20.06.2013 Views

Rregullimi i Kopshteve

Rregullimi i Kopshteve

Rregullimi i Kopshteve

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

mbrojtjen e sipërfaqe së tokës, prej

shpëlarjes dhe gërryerjes të shkaktuara nga

agjentët atmosferikë.

Në ndërtimin e gjelbër njihem shumë lloje

sipërfaqes bari, por duke u nisur prej

qëllimit për të cili ato ndërrohen mund ti

grupojmë në:

- Sipërfaqe bari me karakter të përhershëm,

- Sipërfaqe bari me karakter të përkohshëm.

Sipërfaqet e përhershme bëjnë pjesë: me

karakter dekorativ; për terrenet sportive; bar

buzë rrugës; bari në skarpate

1- Sipërfaqe bari me karakter dekorativ

Këtu bëjnë pjesë sipërfaqet e barti në

lulishtet, parqet e çlodhjes dhe të kulturës,

parqet pyjore etj, kuozin para së gjithash

rolin dekorativ. Këto ndahen në : partere,

sipërfaqe vari të zakonshme,lëndina bari në

parqe e parqe pyjore, lëndina të lulëzuara

dhe sipërfaqe bari në tërritore qëndrash

industriale (fabrika, uzina etj).

Partere bari; këto zakonisht krijohen në

hyrjet kryesore të parqeve e lulishteve ose

rreth figurave me lule (qilimave). Janë

kategoria më e lartë dhe më serioze të

sipërfaqeve të barit,për këtë kërkohet

ndërtimi i saktë dhe mirëmbajtje e

vazhdueshme e tyre. Me të kuptojmë

nivelim të saktë të terrenit gjatë mbrëmjes,

kositje e shpeshtë dhe e saktë, vaditje e

shpeshte dhe pasurim i vazhdueshëm i tokës

me lëndë ushqyese. Kur toka paraqitet e

varfër me lëndë organike, mbi të duhet

hedhur 30-40cm tokë e mirë vegjetale e

Rregullimi i Kopshteve

69

përzier me pleh të kalbur organik. Kërkojnë

remont të detyrueshëm.

Sipërfaqet e barit të zakonshme. Këto

përbëjnë pjesën më të madhe të sipërfaqeve

të gjelbra dhe shume herë gjenden edhe rreth

partareve. Përdorimi i tyre në ndërtimin e

gjelbër është i gjerë. Në këto sipërfaqe

mbillen drurët,shkurret dhe lulet m,e të cilat

siç edhe dihet formohet vëllimi i parqeve e

lulishteve.

Lëndina bari në parqe e parqe pyjore.

Gjenden zakonisht në parqet e mëdha të

kulturës të çlodhjes, dhe në parqet pyjore, në

pjesën e tyre më të qet, pikërisht atje ku

është bimësia e lartë (drurët dhe shkurret) e

grupuar sipas formës së pisazhit të kërkuar.

Remonti i këtyre lëndinave nuk është aq i

detyrueshëm sikurse në dy të parat

meqenëse lëndinat e barit mund të jenë

thjesht me bar të zakonshëm (natyror) ose

më bar të kultivuar, (artificial). Këto

sipërfaqe bari mund të përdoren edhe si

burim për mbledhjen e farës së barit.

Lëndina bari të lulëzuara. Këto lëndina

krijohen vetëm me lule stinore e

shumëvjeçare ose me bar e me lule

shumëvjeçare. Në rastin e parë këto lendina

kërkojnë remonte çdo vit (sa herë që

zëvendësohen lulet),ndërsa në rastin e dytë

remonti nuk është i domosdoshëm.

Këto lëndina krijohen zakonisht në pjesët e

parqeve që frekuentohen më shumë si psh:

afër këndeve e shesheve për fëmijë, në afërsi

të shëtitoreve ose atje ku njerëzit çlodhen

për një kohë relativisht më të gjatë.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!