29.07.2013 Views

SEKTOR I PADENJE - Gazeta Express

SEKTOR I PADENJE - Gazeta Express

SEKTOR I PADENJE - Gazeta Express

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

2

Pressing

Fjalët tona

Në Kosovë ka

dështuar

drejtësia .

MOTI PRISHTINË

Sot

Max: 19 °C

Min: 4 °C

Nesër

SAMI KURTESHI,

Avokat i Popullit, i ka bërë

këto komente në tryezën

me temën “Gjendja e të

Drejtave të Njeriut për

vitin 2011”, organizuar

nga Avokati i Popullit dhe

i përkrahur nga misioni i

OSBE-së në Kosovë.

Serbia nuk do

ta njohë

Kosovën.

BRANKO RUZHIQ,

Shefi i Grupit Parlamentar

të Partisë Socialiste të

Serbisë, i ka bërë këto

komente përkitazi me

referendumin me pyetjen

“Evropa ose Kosova”.

116 vjet.

DEPARTAMENTI

për Krime të Luftës të

Gjykatës së Lartë në

Beograd dënoi kështu 11

anëtarë të grupit të Gjilanit

të Ushtrisë Çlirimtare të

Kosovës, ndërsa gjashtë u

liruan nga akuza për krime

lufte kundër civilëve në

Gjilan në vitin 1999.

Max: 19 °C

Min: 6 °C

Gazeta Express është botim i MediaWorks, LLC

Adresa: Dardania 1/1

Prishtinë, 10000, Kosovë

E-Mail: info@gazetaexpress.com

Tel. +381 (0)38 76 76 76; fax: 038 76 76 78

www.gazetaexpress.com

Pacolli është

viktimë e

gafave të

tij, por edhe

kurbani i

radhës i

dashurisë

hashimiane

E enjte, 20 shtator 2012

Kryeredaktor: Leonard Kerquki leonard.kerquki@gazetaexpress.com

Politikë: Shpend Limoni shpend.limoni@gazetaexpress.com Ekonomi: Arben Hyseni arben.hyseni@gazetaexpress.com\

Bota: Arsim Buxhovi arsim.buxhovi@gazetaexpress.com

Arte: Faton Raçi faton.raci@gazetaexpress.com Editorialet dhe Shkurt e Shqip: Arben Idrizi arben.idrizi@gazetaexpress.com

Sport: Valdet Hasani valdet.hasani@gazetaexpress.com Fotografia: Atdhe Mulla atdhe.mulla@gazetaexpress.com,

Drejtore e marketingut: Vjollca Musa, marketing@gazetaexpress.com redaksia: info@gazetaexpress.com tel: 038 76 76 76, ; fax: 038 76 76 78;

Drejtor ekzekutiv: Shpend Jakupi, shpend.jakupi@gazetaexpress.com Shtypi: Roto Print Center: MediaWorks.

Armand Shkullaku

Pacolli, mburojë e

dyfi shtë për Thaçin

Largimi i Behgjet Pacollit nga qeveria Thaçi

mbetet lajmi politik më i lakuar në Kosovë.

Kundërshtarët e politikanit milioner, disa nga

parimi e shumë të tjerë nga mosshpërblimi, i

kanë përqëndruar të gjitha goditjet mbi fi gurën

e tij, sidomos pas skandaleve me njohjet afrikane

dhe dosjes së dyshimtë të hotel Grandit.

Zërat që kërkojnë dorëheqjen e Pacollit janë shtuar,

edhe brenda mazhorancës, duke e paraqitur

zv/kryeministrin si problemin apo të keqen

më të madhe të kësaj qeverisje. Vetë kryetari i

AKR është një gjah i lehtë për kundërshtarët e

tij dhe nuk është e vështirë të qëllosh në shenjë

sa herë ai shfaqet në publik. Por këtë herë duket

se goditjet janë intensifi kuar, organizuar dhe

drejtuar në atë mënyrë që Behgjet Pacollit të

mos i lihen shumë zgjidhje. Ai pret që për fatin

e tij të vendosë kryeministri.

Ndërkohë, ngjarjet e tjera që po e shoqërojnë

kryqëzatën ndaj Behgjet Pacollit të bëjnë të dyshosh

se më shumë se sa ndëshkim për gafat e

tij, zv/kryeministri i parë po bëhet kurban për

vazhdimësinë e qetë të qeverisë dhe ruajtjen

e autoritetit të kryeministrit. Duke qenë tepër

i ekspozuar me trashësinë e veprimeve të tij,

Pacolli shërben si magnet për të tërhequr mbi

vete sulmet kundër qeverisë, duke lënë kështu

në hije dështime apo afera korruptive në sektorë

të tjerë të qeverisjes. Eshtë më e lehtë të gjuash

një elefant se sa një dhelpër. Në këtë kontekst,

diskutimi për qeverisjen po reduktohet nga

analiza e rezultateve konkrete në një perceptim

se me ikjen e zv/kryeministrit problematik

gjithçka mund të korrigjohet. E ky korrigjim do

të ishte plotësisht i suksesshëm sikur vendin e

AKR në qeveri ta merrte AAK.

Me lojën e dyfishtë të largimit të AKR nga

qeevria dhe joshjes së AAK, kryeminstri Thaçi

synon të realizojë disa objektiva. Në radhë të

parë ai krijon idenë e përgjithshme se gjithçka

që ka shkuar keq ka qenë për faj të koalicionit

të detyruar dhe jo lidershipit të tij. Gafat e

zëvendësit, që normalisht janë edhe përgjegjësi

e kryeministrit, ai ia faturon indirekt personalitetit

të Pacollit si individ dhe jo qeverisjes së

tij si fi lozofi . Pacolli po paraqitet si një ishull

i veçuar brenda qeverisë Thaçi, ndërkohë që

është pjesë e së njëjtës mënyrë të drejtimit të

shtetit, përveç se e refl ekton atë më shumë se

kushdo tjetër. Mosveprimi apo mosdeklarimi i

kryeministrit në raport me bëmat e zëvendësit

të tij, dëshmon se ai është i interesuar ta mbajë

sa më gjatë pezull këtë situatë që i konvenon:

as ta largojë, por as ta mbrojë Behgjet Pacollin.

Edhe kur thotë me gojë se koalicioni funksionon

më së miri, me vepra le të kuptohet se

nuk e dëshiron vazhdimësinë e tij. Deklarata

të deputetëve të PDK që kërkojnë dorëheqjen

e Pacollit, mbledhja e kryesisë për të diskutuar

koalicionet e ardhshme apo fl irtimi i hapur me

AAK, forcojnë idenë se e keqja nuk është brenda

PDK por diku tjetër. Ky pozicion, ku Pacolli

shërben si mburojë e dyfi shtë, i konvenon më

së miri kryeministrit e prandaj ai nuk ka asnjë

nxitim të ndërmarrë akte konkrete.

Me projektimin e idesë se gjithçka do të

ndryshojë së shpejti, në fakt kryeminstri po blen

kohë dhe qetësi për të mos ndryshuar asgjë.

Madje më shumë se kaq. Duke lënë të kuptohet

se një ditë të afërt koalicioni me AKR mund të

prishet dhe qeveria do të riformatohet, Thaçi

nuk kërkon thjesht të shkarkojë mbi shpinën

e Pacollit barrën e përgjegjësisë për rezultatet

e deritanishme. Kreu i PDK luan një lojë më të

madhe politike që po i vë nën presion palët e

tjera. Në radhë të parë ai eleminon ndonjë rebelim

të mundshëm brenda PDK në një moment

delikat kur pakënaqësitë po shtohen. Riformatimi

i qeverisë u krijon pasiguri ministrave që

janë dhe atyre që aspirojnë të bëhen nga PDK.

Po kështu edhe ministrat që vijnë nga Koalicioni

Kosova e Re dhe që formalisht janë në drejtimin

e Behgjet Pacollit, nëse këtij të fundit i rrëshket

këmba në greminë, do të kërcejnë në bregun e

Thaçit për të ruajtur pozitat që kanë. Pala e tretë,

e vënë nën presion pak nga pak, është partia e

Ramush Haradinajt, që në pritje të rokadës me

Pacollin ka ulur tempin opozitar, ka premtuar

bashkëpunim në dialogun për veriun dhe është

përfshirë në ndarjen e posteve imagjinare ministrore

duke rrezikuar kohezionin e brendshëm.

Prandaj politikani milioner është lënë si një

gjah i pambrojtur në pyllin e politikës. Ai duhet

gjuajtur por jo asgjesuar. Për sa kohë të jetë

kështu, kryeministri ka hapësirën e nevojshme

për të manovruar. Pacolli është viktimë e gafave

të tij, por edhe kurbani i radhës i dashurisë

hashimiane.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!