20.06.2013 Views

Rregullimi i Kopshteve

Rregullimi i Kopshteve

Rregullimi i Kopshteve

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

Shtrirja dhe klasifikimi i sipërfaqeve të

gjelbra.

Shtrirja e siperfaqeve të gjelbra në territorin

e qendrave të banuara.

Të gjitha sipërfaqet e gjelbra, parqe lulishte

etj si brenda ashtu jashtë qendrave të

banuara formojnë sistemin e gjelbër të

këtyre qendrave. Ky sistem duhet tu

përgjigjët plotësisht 2 kërkesave themelore:

d) të jetë i shpërndarë proporcionalisht në

territorin e qendrave të banuara.

e) Sipërfaqet e gjelbra që përbëjnë këtë

sistem, duhet të jenë të lidhura

organikisht midis tyre, nëpërmjet

gjelbërimit të rrugëve bulevardeve,

shëtitoreve e shiritave të gjelbëruar në

rrjetën rrugore të qendrave të banuara.

Në qendrat e banuara nuk është më i

rëndësishëm sigurimi i normativave

sipërfaqe e gjelbër /banor, sesa mënyra si

është shpërndarë ky gjelbërim në territorin e

këtyre qendrave.

Kuptohet se në qendrat e banuara, më shumë

gjelbërim duhet të ketë në vendet kryesore të

tyre dhe në zonat industriale, se sa në

periferi të qyteteve. Në përcaktimin e

territoreve që duhen gjelbëruar para së

gjithash duhet marrë parasysh kushtet

natyrore. Në përgjithësi për sipërfaqe të

gjelbëruara parashikohen toka jo prodhuese,

vendet moçalore, terrenet kodrinore dhe ato

afër lumenjve,liqeneve etj që ndodhen

brenda ose jashtë territorit të qendrave të

banuara.

Rregullimi i Kopshteve

77

Njihen këto skema për shpërndarjen e

sipërfaqeve të gjelbra në qendrat e banuara:

1- Skema e shpërndarjes proporcionlae

(formë shahu). Kjo skemë zakonisht

përdoret në qendrat e banuara që nuk

kanë veçori specifike terreni dhe klime.

Sipas kësaj skeme sipërfaqet e gjelbra

duhet të shpërndahen pak a shumë në

mënyrë të barabartë në të gjitha lagjet e

qendrës së banuar.

2- Skema e shpërndarjes na formë

brezash ose unazore. Përdorimi i kësaj

skeme siguron përmirësimin e kushteve

mikroklimatike në qendrat e banuara që

përshkohen nga rryma të forta ajri. Për

parandalimin e veprimit negativ të

këtyre rrymave, sistemi i gjelbër në këto

qendra banimi parashikohet në formë

brezash në largësi të caktuar midis tyre

në varësi të fuqisë dhe drejtimit të

rrymave të ajrit.

3- Skema e shpërndarjes në formë

rrezesh. Sipas kësaj skeme sistemi i

gjelbër në qendrat e banuara përbëhet

nga sipërfaqe të gjelbra në formë rrezesh

të zgjatura nga qendra në periferi të

qyteteve. Nëpërmjet kësaj skeme kryhet

jo vetëm lidhja e gjelbërimit të qendrave

të qyteteve me parqet, lulishtet dhe

natyrën në periferi të qyteteve, por u

sigurohet qendrave të banuara edhe

ajrim i efektshëm natyror sepse ajri i

pastër i natyrës kalon periferinë dhe drejt

në qendrën e qyteteve. Sipërfaqet e

gjelbra të Tiranës, Vlorës, etj pak a

shumë i afrohen kësaj skeme

shpërndarëse.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!