20.06.2013 Views

Rregullimi i Kopshteve

Rregullimi i Kopshteve

Rregullimi i Kopshteve

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

peizazhin e parqeve të mëdha. Zakonisht

vendosen në afërsi të rrugëve të parkut që

kanë një frekuentim intensiv. Mund të

ndërtohen prej guri, betoni, drudi, materiale

artificiale, etj.

Tarracat- janë të përdorshme si për

sipërfaqet e gjelbra gjeometrike, ashtu edhe

për ato peisazhistike. Ndërsa në të parat ato

formojnë figura të rregullta gjeometrike dhe

të zbukuruara, vazo, skulptura të

mbështetura në muret dekorative mbajtëse,

në të dytat ato paraqiten natyrore me forma

të çrregullta duke ndjekur konfiguracionin e

terrenit.

Shkallët- lidhja midis tarracave e në

përgjithësi midis dy niveleve realizohet

nëpërmjet shkallëve, të cilat në parqet e stilit

gjeometrik janë në forma të rregullta, ndërsa

në ato peisazhiste janë me forma më të lira

dhe ndërpriten midis tyre me sheshe

pushimi.

Shkallët në sipërfaqet e gjelbra pavarësisht

kujt stili i përkasin duhet të jenë 30-45 cm të

gjera dhe rreth 12-15 cm të larta me qëllim

që tu sigurojnë kalimtarëve ngjitje e zbritje

të rehatshme. Shkallët mund të ndërtohen

prej guri, betoni, druri etj.

Pjergullat- ngrihen në kolona druri , guri,

ose betoni me lartësi 2.5-2.8 m mbi ta cilat

lart janë të lidhura me trarë druri ose skarë

metali. Në kompozimin e parqeve ato gjejnë

zbatim kudo ku del i nevojshëm krijimi i një

barrikade ndarëse midis dy hapësirave.

Pamja e tyre plotësohet kur ato janë të

gjelbëruara me bimësi dekorative

kacavjerrëse.

Rregullimi i Kopshteve

44

Qoshka- është 2.5-2.8 m e lartë me formë

rrethore ose shumëkëndëshe. Zakonisht

vendoset në pikat më të larta të terrenit dhe

mund të ndërtohet me kolona druri, guri,

betoni metali etj të mbuluara me tjegulla,

pllaka guri, materiale sintetike me ngjyra,

ose kashtë thekre. Qoshka me efekt të madh

dekorativ janë ato me materiale druri të

papërpunuar si ato prej mështekne pishe,lisi,

akacie etj. Ato pjesërisht gjelbërohen edhe

me bimësi dekorative kacavjerrëse.

Tunele të gjelbëruara- janë konstruksione

metalike ose druri me formë harkore ose

katrore të gjelbëruara dendur me bimësi

dekorative kacavjerrëse që i ngjajnë një

tuneli. Lartësia e tyre nuk duhet të shkojë

më shumë se 2.8-3 metra.

Stolat- përfshihen në të ashtuquajturën

mobilim të sipërfaqeve të gjelbra ku futen

edhe tavolinat, tabelat treguese, koshat e

plehrave etj.

Stolat mund të jenë me forma të ndryshme

me lartësi jo më shumë se 85-95 cm,

ndenjëse të gjerë 45-55 cm e të lartë 35-40

cm. Mund të jenë prej guri, betoni, metali, të

kombinuara, prej druri ose me materiale

plastike dhe me ngjyra të ndryshme të

harmonizuara me ambientin e vendit ku janë

vendosur.

Vend vendosja e tyre duhet të ketë hije gjatë

verës dhe diell në pranverë e në dimër. Kjo

mund të arrihet nëpërmjet gjelbërimit. Stolat

duhet të jenë të zhvendosura jashtë vijës së

rrugës që të mos pengohet lëvizja e njerëzve,

të vendosen në vendet ku sigurohen pamje

tërheqëse peizazhi.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!