29.07.2013 Views

SEKTOR I PADENJE - Gazeta Express

SEKTOR I PADENJE - Gazeta Express

SEKTOR I PADENJE - Gazeta Express

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

E enjte, 20 shtator 2012

Mielli ishte gjëja më e mençur që mund të zgjidhej. Së pari,

sepse është paqësor, madje nuk iu hodh Kryeministrit as

direkt në trup, por mbi makinën e tij. Së dyti, sepse ky miell

e ka një simbolikë, përveç asaj se është një mjet paqësor

proteste: ai është materiali me të cilin bëhet buka.

Mbi qesen

me miell

Fatos Lubonja

Shumë lexues më kanë kërkuar të shprehem, si

ish-i burgosur politik, lidhur me incidentin e qeses

me miell që iu hodh Kryeministrit nga ish-të përndjekurit

Skënder Tufa dhe Agim Kollçaku. E para gjë

që dua t’ju them është se solidarizohem me qesen

me miell. Është minimumi i protestës që mund të

bëjë kategoria e ish-të burgosurve kundrejt mosmbajtjes

së premtimeve që i ka bërë kjo maxhorancë,

dhe, më keq akoma, ndaj mënyrës tallëse dhe fyese

me të cilën i ka trajtuar ata. E them këtë edhe sepse

disa ditë para se të ndodhte incidenti takova një ishbashkëvuajtës

që më tha diçka e cila më la në një

shije shumë të hidhur. Atij i kujtohej se në fi llimivitet

‘90, si sekretar i Komitetit Shqiptar të Helsinkit,

isha bërë ndërmjetës edhe për sjelljen e një sasie

pakosh me ndihma. Qenë disa pako kartoni, brenda

të cilave kishte diçka si dy pako makarona, ndonjë

pako oriz, ndonjë pako sheqer, ndonjë konservë;

pra gjithë-gjithë, disa kile ushqime. I solli Caritas-i

i Vjenës dhe i shpërndau Shoqata e ish-të Përndjekurve,

e sapokrijuar asokohe.

“A ke mundësi të na lidhësh me ndonjë shoqatë të

tillë?” – më tha ish bashkëvuajtësi tashmë i thinjur.

Të them të drejtën, hapa sytë. I thashë se s’më dukej

se ishte më koha e të tilla ndihmave. “Nuk ditke

gjë, – më tha, – më vjen keq, por i paske humbur

lidhjet me ish-bashkëvuajtësit”.

U largova me një hidhësirë në shpirt e me mendimin

se kushedi se çfarë do të thoshte ai kur të

takonte atë pjesë të ish-bashikëvuajtëve me të

cilët paskam humbur lidhjet sepse për ish-të burgosurit,

solidariteti i kohës së vuajtjes mbetet më i

rëndësishëm se e tashmja, madje i kapërcen edhe

afi liacionet politike. E, pra, s’mund të mos kujtohesha

edhe një herë se kjo maxhorancë ka hartuar

një ligj përpara disa vjetësh, sipas të cilit, një ish-të

burgosuri i takon të marrë për çdo vit të humbur

në burg, në moshën e energjive më të mira, duke

qenë i pafajshëm, një shumë lekësh që, po të ketë

familje sot, mund të konsiderohet (e ndarë në muaj

e ditë), si niveli i minimumit jetik për një familje.

Sipas ligjit, kjo shumë do të jepej në tetë vjet, në tetë

këste. Kanë kaluar mbi pesë vjet dhe është dhënë

vetëm kësti i parë, që kuptohet se është ngrënë me

kohë nga ata që e kanë marrë. Pastaj e modifi kuan

ligjin dhe thanë se do t’ua jepnin atyre që kanë

kaluar 85 vjeç dhe pastaj (pasi u tall edhe opozita

vetë, që konsiderohet si partia e persekutorëve të

tyre, me këtë vendim) e bënë për ata që kanë kaluar

65 vjeçët. Në fakt, qysh nga mënyra se si i sorollatën

ish-të burgosurit zyrë më zyrë për të plotësuar dokument

pas dokumenti për të provuar se kishin

qenë në burg politik – ndërkohë që shteti i kishte të

gjitha të dhënat për këtë – shumë ish-të burgosur e

kuptuan se kishim të bënim me një mashtrim, me

një tallje dhe arrogancë të pamerituar ndaj një jete

të kaluar në mjerim. Dhe ky mashtrim, kjo tallje,

unë them se një qese me miell sot e ka shumë pak.

Së dyti: një qese me miell është një formë proteste

që në vendet demokratike duhet të konsiderohet

gjëja më normale. Kam asistuar personalisht në

situata kur politikanët janë qëlluar me domate

me vezë nga turma protestuesish, dhe asgjë nuk

ka ndodhur. Policia thjesht nuk ka lejuar konfrontimin

fi zik. Kurse këtu te ne, sikur u bë kiameti.

Dëgjon, madje, edhe nga ata që thonë se ata që e

kanë hedhur duhet të jenë të çmendur. Jo, po ta

mendosh thellë-thellë, të del se më të çmendur

janë ata që i janë adoptuar një realiteti të tillë, ku

mashtrimi dhe fyerja që i bën pushteti qytetarit

pranohet si normale.

Mielli ishte gjëja më e mençur që mund të zgjidhej.

Së pari, sepse është paqësor, madje nuk iu

hodh Kryeministrit as direkt në trup, por mbi makinën

e tij. Së dyti, sepse ky miell e ka një simbolikë,

përveç asaj se është një mjet paqësor proteste:

ai është materiali me të cilin bëhet buka. Pra,

zgjedhjen e tij duhet ta kuptojmë si dhënie të mesazhit

se kjo qeveri e ka katandisur këtë kategori

për bukën e gojës.

Është tejet shqetësuese kur dëgjon në lajme se

për shkak të këtij incidenti na qenkan keqtrajtuar

protestuesit dhe qenkan shkarkuar ndonja njëzet

policë, pasi nuk paskan qenë në lartësinë e detyrës

së ruajtjes së Kryeministrit. Kjo do të thotë që në

vend që të refl ektohet edhe një herë për atë që ka

bërë dhe nuk ka bërë klasa politike ndaj kësaj kategorie,

zgjidhet rruga e konfrontimit me dhunë policore

dhe frikësim. Sipas meje, e para gjë që duhej

bërë duhet të ishte refl ektimi mbi këtë gjendje të

kësaj kategorie dhe dhënia e një përgjigjeje serioze

dhe të përgjegjshme se pse nuk është respektuar

ai ligj që u aprovua nga vetë kjo maxhorancë. Së

dyti, do të duhej të refl ektohej ca më shumë për

shkaqet e kësaj mungese serioziteti në përmbushjen

e premtimeve, se çfarë ka bërë kjo klasë politike

me paranë publike, me privatizimet e pronës

së përbashkët? Dhe më gjerë akoma, kjo qese me

miell duhet të na bëjë të refl ektojmë për dehumanizimin

e politikës nga një pakicë që kontrollon fatet

e vendit në atë shkallë sa po bëhet gjithnjë e më e

pandjeshme për gjithçka tjetër që ekziston jashtë

oborrit të vet privat; duke ngritur edhe mure reale

dhe virtuale për ta ndarë këtë oborr prej njerëzve

pa e kuptuar se kjo jo vetëm është e pamundur, por

edhe burim tragjedish.

Eja në

IPKO

dhe

merr falas!

Bleni numër të ri, për

vetëm 3€ me

3€ mbushje dhe

merrni FALAS:

1000 MIN, 1000 SMS

ose 1000 MB,

sipas zgjedhjes tuaj.

3

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!