20.06.2013 Views

Rregullimi i Kopshteve

Rregullimi i Kopshteve

Rregullimi i Kopshteve

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

KAPITULLI II

ELEMENTET KOMPOZICIONALE TE

SIPERFAQEVE TE GJELBRA

A. Vepra ndërtimi dhe elementë

dekorativë të gjelbra

2.1. Konfiguracioni i terrenit, sistemimi

dhe modifikimi i tij

Në ndërtimin e gjelbër, konfiguracioni i

terrenit ka një rëndësi shumë të madhe sepse

terreni është baza mbi të cilën ndërtohen

sipërfaqet e gjelbërta. Ai mund të jetë me

konfiguracion të rrafshët dhe të pjerrët, me

forma konkave dhe konvekse. Shfrytëzimi i

drejtë i konfiguracionit të terrenit lejon që të

gjendet vendi më i përshtatshëm për

elementët që përbëjnë sipërfaqet e gjelbra

siç janë sheshet e pushimit, këndet dhe

veprat panoramike, lëndinat me bar

dekorativ, parcelat me lule, terrenet sportive,

sipërfaqet dhe efektet ujore etj.

Sipërfaqet e gjelbra që të lidhen

harmonikisht me ambientin rrethues do të

ishte më drejtë që gjatë ndërtimit të tyre,

konfiguracioni i terrenit të shfrytëzohet

ashtu siç paraqitet, duke e ruajtur

origjinalitetin e tij me gjithë elementët dhe

bimësinë ekzistuese të paprekshme. Kjo do

të ekonomizonte gjithashtu dhe punimet e

ndërtimit të vetë veprës.

Terreni me konfiguracion të ndryshëm është

më i përshtatshëm për të krijuar peizazh

parku të nivelit më të lartë se sa terreni i

rrafshët.

Rregullimi i Kopshteve

39

Në praktikën e ndërtimit të gjelbër

modifikimi i terrenit kryhet në varësi të

kompozimit ideor që është bërë gjatë

studimit të sipërfaqes së gjelbër. Kështu në

rastin e kompozimit peizazhist të sipërfaqes

së gjelbër edhe modifikimi i terrenit duhet të

bëhet peizazhist psh rrugët, lëndinat,

sipërfaqet ujore duhet të jenë me forma krejt

natyrore, ndërsa në sipërfaqet e kompozuara

me stil gjeometrik edhe modifikimi i terrenit

dhe i veprave të tjera (tarracat, mureve

mbajtëse e dekorative, sipërfaqeve e

efekteve ujore etj), duhet të bëhet me forma

krejt gjeometrike.

Kështu një terren krejt i rrafshët mund të

modifikohet dhe të bëhet më tërheqës duke e

gërmuar dhe ulur në mes. Toka e gërmuar në

këtë rast hidhet në njërën ose në të dyja anët

e rrugëve që do të ndërtohen në këtë terren.

Kështu që ai ngrihet vende-vende dhe merr

pamje më tërheqëse. Po kështu në disa raste

për ndërtimin e sipërfaqeve të gjelbra

detyrohemi që gjatë modifikimit të terrenit

të krijojmë artificialisht skarpate. Këto nuk

duhet të jenë shumë të pjerrëta, prandaj gjatë

ndërtimit të tyre duhet tu përmbahemi

rregullit që gjatësia e bazës së skarpatit të

jetë sa dyfishi ose trefishi i lartësisë së tij.

Në parqet dhe lulishtet e ndërtuara në

terrene të pjerrëta, skarpatet dhe muret

mbajtëse e dekorative janë elementët

kryesorë për zgjidhjen e drejtë të

kompozicionit të tyre, ndërsa në ato

peisazhiste anët e skarpateve duhet të

rrumbullakosen dhe ti afrohen sa më tepër

natyrës.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!