29.07.2013 Views

SEKTOR I PADENJE - Gazeta Express

SEKTOR I PADENJE - Gazeta Express

SEKTOR I PADENJE - Gazeta Express

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

24

shkurteshqip

Shkurt e shqip / e-mail: shkurteshqip@gazetaexpress.com

tel: 038 76 76 76, fax: 038 76 76 78 adresa: Dardania 1/1 , Prishtinë

Komentet e lexuesve në Express Online

Express, 19 shtator 2012

Dyshojnë

në legjitimitet

Babloku

Z.Kuqi, legjitimitetin më të madh e ka Presidentja, kur po e krahasoj

me juve të zgjedhurit nga popullit!

Ken

Mënyren se si është zgjedhur presidente Atifete Jahjaga me marrëveshjeve

politike tani e ka rolin si një ushtrues detyre që tani ajo marrëveshje politike

nuk po respektohet as nga ata që e kanë zgjedhur. Legjitimiteti është

zero sikurse zgjedhja e Ramon Morines në ish sistemin e Milosheviqit.

Beqa

E lus zotëri Kuqin që të ma sqaroj se ku është dallimi në mes të legjitimitetit kushtetues

e juridik dhe legjitimitetit demokratik!? Qeveritarët tonë vërtet mendojnë

se ne hamë bar e mundohen të shkepin mjegull..mjegull...mjegull. Sa i

perket fatit te presidentes nuk me intereseon aspak ajo pune, se kush bon pazar

me dreqin ashtu edhe i del hesapi. Por me pengon kur qeveritaret ton, si

ne këtë rast, japin deklarata që vërtet nuk kanë kurrfarë kuptimi!Deri kur!?

Samiri

Mos u nguteni se Haradini Kuci mire e ka cek se Atifetja nuk ka legjitimitet. ajo

nuk u zgjodh si rezultat e votes se lire te qytetarëve-qe do te kishte legjitimitetin

demokratik,ajo u zgjodh si presidente e përkohshme nga 4 persona dhe u

votua ne parlament dhe gjykata kushtetuese e mbrojti si legjitime presidenten

deri ne fund te mandatit-qe d.m.th.Legjitimitet juridik, e jo demoktratik nga se

kushtetuta e Kosoves eshte jo demokratike por e imponuar nga te tjeret.

Gzimi

Po brengosen këta tanët që s’po ja jep ai dorën. Se çdo keqe që e keni mbjell po korrni

tash edhe deklaratë e pavarësisë e pate lexu Thaçi ku mori roli e presidenti a ka pase

legjitimitet se Presidenti është 1 po këta PDK po doj me ndryshu siç po ju vjen me

mire e Kuqi a ka legjiminitet vete se dha dorheqje e veq e futi bishtin mese kembeve

e u kthy prap pake burra ka ne politiken e kosoves qe kane b.... se shumica jane te

dëgjueshëm ndaj huajve se jane pasuru me hajni e kta qe po doj me ndyshu diq jane

VV po kta tane me huaje spo lene me qel syte se këtyre spo ju konveno e vërteta.

Jaha

Send s’ka prej saj as legjimitet as marre skish hiq me hanger

djersen e popullit kjo ish katastrofë njeri.

Big brother

Në Kosovë askush nuk ka legjitimitet sepse vetëm 20% e popullsisë kanë dalë në

votime. Këta të njëjtit politikan (janë rreth 20 individ), të të gjitha partive politike qe

15 vjet dalin në televizor e në kuvend e mundohen veç me shit mend. A thua kur do ta

kuptojn qe jan aq te mjer dhe bajat.Keta para se te dialogojn me Serbin se pari duhet

te dialogojn me popullin te cilin per çdo dite po e varferojn,poshtrojn dhe po ja cenojn

perdite e ma shume intigritetin personal,moralin,krenarin dhe atdhedashurin.

Lumi

me marrëveshje u ardhe po nuk do me shku zoja ne rregull vetëm i kishe propazu

LDK mos lesho pe mos i voto ligjet ne parlament edhe pikë...

Sqarim

Opinionet e botuara në rubrikën "Shkurteshqip"

nuk shprehin qëndrimet e redaksisë.

Express

E enjte, 20 shtator 2012

Grandiozët

e Grandit

Ndue Ukaj

“Sundimtarët shqiptarë janë kusarë të

mirë”, shkruante Eqrem Bej Vlora, në një

artikull të botuem me 1930. Nga ajo kohë

kur u shkrua ky artikull, na ndanë afro një

shekull, ndërkaq politikanët shqiptarë,

kudo hapësirave shqiptare, përveç se

janë ba musketarë më të fortë, po ashtu,

shumica prej tyre, janë kusarë të mirë e

ma të zotë, dhe grandioz të epshëm me

realizua çdo gjë që i vetëplotëson interesat

tyre egoiste.

Ka vite, qysh kur Kosovës i mungon

atmosfera intelektuale, atmosfera kulturore,

atmosfera artistike dhe atmosfera e

shëndoshë politikë. Kjo gjendje anemike,

prodhon vetëm lajme të këqija, që janë

ba shujtë për qytetarin e mjerë, që zgjohet

dhe bie duke u marrë me personazhet

e jetës politike, që ja kanë nxi jetën.

Kosovën dhe qytetarët e saj, i ka ngopur

tej mase politika, e cila prodhon

vetëm lajme te këqija, që rëndojnë jetën

edhe ashtu të rëndë të qytetarëve tanë.

Madje, edhe kur ndodh diçka e mirë, ajo

mbështjellët menjëherë më tisin e zi të

lajmeve të këqija, që zakonisht i prodhon

politika. Kjo ka shkërmoq keq qytetarinë

e këtij vendi, duke e detyrua ta zhvendos

vëmendjen, nga problemet kardiake te

shoqërisë, tek zyrat e qeverisë dhe parive

politike, prej ku shumëzohen te këqijat e

këtij vendi dhe për këtë vend.

Prandaj, kush thotë se skena politike

në vend është e ndarë dhe e përçarë, e

ka shumë gabim. Shikoni telenovelën

e Grandiozëve të Grandit. Përmasa e

kësaj ngjarje, nuk duhet kuptuar, as tek

3. 6 milionët e përfolur, as tek 8 milionët

e kërkuar në mënyrë groteske. Përmasa

e kësaj telenovele tragjike, s’ duhet

reduktuar dhe assesi s’duhet kuptuar

vetëm tek një objekt, që dikur ishte nga

më të njohurit në kryeqytet dhe vend.

Përmasa e kësaj ngjarje, është simbioza

tragjikomike, që shpjegon qartë se

morali politik në shoqërinë tonë është

zero, që shpjegon qartë se biznesi është

i pistë dhe se institucionet janë vende

për zhvatje. Zhvillimet e fundit rreth këtij

objekti, tregojnë qartë se për ta vjedh

shtetin, këtu ka kompromise të plota,

mes pozitës dhe opozitës, mes pseudo të

majtëve dhe pseudo të djathtëve, ndërsa

për ta zhvat qytetarin e Kosovës, dallimet

politike, shuhen sa çelë e mbyll sytë.

Në fakt, Grandi është metafora e jetës

sonë, qysh kur shtetin tonë e kanë kap

përpara një kastë politikanësh sharlatanë,

të cilët, krejt aksidentalisht janë

gjend brenda portave të politikës.

Ata din të jenë kusarë të zotë, të shantazhojnë,

të korruptojnë të tjerët dhe të

vetkorruptohen, të krijojnë klane dhe

gjithfarë grupesh të tokës e nëntokës,

por s’dinë të ofrojnë ide për shtetin stabil,

s’dinë dhe s’duan me preventue korrupsionin,

thjesht, ata s’dinë të krijojnë shtet

për të gjithë.

Në Kosovën e dërmuar, grandiozët e

shtetit, ata që kanë kap fatin e qytetarit,

nuk ndalen së talluri me fatin e një

vendi, që çdo ditë thellohen në mjerim,

ashtu sikurse Grandi, që për çdo vit e

humb shkëlqimin e tij të dikurshëm.

Këtë tallje, tashmë e shpërfaqën edhe

njëherë hapur, disa sharlatantë që as një

fjali politike, nuk din të artikulojnë qartë.

Sikur të mos mjaftonin deformimet

e panumërta që e zotërojnë jetën

shoqërore e politike në vend, sikur të

mos mjaftonte mjerimi dhe gjendja e

rënd sociale, që është ba shujtë e përditshme

për qytetarin e Kosovës, atij i

duhet vazhdimisht të dëgjoj për aferat

milionëshe të korrupsionit, nga ata që

predikojnë moral politikë, nga politikanë

që tallen me fatin e një populli të tërë.

E nga kjo gjendje anemike, tashmë

është ba vështirë të dilet. Mirëpo, një

nga detyrat e para dhe imediate, për

idealistët e një Kosovë tjetër, duhet me

qenë lufta për liri te shpirtit, një lufte kjo

që duhet ndjek pa kompromis, kundër

plogështisë dhe erresinës se mendjes.

Kjo betejë, synim duhet ketë tejkalim e

të sotmes së mjerë, drejt një të ardhme

ma të ndritshme. Po nuk u fi tua jo betejë,

agonia shoqërorë do të zgjatet dhe në

vendi do të thellohet në mjerim. Ndërkaq,

kopetë politike, kuazo intelektuale,

vetëm sa do te shtohen, duke u ba rrezik i

brendshëm qe ha nga brenda shoqërinë.

Kjo kastë, e ka shkërmoq qenien shqiptare,

duke demonstrua çdo ditë, mosdije,

arrogancë dhe papërgjegjësi.

Nëse kthehemi dhe e analizojmë këtë

gjendje nga perspektiva historike, shohim

qartë se kjo gjendje dhe mentalitet

sundimtarësh, nuk na është ndare

që tash e një shekull. Poeti kombëtar,

At Gjegj Fishta, në satirat e tij, kështu i

stigmatizonte politikanët shqiptarë të

kohës: "Ju rrugaca sallahana/ vagabonda

shakllabana/... rricna t'ndyet, mikrobe

të kqi/ qi të mjerës moj Shqipni/

kthelltë hi i keni në mushkri/pa dhimbë

gjakun tuj ia pi/ por der kur, bre batakçi!

"(At Gjergj Fishta, Gomari i Babatasit,

Metamorfoza)

Është koha e fundit, me riedukue

vetën për me kuptua ma mirë shtetin,

për me dashur ma shumë kombin, për

me punua ma shumë për tashmen dhe

me projektua ma sigurt dhe me vetëdije

të ardhmen. Thjeshtë, tani na duhet

të kuptojmë se: “atdhetarizëm don me

thanë dashuri për njerëz, dashuri të

sinqertë, dashuri vepronjëse, dashuri

ideale..." At Anton Harapi. Pa këtë postulate,

ardhmja jonë shfaqet e mjegullt.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!