20.06.2013 Views

Rregullimi i Kopshteve

Rregullimi i Kopshteve

Rregullimi i Kopshteve

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

pranverën e ardhshme fillojnë prapë të

zhvillohen.

Me lulëzimin e gjatë e të shumtë, me

ngjyrat e ndryshme të luleve të tyre, me

format e bukura të gjetheve, ato

përfaqësojnë një element të rëndësishëm për

zbukurimin e sipërfaqeve të gjelbra.

Në këtë grup përfshihen gjithashtu lulet

qepujka tuberoze, si: Lilium, Gladiola, Iris,

Narcis, Tulipan, Crocus; Dahlia, Fritillaria,

etj. Në këto lule përmendim edhe disa lloje

lulesh të tjera qepujkore, të cilat nuk

dimërojnë jashtë, por mbillen çdo pranverë,

lulëzojnë gjatë verës, dhe në vjeshtë

qepujkat dhe rizomat e tyre nxirren prej

tokës, stratifikohen gjatë dimrit dhe mbillen

përsëri. Këtu hyjnë Begonia tuberhybrida,

Giacinthus amethystinus etj.

Që të mund të ruhet zbukurimi me lule në

sipërfaqet e gjelbra prej fillimit të

pranverës e deri vonë në vjeshtë, lulet

zakonisht mbillen ne dy etapa:

Në vjeshtë mbillen pas ngricave të para.

Kjo periudhë zakonisht fillon nga fillimi ose

mesi i muajit nëntor (simbas zonave). Në

këtë kohë mbillen lulet dimërore (viola,

margarita, silene, myozotis, floks etj.).

Në pranverë mbillen mbasi të ketë kaluar

rreziku i ngricave të pranverës, periudhë

kjo që fillon nga fundi i muajit prill deri

nga mesi i muajit maj. Në këtë kohë

mbillen lulet verore (salvia, petunia, tagetes,

ageratum, dalia, xinia, gomfrena etj.), Lulet

e verës të caktuara për mbjelljen e

parcelave të drejta, rreshtohen simbas

brazdave të hequra në parcela duke filluar

Rregullimi i Kopshteve

115

prej rreshtave të mesit të parcelës e deri tek

ato të anës. Këto vendosen në largësi të

caktuar, në mes te lartat dhe anash të

ulëtat. Lulet vendosen në formë shahu.

Mbas mbjelljes, lulet duhen vaditur mirë.

Vaditja kryhet me kovë të pajisur me dush,

ndërsa kur lulet mbillen në parcela të

mëdha, vaditja e tyre kryhet me zorrë

(markuç). Punëtori që vadit lulet e

porsambjella, kovën dhe zorrën duhet t'i

mbajë afër luleve me qëllim që ujët të bjerë

me ngadalë, toka të ngopet mirë dhe të

mos rrezikohet nxjerrja jashtë rrënjëve

të fidanit.

Mbjellja e luleve verore në figura

gjeometrike ose qilima, në partere, mozaike,

thurëse etj., kryhet mbasi të jetë vizatuar në

terren vetë figura. Në fillim mbillen lulet që

tregojnë konturet e jashtme të figurës

gjeometrike, pastaj ato në këndet e

figurës dhe së fundi lulet e mesit të

figurës.

Mbjellja e luleve në figura rrethore bëhet

duke filluar prej mesit të figurës, ku

simbas projektit mund të jetë parashikuar

vendosja e një palme, agave, juke, dracene

etj. e deri tek mbushja e figurave që

kufizohet me lulet e bordurave. Këto lule

duhet të jenë të së njëjtës madhësi dhe të

vendosen në rreshta simbas formës së

figurës. Largësia midis tyre dhe vetë

rreshtave përcaktohet nga lloji i lules që

mbillet. Kështu p.sh. Santolina, Lobeh'a,

Alternanthera, Antenaria etj. mbillen në

largësi 5-6 cm. larg njëra-tjetrës.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!