20.06.2013 Views

Rregullimi i Kopshteve

Rregullimi i Kopshteve

Rregullimi i Kopshteve

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

me drurë fletorë halorë ose të

kombinuar.

Drurët vendosen në atë largësi nga njëri

tjetri sa të sigurojnë rritjen e plotë dhe të lirë

të kurorës së tyre. Kjo largësi varet nga lloji

drusor. Kështu drurët dhe kurora piramidale

si; populus pyramidalis etj dhe ata me

kurorë transparente si akacia ahu etj

vendosen më dendur ndërsa drurët me

kurorë të plotë dhe gjethe të mëdha si:

catalpa etj vendosen në largësi 10-14 metra.

Po kështu drurët e të njëjtit lloj, mund të

vendosen në largësi më të vogël. Në qoftë se

duam që grupi të jetë i plotë dhe i ngjeshur

drurët mund ti mbjellim në largësi 3-5 metra

larg njëri tjetri ndërsa kur duam vëllim më të

madh dhe që çdo dru të zhvillojë kurorën në

përmasat e saj të plota ata mund të vendosen

në grup edhe mbi 5 metra largësi. Drurët me

kurora vajtuese si salix, pendula etj janë të

mrekullueshëm për të hyrë në përbërjen e

këtyre grupeve por sigurisht nuk janë në

afërsi të sipërfaqeve ujore. Këto pasurojnë

edhe më tepër peizazhin vetëm atëherë kur

vendosen në periferi të grupeve.

Në përbërjen e grupeve azhure duhet të

bëjnë pjesë edhe shkurret e sidomos shkurret

e ultë dhe që zhvillojnë kurorë të hapur të

cilat zakonisht mbillen në periferi të grupit.

Qënia e shkurreve në këto grupe siguron një

linjë harmonike të bashkimit të grupit me

sipërfaqen e qetë të barit.

Si lloje më të përshtatshme për të krijuar

grupe mund të përmenden:

Nga drurët fletore: mështekna, frashëri

mani, gledicia, rrapi, plepi, sofra veriu etj.

Rregullimi i Kopshteve

Nga drurët halorë llarshi, selvia, pishat, etj

58

b- grupe të dendura në të cilat marrin

pjesë drurë me kurora më të dendura të

cilët vendosen më afër njëri tjetrit, në

këto grupe marrin pjesë më tepër shkurre

se sa grupet azhure prandaj zakonisht

zgjidhen shkurre që i rezistojnë më

shumë shijes.

Edhe në këto grupe largësia e vendosjes së

drurëve varet nga lloji i drurit, vetëm se

ndërsa largësitë midis drurëve në brendësi të

grupit janë më të vogla në periferi të tij

duhet të jenë më të mëdha. Edhe në këto

grupe largësia e vendosjes së drurëve varet

nga lloji i drurit vetëm se ndërsa largësitë

midis drurëve në brendësi të grupit janë më

të vogla në periferi te tij duhet të jenë më të

mëdha. Sikurse grupet azhure edhe këto

krijohen me një lloj drusor ose me disa lloje

vetëm se duhet patur parasysh që në këto

grupe njëri lloj duhet të jetë kryesori ndërsa

të tjerët e shoqërojnë atë dhe do të shërbejnë

për të mbyllur boshllëqet që krijon në grup

lloji kryesor. Grupet e dendur janë më

dinamike kur përpara sherreve vendosen

edhe lule shumëvjeçare.

Si lloje më të përshtatshme për të krijuar

grupe të dendura mund të përmenden:

Nga drurët fletorë bliri, ahu, panja, lisat,

veriu, gështenja, frashëri, etj

Nga drurët halorë bredhi, hormoqi, qiparisi

dëllinja etj.

2.10. Grupet peisazhiste

Zakonisht krijohen me numër më të madh

drurësh dhe për këtë qëllim zgjidhen llojet e

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!