçorive te terrenit dhe konfiguracioni të tij

parku pyjor ndahet në këto zona: 1)zona e

pushimit ditor, 2) zona e pushimit më të

gjatë 3) zona e sportit dimëror kur parku

ose pylli ndodhet në zona malore dhe 4)

zona e sportit ujor kur ky ndodhet në zona

bregdetare.

Gjatë kompozimit të parkut pyjor duhet

patur parasysh që ai të mos ngarkohet shume

me rrugë automobilistike; këto të jenë vetëm

për furnizimin e ambienteve sociale.

Në përgjithësi sistemi rrugor duhet të

kompozohet sipas stilit peizazhist, që ato ti

afrohen sa më shumë natyrës dhe të ndjekin

konfiguracionin e terrenit të parkut, të jenë

orientuese dhe të lehtësojnë kalimin e

frekuentuesve në pjesët e ndryshme të tij.

Gjatë kompozimit të parkut pyjor duhet te

kemi parasysh edhe lidhja e harmonizuar e

tij dhe e elementëve që e përbëjnë atë me

natyrën që e rrethon parkun.

Për kompozimin arkitektonik të parkut pyjor

mund të përdoren këto normativa orientuese

për të gjithë territorin.

Masivë drurësh e shkurresh dhe sipërfaqe

bari 90-93%

Rrjetë rrugore e terrene sportive 2.5-4%

Sipërfaqe ujore me qëllime sportivedekorative

5-6%

Ndërtesa shërbimi dhe godina ekonomike

2.5-3%

Rregullimi i Kopshteve

85

Rëndësi të madhe në parqet pyjore ka

trajtimi i bimësisë. Masivët pyjorë halorë

krijojnë peizazh gjithmonë të gjelbër e kjo

veçori veçanërisht në dimër, ndërsa fletorët

(bli, mështeknë, ah, lisi etj) krijojnë peizazh

stinor hijezim, më të plotë dhe si të tillë

përshtaten shumë për rajonet jugore me

klimë të thatë.

Peizazh dhe efekt të madh ngjyrash gjatë

katër stinëve të vitit krijojnë masivët e

përzier.

Deri më sot në vendin tonë parqe pyjore

kanë filluar të ndërtohen në Tiranë, parku i

madh i Dajtit, parku Rinia, në Shkodër

Kodra e Tepes, në Gjirokastër Parku Viroi

etj.

2. Sipërfaqe të gjelbra me përdorim

shoqëror të kufizuar. Këtu bëjnë pjesë ato

sipërfaqe të gjelbra të cilat shfrytëzohen

vetëm nga një pjesë e popullsisë së qendrave

të banuara që është e lidhur direkt me to. Të

tilla janë territoret e gjelbëruara rreth

shtëpive 1-2 katëshe me përdorim

individual, gjelbërimet e territoreve të

godinave,çerdheve, gjelbërimet e qendrave

shëndetësore kurative të qendrave

industriale, të fermave etj.

Gjelbërimi i blloqeve të banimit. Zhvillimi

gjithnjë e më i madh i qendrave të banimit

nxjerr në dritë sistemimin dhe gjelbërimin e

hapësirave midis blloqeve të banimit. Ky

problem paraqitet më i vështirë për tu

zgjidhur në lagjet e vjetra të banimit ku

ndërtesat ndodhen shumë afër me njëra

tjetrën. Në përgjithësi gjelbërimi i

hapësirave midis blloqeve të banimit në

lagjet e reja, bëhet për pushimin dhe

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!