20.06.2013 Views

Rregullimi i Kopshteve

Rregullimi i Kopshteve

Rregullimi i Kopshteve

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

trasesë së rrugës, trotuarit, vendit për ecje të

këmbësorëve dhe sipërfaqeve të gjelbra.

Parimi bazë këtu është që të ndahet me

gjelbërim rruga nga trotuari i këmbësorëve.

Për këtë qëllim mund të përdoren drurë në

radhë dhe shirita me bar dekorativ të

kombinuar me drurë dhe shkurre dekorative.

Largësia midis drurëve dekorativë,

përcaktohet në bazë të rritjes së tyre e

veçanërisht të madhësisë së kurorës. Kjo

zakonisht shkon 5-8 metra. Shiritat e gjelbër

me bar duhet të kenë të paktën 2-2.5 metra

gjerësi dhe 50-75-100 me gjatësi sipas rastit.

Duke ditur kushtet e papërshtatshme në të

cilat ndodhte bimësia dekorative në rrugë e

bulevarde, e rrethuar dhe izoluar nga

shtresat rrugore e trotuaret, në prani të ajrit

të ngopur me tymra, pluhur etj, të

temperaturës së lartë gjatë verës, zgjedhja e

bimësisë dekorative ka një rëndësi shumë të

madhe për arritjen e efektit estetik e

mikroklimatike të kërkuar.

Drurët dekorativë të gjelbërimit të rrugëve

duhet të jenë të tilla që të mos u krijojnë

shumë hije banesave nga të dyja anët e

rrugësve; disa lloje drurësh që janë të lartë

dhe që zhvillohen me kurora të mëdha duhet

të krasiten shpesh.

Për të lejuar pamjen e automjeteve sidomos

nëpër kthesat e rrugëve është e

domosdoshme që qoshet kryesore të rrugëve

e bulevardeve të mos gjelbërohen me drurë

dekorativë rrugorë.

Gjate gjelbërimit të rrugëve e bulevardeve

duhet të kemi parasysh edhe çështjet që kanë

Rregullimi i Kopshteve

83

të bëjnë me formimin arkitektoniko

urbanistik dhe me trafikun e rrugëve të

bulevardeve. Çdo rrugë e bulevard në varësi

të profilit që ka është e domosdoshme të

gjelbërohet me një lloj druri dekorativ. Këtu

bëjnë përjashtim shkurret të cilat duhet të

jenë të shumëllojshme.

Drurët që gjelbërojnë rrugët e bulevardet

mbillen në shiritat e gjelbëruar ose kur nuk

ka të tillë, mbillen drejt e në shtresën e

trotuarit deri 0.7 m largësi nga buza e rrugës,

në gropa me përmasa 80x80x80 cm ose

1x1x1.

Gjelbërimi i rrugëve e i bulevardeve varet

shumë nga orientimi i tyre. Në rrugët me

orientim veri-jug gjelbërimi duhet të kryhet

nga të dyja anët dhe për këtë qëllim

zakonisht përdoren drurë të lartë, ndërsa në

ato me orientim lindje-perëndim në disa

raste mund të pranohet gjelbërimi i tyre

vetëm në një anë, në anën jugore e cila

preferohet më shumë nga kalimtarët se është

e ekspozuar në diell.

Gjatë gjelbërimit të rrugëve e bulevardeve

duhet të kemi parasysh gjithashtu edhe

ndërtimet e nëndheshme (kanalizim,

ujësjellës, gazsjellës, kabllot elektrike e

telefonike etj) me qëllim që të mos pengojnë

njëra tjetrën.

Me qëllim që ndërtimet e nëndheshme të

mos pengojnë rritjen dhe zhvillimin e

bimësisë dekorative dhe që kjo e fundit të

mos rrezikojë shembjen e rrjetës së këtyre

ndërtimeve, është e nevojshme që projektet

e gjelbërimit dhe ato të ndërtimeve të

nëndheshme të koordinohen midis tyre.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!