29.07.2013 Views

SEKTOR I PADENJE - Gazeta Express

SEKTOR I PADENJE - Gazeta Express

SEKTOR I PADENJE - Gazeta Express

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

E enjte, 20 shtator 2012 NACIONALE 7

Nacionale

tel: 038 76 76 76 fax: 038 76 76 78

Policia

Rrihen në grup

Fushë-Kosovë, 19 shtator-

Katër persona të dyshuar

janë përfshirë në një rrahje

në mes veti. Njësitë policore

te njëri nga personat e involvuar

në rrahje ka gjetur dhe

konfiskuar një armë TT, me

një karikator me 4 fishekë.

Me urdhër të prokurorit, janë

kontrolluar shtëpitë e personave

të përfshirë në rrahje,

ku janë gjetur dhe konfiskuar

3 armë gjuetie dhe 12 fishekë

16 mm. Gjatë rrahjes, dy

persona kanë pësuar lëndime

trupore dhe të njëjtët janë

dërguar në tretman mjekësor

në QKU. Me vendim të prokurorit,

tre të dyshuar dërgohen

në mbajtje.

Arrestohet grabitësja

e zinxhirëve

Gjilan, 19 shtator- Është

arrestuar një femër, e cila

dyshohet se ka kryer dy

grabitje. Sipas raportit të

policisë, arrestimi ka ndodhur

pasi ajo në dy raste të

ndara kishte grabitur nga dy

fëmijë, njëri 4 vjeç, e tjetri

7 vjeç, zinxhirët nga qafa. E

dyshuara, me vendim të prokurorit,

dërgohet në mbajtje.

E lëndoi me shishe

Pejë, 19 shtator- Është arrestuar

një person, nën dyshimin

se pas një mosmarrëveshjeje

ka sulmuar fizikisht, duke e

goditur me një shishe të qelqit

viktimën mashkull K-shqiptar,

me ç’ rast të njëjtit i ka

shkaktuar lëndime trupore. I

dyshuari së bashku me viktimën

ishin në gjendje të dehur.

Viktima ka pranuar tretman

mjekësor, ndërsa i dyshuari

me urdhër të prokurorit, është

dërguar ne mbajtje.

Ia këpusin

zinxhirin nga qafa

Mitrovicë, 19 shtator- Gjersa

ankuesja femër ishte duke

ecur në rrugë, një i dyshuar

i moshës së re ia ka grabitur

zinxhirin nga qafa dhe është

larguar në drejtim të panjohur.

Njësitë policore në lidhje me

rastin kanë arrestuar një të

dyshuar mashkull k/shqiptar. I

dyshuari, me vendim të prokurorit,

dërgohet në mbajtje.

Sindikata e punëtorëve

të RTK’së që udhëhiqet

nga Fadil Hoxha, të enjten

ka kërkuar dorëheqjen e

menjëhershme të atyre

që janë përfshirë në

keqpërdorimet e këtij

mediumi. Për këtë çështje

ka reaguar edhe LDK’ja.

Reagimet vijnë pak ditë pasi

një punëtor anonim i RTK’së

ka vendosur t’i publikojë

të gjitha dallaveret e

menaxhmentit dhe një pjese

tjetër e stafi t të RTK’së

të cilët janë përfshirë në

keqpërdorime.

Prishtinë, 19 shtator- Po kërkojnë

dorëheqjen e tyre, e në të njëjtën

kohë edhe llogaridhënie për

të gjitha ato çfarë thuhet se kanë

bërë. Vetëm pak ditë pas publikimit

të një raporti, i cili tregon për të

gjitha keqpërdorimet që janë bërë

në Televizionin Publik të Kosovës,

kanë reaguar ashpër Sindikata e

Pavarur e Punëtorëve të RTK’së

dhe partia më e madhe opozitare

në vend, Lidhja Demokratike e

Kosovës (LDK).

Të tmerruar nga një raport i

mbështetur me të gjitha faktet, i

cili është dërguar ditë më parë

nga një punëtor anonim i këtij

mediumi, sindikalistët e RTK’së të

mërkurën kanë vendosur të reagojnë

publikisht. Në reagimin e dërguar

nëpër të gjitha mediat, Fadil

Hoxha, kryetar i njërës nga sindikatat

e RTK’së, thotë se e gjithë

sindikata e udhëhequr nga ai është

thellë e shqetësuar lidhur me zhvillimet

e fundit rreth RTK’ë. Sipas

tij, i gjithë ai material i bërë publik

para disa ditësh, nga burime anonime,

në të cilin pretendohet për

keqpërdorime milionëshe të buxhetit

të RTK’së, ka bërë që gjendja

në RTK të jetë tejet konfuze dhe e

tensionuar.

“Me qëllim të qartësimit të kësaj

situate skajshmërisht të dëmshme

për imazhin e RTK’së, Sindikata e

RTK’së i drejtohet Bordit të Drejtorëve

me kërkesën që urgjentisht

të kërkojë llogaridhënie nga

menaxhmenti i RTK’së”, ka thënë

Hoxha nëpërmjet një komunikate.

Sipas Hoxhës, sindikata e RTK’së

Sqarohet Syla

I rrënojnë kiosqet, e jo objektet pa leje

Vërmicë, 19 shtator- Komuna e Malishevës

para pak minutash ka fi lluar rrënimin e një

kioske në fshatin Vërmicë, kurse pronari

thotë se nuk kanë vendim për rrënimin e

saj, por gjithashtu Malisheva nuk ka as ligj

të urbanizmit për fshatra. Pronari i kioskut,

Nazif Gashi ka thënë se nuk i kanë treguar

në vazhdimësi, në reagimet e saj

publike, ka ngritur shqetësime

për keqmenaxhim me buxhetin e

RTK’së, madje duke kërkuar edhe

hetime nga themeluesi i RTK’së,

Kuvendi i Kosovës. “I bëjmë me

dije themeluesit të RTK’së, Kuvendit

të Kosovës, se është shansi

i fundit që të pengohet rrënimi

përfundimtar i mediumit të vetëm

publik në Kosovë. Një reagim konkret

dhe i menjëhershëm nga ky

institucion është më se i nevojshëm”,

thuhet në këtë reagim.

“Nga më të përfolurit për keqpërdorime

në materialin e publikuar,

konkretisht nga kryepërgjegjësit

e RTK’së, kërkojmë

dorëheqje të menjëhershme, në

mënyrë që organet kompetente të

jenë të lira ta kryejnë punën e tyre”,

vlerëson Hoxha.

E nuk janë vetëm sindikalistët e

këtij mediumi që kanë reaguar. Të

njëjtën ditë, reagime për të njëjtën

çështje kanë ardhur edhe nga partitë

politike. Lidhja Demokratike

e Kosovës ka shprehur shqetësimin

e saj lidhur me të dhënat që

vendimi që sot të rrënohet kjo kioskë dhe

këtu Drejtoria e Urbanizmit ka sjellë njësinë

speciale dhe KFOR-in zviceran. “Ky rrënim

është i padrejtë, sepse ata kanë një vendim

të hershëm, por nuk kanë vendim që ky

të ekzekutohet sot. Unë këtu i kam fëmijët

që m’i kanë traumatizuar, sepse fi lluan të

kanë qarkulluar ditëve të fundit, të

cilat dëshmojnë se keqmenaxhimi

i parasë së taksapaguesve të vendit

nga drejtuesit e Radiotelevizionit

të Kosovës ka marrë përmasa të

paimagjinueshme.

LKD’ja vlerëson se, përveç

pagave astronomike që marrin,

drejtuesit e RTK’së po e shpërblejnë

vetveten edhe me mëditje

të stërfryra për udhëtimet jashtë

vendit, si dhe me punësimin dhe

“angazhimin” e familjarëve të

tyre në projekte, të cilat buxhetit

të RTK’së po i kushtojnë mijëra

euro. “RTK’ja është mbërthyer në

kthetrat e nepotizmit. Pothuajse

secili drejtues e ka rehatuar nga

një afërm të vetin në RTK. Kështu,

ky institucion, i cili do të duhej të

ishte dritarja kryesore e informimit

të qytetarëve të vendit, për fat

të keq po bëhet institucion i keqpërdorur”,

thotë LDK’ja përmes

një kumtese për medie.

Më tej, thuhet se nga të dhënat

del se drejtues të caktuar të RTK’së

kanë angazhuar në projekte tepër

të kushtueshme të afërmit e tyre,

ma rrënojnë shumë shpejt”, ka thënë ai.

Ai thotë se kryetari i Komunës, Hisni Kilaj

po e bën këtë rrënim qëllimisht, sepse ai

nuk përkrahet nga ky fshat, ndërkohë në

qytetin e Malishevës, ku kryetari ka përkrahje,

nuk ndërmerr asnjë hap për të rrënuar

objektet e larta që janë pa leje.

JEPNI DOREHEQJE

madje edhe fëmijët e tyre, dhe po

i shpërblejnë ata me shuma marramendëse

parash për projekte

minore dhe për emisione që nuk

e kanë ekskluzivitetin e RTK’së.

Për gjendjen e krijuar në RTK,

Lidhja Demokratike e Kosovës e

konsideron përgjegjëse të drejtpërdrejtë

Qeverinë e Kosovës,

e cila ka instaluar aty njerëz të

dëgjueshëm dhe jokompetentë.

“Dëgjueshmëria ndaj pushtetit

qendror u ka krijuar komoditet

udhëheqësve të sotëm të RTK’së

që të bëjnë çka të duan me pasurinë

e këtij mediumi”.

LDK’ja konsideron se është

koha e fundit që institucionet

përgjegjëse t’i zbardhin të gjithë

dyshimet lidhur me parregullsitë

e shumta fi nanciare në RTK - për

të cilat ekzistojnë dëshmi flagrante

- sepse qytetarët e Republikës

së Kosovës paguajnë taksa

për të pasur një televizion të tyrin

profesional, e jo për t’i mbushur

xhepat e një grupi njerëzish që

sot ndodhet në krye të këtij institucioni.

Të gjitha këto reagime vijnë pak

kohë pasi në adresat elektronike

të të gjitha mediave është shpërndarë

një material i emërtuar si

“Korrupsioni në RTK” nga adresa

anonime. Në këtë material, në të

cilin thuhet se është shkruar nga

një punëtor i vjetër i RTK’së, i cili

ka dashur të mbetet anonim,

ofrohen materiale faktike se si

menaxhmenti dhe një pjesë tjetër

e stafi t të RTK’së është i përfshirë

në keqpërdorime. Njeriu kryesor

i përfshirë në këto keqpërdorime

përmendet zëvendësdrejtori i

përgjithshëm i RTK’së, Mentor

Shala, i cili sipas këtij personi, ka

keqpërdorur mjete nga pagesat

e produksioneve të jashtme e që

gjashtë nga emisionet që i shiten

RTK’së thotë se janë pjesë e kompanisë

“ProMedia”, e cila pretendohet

se është e Shalës. Bashkëpunëtorë

në këto projekte janë

Ridvan Berisha, Gazmend Elshani

dhe Fisnik Dërguti, të gjithë koleg

të Shalës.

Lirita Halili

Drejtori i RTK-së Sylejman Shaqiri ka reaguar në lidhje me publikimin e disa dokumenteve të një punëtori anonim të këtij televizioni. “Pas

kërkesës së Bordit të RTK-së drejtuar menaxhmentit për sqarime dhe dokumentacion për secilin nga pohimet në atë letër, Menaxhmenti i RTKsë

ka prezantuar argumente të faktuara për pasaktësinë e pohimeve që i përmban letra anonime”, thuhet në reagimin e drejtorit të RTK-së.

Menaxhmenti i RTK-së sipas Shaqirit shprehë gatishmërinë e parezervë për llogaridhënie transparente dhe për veprime në funksion të tejkalimit

të problemeve reale me të cilat përballet Transmetuesi Publik. “Afarizmi në RTK është mbikëqyrë në vazhdimësi nga Zyra e Auditorit të

Përgjithshëm dhe nga Auditori i jashtëm i pavarur. Vetëm për vitin 2011 në RTK janë bërë dy auditime dhe raportet janë publikuar”, thuhet në

reagimin e Shaqirit. Drejtuesit e RTK-së gjithashtu shprehin gatishmërinë që, ashtu si deri më tash të bashkëpunojnë me autoritetet përkatëse

në funksion të ndriçimit të çfarëdo dyshimi.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!