15.07.2013 Views

7/8

7/8

7/8

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Uputsto za prelazak mosta // Udhëzim për kalimin e urës

vend ku nuk mund të flitet lehtë për të kaluarën. E kaluara në këtë

qytet të ndarë vazhdon të jetojë edhe në të sotmen.

Atmosfera në fillim të diskutimit ishte e ftohtë. Dukej hapur se në

fillim pjesëmarrësit ndiheshin parehatshëm. Megjithatë, “hapjet” e

para e nxehën diskutimin. Ana nga veriu i qytetit i rrëfeu përjetimet

e saja gjatë luftës. Pas saj u çuan edhe të tjerët. Folën për veten

e tyre, kushërinjtë, fqinjët, për padrejtësitë e përjetuara. Të gjithë

kishin shansin të futeshin në lëkurën e tjetrit, edhe nëse tjetrin në

njëfarë forme e konsideronin si armik. Moderatori i ngjarjes e kishte të

vështirë t’i ndalte emocionet e folësve gjersa fajet hidheshin nga njëri

drejtim në tjetrin. Megjithatë, u fol edhe për raste humaniteti dhe

bashkëpunimi. Një i ri nga Mitrovica veriore tregoi se si familja e tij i

shpëtoi fqinjët e tyre shqiptarë nga vdekja, kurse një shqiptar tregoi

një ngjarje të njëjtë për një familje serbe.

Përkundër fajësimit të njëri tjetrit, vërehej se pjesëmarrësit diku thellë

e kuptonin se ishin zhytur brenda një cikli padrejtësish jashtë kontrollit

të tyre. Por ishte shumë e vështirë të pranohej ndonjë faj i grupit

kolektiv. Të gjithë thoshin se janë viktima.

Jehona Serhati, koordinatorja e aksionit “Tregimet e të Vërtetës” thotë

se, përveç bindjes së të rinjve se duhet të ulen bashkë dhe të dëgjojnë

njëri tjetrin, problemi i madh me të cilin u ballafaquan organizatorët

ishte refuzimi i autoriteteve që të pranojnë përdorimin e urës e cila e

ndan veriun dhe jugun e Mitrovicës si vend për mbajtjen e diskutimit.

“Kemi dashur që diskutimin ta mbajmë në urë për shkak te rëndësisë

së madhe qe e ka ura, në kuptimin si thyerje e barrierës për ndërtimin

e paqes. Në fakt ne nuk kemi pritur që me mbajtjen e këtij debati

ne urë do te krijohet paqja menjëherë, por kemi dashur të paktën të

provojmë te konfirmojmë çfarëdo mendimi që kombësitë e ndryshme

kanë për këtë çështje”, thotë Jehona.

“Ideja ka qenë që ta krijojmë një hapësirë ku do të thuhen dhe në të

njejtën kohë do të degjohen përvojat dhe qëndrimet e kombeve të

ndryshme në kontekst të ndarjes. Qëllim tjetër ka qene që të matet

gatishmëria e te dyja palëve për t’u ballafaquar së pari me eksperiencat

e tyre personale e se dyti me përvojat e palës tjetër”

Jehona thotë se ajo beson që nismat e tilla janë ato që mund t’i

thyejnë paragjykimet mes kombeve që janë aq fort të theksuara

në Kosovë. “Kjo gjë mund te vërehet që në ditën e pare te ndonjë

kampi shumetnik, ku pjesëmarrës të kombeve të ndryshme vijnë

me tendencën që të distancohen dhe të rijnë vetëm. Me ndihmën e

organizatoreve te këtyre kampeve, ata arrijnë të ndajnë shumë gjera

me njeri tjetrin, bile edhe ato më privatet”.

Dodatak Moderno Kosovo objavljen je kao

deo projekta Inicijative u izgradnji

poverenja među mladima na Kosovu.

Projekat podržava fondacija Hajnrih Bel

(Heinrich Boll Stiftung).

Shtojca Kosova Moderne publikohet si

pjese e projektit te Nismes per

ndertimin e mirekuptimit mes te rinjve ne

Kosove. Projekti mbeshtetet

nga Fondacioni Heinrich Boll Stiftung.

/decembar/januar/2007/2008.godine/ 007/8

dodatak Rez januar.indd 45 1/6/2008 2:30:19 AM

45

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!