29.07.2013 Views

SEKTOR I PADENJE - Gazeta Express

SEKTOR I PADENJE - Gazeta Express

SEKTOR I PADENJE - Gazeta Express

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

E enjte, 20 shtator 2012

Sa kushton ligji për “branitellat”?

Kostoja e lartë që do të arrijë

zbatimi i projektligjit për të drejta

të veëanta për forcat maqedonase

të sigurisë nëse miratohet në

parlament, mund të shkaktojë një

krizë ekonomike në Maqedoni, të

ngjashme me krizën greke.

Edhe pse në draft nuk është

precizuar shuma që do të shpenzohej

për zbatimin e këtij ligji, sipas

Partisë Demokratike Shqiptare,

kostoja e tij mund të arrijë deri në

400 milionë euro.

“Nëse marrim parasysh çfarë është

parashikuar në ligj, duke pas parasysh

edhe shpërblimet në para nga

njëra anë, e nga ana tjetër edhe rregullimi

i çështjes së strehimit të Forcave

të Armatosura të Maqedonisë,

me siguri bëhet fj alë për një kosto

buxheti goxha të lartë, që deri diku

parasheh 1/3 e buxhetit të Maqedonisë.

Dhe në kohën kur ministri i

Financave fl et që Maqedonia ka

BERISHA: HEQJA E IMUNITETIT,

ARRITJE HISTORIKE

“Ministrat për herë të parë ulen në karrige pa imunitet. Ndërhyrjet e opozitës në

draftin tonë kanë mirëkuptimin tim të plotë”, tha kryeministri i Shqipërisë, Sali

Berisha. Kryeministri e konsideroi këtë arritje të politikës si historike. Të martën, ligji

për heqjen e imunitetit mori 130 vota pro, 0 abstenime dhe 0 kundër. Tani deputetet,

gjykatësit dhe zyrtarët e lartë në Shqipëri nuk do të kenë më mbrojtje ligjore.

Kryeministri i Shqipërisë,

Sali Berisha, u shpreh se votimi

unanim në Kuvend për heqjen e

imunitetit është një lajm pozitiv

që Shqipëria u dërgon partnerëve

ndërkombëtarë.

“Ministrat për herë të parë ulen

në karrige pa imunitet. Ndërhyrjet

e opozitës në draftin tonë kanë

mirëkuptimin tim të plotë”, tha

Berisha. Kryeministri e konsideroi

këtë arritje të politikës si historike.

Shumica dhe opozita bashkuan

votat në Kuvend, për të miratuar

ligjin për heqjen e imunitetit.

Ligji për heqjen e imunitetit

mori 130 vota pro, 0 abstenime

dhe 0 kundër. Tani deputetet,

gjykatësit dhe zyrtarët e lartë

në Shqipëri nuk do të kenë më

mbrojtje ligjore.

Ajo qe ra ne sy ishte mungesa e

votimit të kryeministrit Sali Berisha

në ketë seancë, megjithëse ky

imuniteti u përdor prej tij për një

kohë të gjatë për të akuzuar opozitën

si bllokuese te integrimit.

Edhe presidenti i Republikës,

Bujar Nishani, nga Brukseli, ku

po zhvillon një vizitë zyrtare,

përshëndeti votimin në Parlament

dhe miratimin me konsensus të

heqjes të imunitetit të zyrtarëve

të lartë dhe gjyqtarëve.

“Dëshiroj të përshëndes dhe të

vlerësoj aktin e përgjegjshëm të

ndërmarrë nga deputetët e Kuvendit

të Shqipërisë për votimin

dhe miratimin me konsensus të

heqjes të imuniteteve”, thuhet në

porosinë e Presidencës.

Nishani tha se miratimi i këtij ligji

të rëndësishëm përveçse përmbush

pritshmërinë dhe kërkesat

legjitime të qytetarëve shqiptarë,

forcon edhe më tej parimin themeltar

të barazisë së të gjithëve

para ligjit si dhe të paanshmërisë

së drejtësisë.

“Përmes këtij akti, klasa jonë politike

dëshmoi maturi, përgjegjësi

dhe aftësi në përmbushje të angazhimeve

në interes të procesit

të integrimit Evropian të Shqipërisë.

Angazhimi i përbashkët i shumicës

dhe opozitës në këtë proces

evidentoi qartë përgjegjshmërinë

dhe vlerat e konsensusit në çështje

të rëndësishme për interesat e

vendit”, u shpreh presidenti Nishani.

Në fund të fjalës së tija, Nishani

tha:”Duke i përgëzuar edhe

njëherë parlamentarët shqiptarë

për këtë akt të përgjegjshëm,

dëshiroj t’i nxis dhe t’i inkurajoj

ata të vijojnë bashkëpunimin në

kryerjen e reformave të domosdoshme

përmes dialogut politik dhe

konsensusit të nevojshëm”.

Në ndërkohë Berisha gjithashtu

propozoi që në Parlament të dërgohet

ligji për të përcaktuar dënim

përjetë ndaj çdo atentatori ose

vrasësi të forcave të policisë.

“Të vesh dorë dhe të ekzekutosh

një njeri që po të kontrollon,

po bën detyrën, meriton ndëshkimin

më maksimal. Ne nuk

kemi ndëshkim kapital, por kemi

ndëshkimin maksimal, që është

dënimi përjetë”, tha Berisha, duke

shprehur besimin se opozita do ta

votojë këtë ligj.

Ashtu si në Parlament, Kryeministri

akuzoi ish-presidentin

Bamir Topi dhe ish-nënkryetarin

e Këshillit të Lartë të Drejtësisë,

Kreshnik Spahiu, se kanë liruar

vrasësin e komisarit të Shijakut,

Adem Tahiraj.

Në mbledhjen e të mërkurës të

kabinetit qeveritar, Berisha propozoi

qe dënim me burg përjetë te

marrin edhe ata persona që vrasin

ne emër të hakmarrjes.

hyrë në recesion, një ligj i tillë dhe

një kosto fi nanciare e tillë nuk bën

gjë tjetër vetëm se e sjell skenarin e

krizës greke në Maqedoni”, deklaroi

Zijadin Sela, deputet i PDSH-së.

Ndërkohë, në tentim për të bllokuar

projektligjin e VMRO-DPMNE-së,

deputeti i BDI-së Talat Xhaferi po

BOTA

15

vazhdon me fj alimin maratonik të

nisur 13 ditë më parë në komisionin

parlamentar për punë dhe politikë

sociale. Ai ka tërhequr vërejtjen

se përveç ndarjes së partive në

baza etnike, projektligji i partisë së

kryeministrit do të ketë pasoja edhe

për qytetarët.

NATO falënderon Shqipërinë

Sekretari i përgjithshëm i NA-

TO-s lavdëroi Shqipërinë për

kontributin në Afganistan dhe

operacione të tjera të Aleancës,

ndërsa Presidenti i Shqipërisë,

Bujar Nishani, përsëriti angazhimin

e vendit në këtë mision

deri në fund.

“Ju falënderojmë për

mbështetjen tuaj të pakursyer

dhe falënderojmë ushtarakët

tuaj për kurajën dhe për profesionalizmin

e tyre. Misioni ynë

Drejtori i policisë malazeze

mbron Naser Kelmendin

Drejtori i Policisë së Malit

të Zi, Bozhidar Vuksanovic, ka

reaguar kundër autoriteteve të

Bosnjë - Hercegovinës lidhur

me rastin e shumëpërfolur

për arrestimin e biznesmenit

shqiptar, Naser Kelmendi,

njoftoi agjencia e lajmeve

INA.

Vuksanovic ka theksuar se

pse duhet arrestuar Kelmendin,

kur ai nuk kërkohet nga

autoritetet e Podgoricës dhe

ai ka porositur autoritetet e

Sarajevës që ti përkushtohen

punëve profesionale rreth rasteve

të caktuara. “Ne nuk kishim

arsye të arrestojmë Naser

Kelmendin ngase në Malin e

Zi ai nuk kërkohet. Natyrisht

AK: «Imami i ka dhuruar

aeroplanë Beogradit»

Aleanca Kuqezi ka paraqitur

“dosjen e krimeve” për ministrin

e Mbrojtjes të Shqipërisë,

Arben Imami. AK e akuzon

Imamin se i ka falur Greqisë

355.4 metra katror det dhe ka

shkatërruar 85 anije luftarake.

në Afganistan është i vështirë,

por me strategjinë e vendosur

ne po shënojmë përparime të

rregullta”, deklaroi Sekretari i

Përgjithshëm i NATO-s, Anders

Fogh Rasmussen, pas takimit me

Nishanin në Bruksel.

Ndërsa Nishani tha se

“Shqipëria do të vijojë të

mbështesë Aleancën për aq

kohë sa do të nevojitet, madje

edhe përtej vitit 2014. “Ne do të

respektojmë parimin e qëndrimit

së bashku me aleatët deri në

fund të misionit”, shtoi ai.

Sekretari i Përgjithshëm i NA-

TO-s përsëriti se dyert e Aleancës

mbeten të hapura për të gjitha

vendet e rajonit të Ballkanit, politikë

që mbështetet edhe nga një

prej vendeve më të reja anëtare,

Shqipëria.

që ne kemi nënshkruar bashkëpunimin

me Bosnjë-Hercegovinën

në këtë çështje,

mirëpo ne nuk kemi pasë njohuri

mbi tentimin e arrestimit

të tij apo ndonjë kërkesë nga

Sarajeva. Për atë me datën 10

shtator Naser Kelmendi ka kaluar

kufi rin si atë të Bosnjë-

Hercegovinës me Malin e Zi,

njashtu atë malazez me Kosovën”,

ka deklaruar drejtori

i policisë malazeze.

“Imami është vegël e Berishës

në qeverinë e korrupsionit

galopant”, thuhet në deklaratën

e AK-së. AK gjithashtu

akuzoi Imamin për zhdukjen

e 200 aeroplanëve, 1600 tankeve,

4 nëndetëseve dhe 14

mijë mortajave. Madje AK tha

se “aeroplanin e fundit MIG

Imami ia ka dhuruar Beogradit”.

Për këto akuza sipas Aleancës

Kuqezi, Imami rrezikon

12 vjet burg.

Fushata e AK-së me moton

“Fytyra e krimit”, ka paraqitur

deri tani dosjet për Sali Berishën,

Aldo Bumçin dhe Arben

Imamit.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!