20.06.2013 Views

Rregullimi i Kopshteve

Rregullimi i Kopshteve

Rregullimi i Kopshteve

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Kur në terren ekzistojnë grupe drurësh me

vlerë të lartë dekorative por që vlejnë të

ruhen të paprekshëm atëherë gjatë

modifikimit të terrenit duhet të merren

parasysh. Kur sipërfaqja e gjelbër ndërtohet

mbi mbeturinat e gërmadhave ose të rrugëve

të vjetra, është e nevojshme që paraprakisht

në këto territore të hidhet dhe i mirë vegjetal

deri 30 cm trashësi.

Për modifikimin e terrenit ku do të

ndërtohet sipërfaqja e gjelbër duhet të

përpilohet projekti i planifikimit vertikal, i

cili duhet të plotësohet edhe me profile të

tërthorta, veçanërisht për vendet ku

parashikohet të ndërtohen ndërtime

arkitektonike sheshe pushimi, rrugë e terrene

sportive etj.

Modifikimi i terrenit duhet të studiohet

paralelisht me projektimin e sistemit rrugor,

kanalizimeve, ujësjellësit ndriçimit rrugor,

atij dekorative dhe të gjitha punimeve të

tjera që lidhen drejtpërdrejt me zhvendosjen

dhe lëvizjen e dherave.

2.2. Sistemi rrugor në sipërfaqet e gjelbra

Sistemi rrugor formon skeletin e sipërfaqeve

të gjelbra. Nga forma e tij përcaktohet edhe

stili i kompozimit të parqeve e lulishteve.

Kur një park përshkohet nga një sistem

rrugor me forma thjesht gjeometrike, themi

se në kompozimin e tij është përdorur stil

gjeometrik. Kur sistemi rrugor është me

forma të lira natyrore, themi se është

përdorur stili peisazhist, ndërsa kur sistemi

rrugor përbëhet nga forma gjeometrike e

natyrore themi se është përdorur stili i

kombinuar.

Rregullimi i Kopshteve

40

1- Sistemi rrugor gjeometrik. Në këtë lloj

sistemi kompozimi i parkut apo lulishtes

drejtohet në një ose disa vende

mbisunduese, të cilat mund të jenë godina,

vepra arti, elementë arkitektonike, efekte

ujore etj. Sistemi rrugor gjeometrik përbëhet

nga rrugë të drejta kryesore dhe sekondare.

Në varësi të kushteve të terrenit, karakterit

dhe mënyrës së zhvendosjes së objekteve e

veprave të artit sistemi rrugor gjeometrik

mund të kompozohet në 3 forma kryesore:

a) me një aks gjatësor ku pamja e

përgjithshme drejtohet vetëm në një

objekt kryesor, psh lulishtja në sheshin

kryesor të Tiranës

b) më një aks gjatësor që balancohet me

akse të tjera të tërthorta (kompozim i

kryqëzuar), ku pamja kompozicionale

drejtohet na objektin kryesor dhe na

objekte të tjera më pak të rëndësishme

c) me një aks gjatësor që fillon ose mbaron

me disa akse në formë rrezesh. Ky

kompozim përdoret kur pamja për një

objekt duhet të balancohet me pamjen e

2-3 ose më shumë elementëve të tjera që

janë njëlloj ose më pak të rëndësishëm

se objekti kryesor.

Rrugët e sistemit gjeometrik duhet të

përfundojnë me ndonjë objekt i cili mund të

jetë një godinë, sipërfaqe ose efekt ujor apo

ndonjë element arkitektonik parku, etj,por

në raport me gjerësinë e vetë rrugës.

Në kompozimet gjeometrike të sistemit

rrugor hyjnë kryqëzimet, të cilat është mirë

të behën me forma gjeometrike rreth, katror

ose me kombinim të këtyre dy formave, të

cilat duhet të jenë proporcionale me

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!