29.07.2013 Views

SEKTOR I PADENJE - Gazeta Express

SEKTOR I PADENJE - Gazeta Express

SEKTOR I PADENJE - Gazeta Express

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

E enjte, 20 shtator 2012

KEN

teknikë, një prej të cilëve është

edhe fotografi. Zëvendëskryeministri

Pacolli do të jetë me dy

këshilltarët, ndërsa ministrat e

tjerë të gjithë me nga një këshilltar”,

ka thënë Tahiri.

Por, pohimet e Tahirit, nga aq

sa arriti të mësojë Express, nuk

përputhen aspak me deklarimet e

zyrtarëve të ministrive përkatëse.

Ministri i Jashtëm, Enver

Hoxhaj doli se do të jetë i shoqëruar

nga dy anëtarë të kabinetit të

tij, e jo vetëm një.

Përkrahja gjermane

Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës

së Kosovës, Enver Hoxhaj ka zhvilluar një

takim me Rolf Hempelmann, anëtar i Bundestagut

të Gjermanisë.

Anëtari i Bundestagut të Gjermanisë ka

shprehur përkrahjen e mëtejshme të

Bundestagut dhe të institucioneve të tjera

gjermane për Kosovën, duke përfshirë

“Meqë, Konsullata e Republikës

së Kosovës në New York ka vetëm

një numër të kufi zuar të personelit,

një këshilltar i ministrit merret

ekskluzivisht me aranzhimin e takimeve

të Ministrit Hoxhaj, derisa

tjetri merr pjesë në të gjitha takimet

që ka Ministri Hoxhaj. Ky do

të jetë i shoqëruar nga Heroina

Telaku, shefe e kabinetit si dhe

Këshilltarit të tij politik, Lulzim

Pllana”, ka bërë të ditur zëdhënësi

i MPJ’së Artan Behrami.

Ky i fundit dha edhe një arsye

për rëndësinë e vizitës së Hoxhajt

në SHBA.

“Përveç vizitave të shumta dhe

direkte në shumë shtete të botës,

pjesëmarrja e Ministrit Hoxhaj

në Asamblenë e Përgjithshme

është një rast unik për të takuar

liderë të shteteve të ndryshme të

botës”, ka thënë Behrami, sipas të

cilit Hoxhaj dhe kabineti i tij do të

qëndrojnë deri më 27 shtator të

këtij viti në New York.

Udhëtimit tashmë famoz do t’i

bashkohen edhe Ministri i Zhvillimit

Ekonomik, Besim Beqaj si

dhe ajo e Tregtisë dhe e Industrisë,

Mimoza Kusari-Lila.

Që të dy ministrat së bashku

me delegacionet e tyre, ndërkaq

nuk do të jenë pjesë e takimeve

në New York.

Beqaj njoftoi të mërkurën se

ai dhe kabineti i tij së bashku me

kabinetin e ministres Kusari-Lila

do të qëndrojnë në Uashington

në Konferencën për investimet

e huaja.

Beqaj do të jetë i shoqëruar nga

dy këshilltarët e tij, Frymëzim

Isufaj dhe Liridon Mavriqi.

Ndërsa Ministrja Kusari- Lila

nga një këshilltar dhe shefi i

Agjencisë për investime të huaja

në kuadër të MTI’së.

“Ministrja ka me vete Këshilltarin

e saj Bernard Nikaj si dhe

shefi n Agjencisë për investimet

e huaja që funksionon në kuadër

të MTI’së, Valdrin Lluka”, ka thënë

zëdhënësja në MTI, Arta Istrefi .

Ajo që nuk dihet është se sa ditë

do të qëndrojë delegacioni kosovar

në SHBA.

Por dihet që për secilin zyrtar,

një biletë udhëtimi përtej Atlantikut

do të kushtojë afër 1000

euro, kurse secilit anëtar të delegacionit

i takon mëditja prej 275

eurosh, pa llogaritur shpenzimet

shtesë për takime.

Ndryshe, në punimet e Asamblesë

së Përgjithshme të OKB’së

marrin pjesë të gjitha 193 shtetet

anëtare të saj. Ky organ mbledh

liderë të mbarë botës në sesionet

e rregullta vjetore që i mban

në çdo shtator dhe dhjetor. Ky

është sesioni i 67’të që po mbahet

ndërkohë që radhën e kryesimit

të këtij sesioni të Asamblesë e ka

ish-Ministri i Jashtëm i Serbisë,

Vuk Jeremic.

edhe proceset eurointegruese.

Hoxhaj e ka njoftuar Hempelmannin

për progresin në Kosovë, reformat që po

ndërmerren nga institucionet si dhe për

angazhimin maksimal të institucioneve

në proceset integruese. Ai tha se agjenda

shtetërore e Kosovës, pas përfundimit të

mbikëqyrjes së pavarësisë, është avancimi

Prishtinë, 19 shtator —

Presidentja Atifete Jahjaga ka

kërkuar nga Komuna e Prishtinës

përshpejtimin e punëve

në sheshet “Ibrahim Rugova”

dhe “Skënderbeu”, në mënyrë

që gjithçka të jetë gati për një

konferencë ndërkombëtare që

pritet të mbahet në fi llim të tetorit

në Prishtinë.

Jahjaga ka thënë se kërkesën

ua ka bërë disa herë pushtetarëve

të Komunës së Prishtinës,

por ka mbetur e zhgënjyer.

Shqetësimin për mosrregullimin

e sheshit, Jahjaga ua ka

shfaqur gazetarëve të mërkurën,

gjatë një takimi.

Jahjaga ka thënë se qysh në

qershor ka marrë premtime për

rregullimin e sheshit, respektivisht

vendosjen e pllakave.

Më pas, ajo ka thënë se komunarët

i kishin premtuar se

pllakat do të vendosen gjatë

korrikut, por as kjo nuk është

përmbushur.

Premtimi i radhës, sipas Presidentes,

ka qenë që pllakat të

vendosen gjatë gushtit.

Pasi nuk është përmbushur as

ky afat, tani pret që gjithçka të

rregullohet pasi të kthehet nga

Amerika.

Konferenca ndërkombëtare

që Presidenca e ka emëruar “samit”,

me titullin Partneriteti për

ndryshim – Fuqizimi i Gruas” do

të organizohet nga data 4 deri

më 6 tetor. Sipas Presidencës, aty

pritet të marrin pjesë rreth 200 të

ftuar, duke përfshirë edhe ish –

Sekretaren amerikane të Shtetit,

Madeleine Albright.

Dhe pikërisht për këto dy ditë,

Jahjaga ka menduar se gjithçka

do të duhej të duket bukur.

E nëse nuk nis shtrimi i pllakave

më 20 shtator (sot), Presidentja

u ka thënë gazetarëve se

do të ndjehet e turpëruar nga

mysafi rët që do të shohin sheshin

të papërfunduar.

Muhabeti i Presidentes me

gazetarë, është komentuar edhe

nga Komuna e Prishtinës.

Zyrtarët kanë thënë se nuk

kanë marrë asnjë kërkesë nga

Presidenca.

“Ne nuk kemi marrë kurrfarë

kërkese zyrtare nga Presidenca

për përshpejtimi e procedurave

të punimeve në shesh. Këtë

e kemi verifi kuar edhe përmes

POLITIKË

5

i proceseve integruese të Kosovës, duke fi lluar

nga heqja e vizave për kosovarët, deri

te studimi i fi zibilitetit për marrëveshjen

e asocim-stabilizimit. Hoxhaj ka kërkuar

përkrahjen e mëtutjeshme të Gjermanisë

në proceset eurointegruese, duke e konsideruar

këtë mbështetje vendimtare për

Republikën e Kosovës.

Kërkesa estetike

Atifete Jahjaga ka kërkuar nga Komuna e Prishtinës që punimet në

sheshet “Ibrahim Rugova” dhe “Skënderbeu” të përshpejtohen, në

mënyrë që gjithçka të duket bukur kur në kryeqytet të arrijnë 200

mysafi rët e saj për të marrë pjesë në një konferencë ndërkombëtare.

Por, në Komunën e Prishtinës mohojnë të kenë marrë

kërkesë të tillë, derisa theksojnë se punët po kryhen sipas afatit.

Drejtoratit për Infrastrukturë”,

ka thënë Asdren Osaj, këshilltar

i Kryetarit të Prishtinës, Isa

Mustafa.

Por sipas Osajt, edhe po të

kishte kërkesë, punimet do të

zhvilloheshin vetëm sipas afateve.

“Ne nuk kemi kurrfarë kërkese,

mirëpo edhe po të kishim

ndonjë kërkesë të tillë, ne nuk

do të mund t’i përfundonim

punimet më herët sesa që janë

paraparë në planin punues”, ka

thënë ai.

Sipas shpjegimeve të Osajt,

vendosja e pllakave do të fi llojë

të premten.

“Pllakat e para vijnë të mërkurën

nga Gjermania dhe nëse

gjithçka shkon si duhet gjatë

transportit të tyre, këtë të premte

fi llojmë vendosjen e tyre”, ka

thënë ai.

Çështja e sheshit “Nëna Tereze”

është bërë objekt diskutimesh

edhe mes Lëvizjes Vetëvendosje

dhe Komunës së Prishtinës.

Vetëvendosja është shfaqur kritike

për shkak të çmimit të lartë

për ndërtimin e sheshit dhe

keqpërdorimeve të tjera.

FOTO: KUSHTRIM TËRNAVA

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!