17.08.2013 Views

FUNDI I HUMBJEVE - Gazeta Express

FUNDI I HUMBJEVE - Gazeta Express

FUNDI I HUMBJEVE - Gazeta Express

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

E diel, 6 mars 2011 BOTA 13

Libia ndërprenë Internetin

Në Libi është ndërprerë shërbimi i

Internetit, ndërsa janë në intensifikim

e sipër përleshjet ndërmjet

kundërshtarëve dhe përkrahësve

të Muammar Gaddafi t.

Bllokimin e uebfaqeve e kumtoi

rrjeti Arbor, i cili monitoron përdorimin

e Internetit, si dhe kompania

Google.

Edhe pse libianët kanë më pak qasje

në Internet krahasuar me shtetet

tjera, bllokimi i tij thuhet se do ta

bëjë më të vështirë informimin e

tyre për ngjarjet në vend.

Gjatë protestave në Egjipt që çuan

në largimin e presidentit Hosni Mu-

barak, autoritetet mbyllën po ashtu

qasjen në Internet për gati një javë.

Në ndërkohë, forcat besnike të

Gaddafi t po përleshen me protestuesit

në përpjekje për të rimarrë

kontrollin e qytetit al-Zavijah. Raportet

fl asin për dhjetëra viktima.

Agjenica Reuters citon dëshmitarët

SERBISE

matimin e regjimit të Gaddafit,

edhe përkundër faktit se ministria

serbe e Mbrojtjes ka theksuar se

ka ndërprerë të gjitha lidhjet me

ushtrinë e Libisë, që nga fi llimi i

kryengritjes.

Dhe përderisa qeveria ka furnizuar

me armë Gaddafi n, të cilat

ai me gjasë i ka shfrytëzuar kundër

popullit të tij, udhëheqësi i lëvizjes

së rinisë, e cila në vitin 2000

përmbysi nga pushteti diktatorin

serb, Slobodan Miloshevicin, ka

furnizuar protestuesit në Lindjen

e Mesme me inspirim, e në disa

raste edhe me këshilla.

Veteranët e lëvizjet serbe, Otpor,

krijuan një organizatë për t’i

trajnuar kryengritësit potencial në

artin e revolucionit paqësor. Ata

trajnuan një prej grupeve kryesore

të rinisë, e cila ishte në qendër të

revolucionit në Egjipt dhe besojnë

se e kanë ndikuar edhe kryengritjen

në Libi.

“Ka gjasa që disa grupeve të

rinisë në Libi ju lindi ideja se si

ta përmbysin Gaddafin, duke u

mbështetur te aktivistët egjiptianë,

të trajnuar nga ne”, thotë

ish-udhëheqësi i Otporit, Srdja

Popovic.

Ministria Serbe e Mbrojtjes

gjithashtu mohoi raportet e disa

medieve arabe, se mercenarët

serbë kanë drejtuar aeroplanët e

Libisë, të cilët bombarduan protestuesit

në qytetin e Bengazit.

Gaddafi në intervistën dhënë

Pink TV tha se “mediet arabe po

tentojnë të paguajnë serbët, për

të thënë se ata kanë bombarduar

civilë”.

Ushtria serbe ka punuar shumë

viteve të kaluara, për të përmirësuar

imazhin e vet të dëmtuar.

Gjatë luftërave në Ballkan, në

vitet e 90-ta, shumë serbë u shpallën

fajtor për krime të luftës

dhe krime kundër njerëzimit. Por

gjatë viteve të fundit, kryesia reformatore

e ushtrisë ka tentuar të

ndryshojë imazhin, duke ofruar

që të marrë pjesë në operacionet

ndërkombëtare paqëruajtëse në

Afrikë, Lindjen e Mesme dhe në

Azi.

Por kjo bie ndesh me lidhjet e

ngushta të Serbisë me Libinë.

Kompanitë serbe së fundi kanë

arritur marrëveshje në parim, për

të ndërtuar dhe pajisur një spital

ushtarak në Libi, e gjithashtu që

të vazhdoj trajnimin e pilotëve

libianë dhe që të riparoj dhe të

përkujdeset për 120 aeroplanë

luftarakë, të cilat ish-Jugosllavia

ja ka shitur Libisë në vitet e 70-ta

dhe të 80-ta.

“Ish-Jugosllavia dhe Serbia kanë

një histori të gjatë të bashkëpunimit

me Gaddafi n, në të cilin shitja

e ekspertizës ka luajtur një rol të

rëndësishëm”, nënvizoi Radic.

(AP)

të kenë thënë se të paktën 30 njerëz

kanë humbur jetën në përpjekjet e

forcave qeveritare për të rimarrë

kontrollin e qytetit Zavijah.

Udhëheqësi i protestuesve në këtë

rajon thuhet të jetë vrarë, ndërsa të

dyja palët pohojnë se kanë kontrollin

e zonës.

Dëshmitarët fl asin për përdorimin e

armëve të rënda, tankeve dhe mortajave

në qytetin që ndodhet vetëm

50 kilometra larg Tripolit.

Ndërkohë, autoritetet spitalore

kanë bërë të ditur për 27 të vrarë

nga shpërthimi i deposë së armëve

në Bengazi.

Zbulohet libri me lëkurë njeriu

Një libër në bibliotekën e Devonit,

në Angli, është mbuluar me

lëkurë njeriu, njoftuan mediet

angleze. Libri makabër daton nga

viti 1830 dhe përmban poezitë e

John Miltonit. Ai është mbështjellë

me lëkurën e një njeriu të quajtur

George Cudmore, i cili u varr gjatë

atij viti pasi kishte vrarë gruan

e tij, Grace. Askush nuk i kishte

kushtuar rëndësi detajit makabër

deri në zbulimin e bërë prej vetë

librarisë, i raportuar gjerësisht në

shtypin britanik. Vëllimi do të ekspozohet

së shpejti si një tërheqje

turistike. Librat me lëkurë njeriu,

ndonëse tepër të rrallë, ekzistojnë

prej kohësh. Praktika disa qindravjeçare

u ndërpre në periudhën e

Revolucionit Francez, në vitet 1800.

Lëkura merrej nga të dënuarit me

vdekje, por shpesh herë edhe lihej

edhe si amanet që pas vdekjes,

ajo të merrej dhe të përdorej për

të mbështjellë kopertina librash, në

formë kujtimi për të afërmit.

Twitter kushton 7.8 miliardë dollarë

Rrjeti social Twitter është vlerësuar

me 7.8 miliardë dollarë, më

shumë se dyfishi i dhjetorit të

shkuar, në një ankand në të cilin

investuesit kanë paguar 34,50

dollarë për çdo veprim.

Në ankandin e realizuar në

dhjetor, investuesit i kishin

vënë Twitter një vlerë prej 3,7

miliardë.

Myslimanët kritikojnë

ministrin e Brendshëm

gjerman

Përfaqësues të shoqatave myslimane

në Gjermani kanë kritikuar

ministrin e ri të Brendshëm, Hans-

Peter Friedrich, për shkak deklaratave

të tij për islamin. Friedrich e

ka cilësuar Konferencën Islamike

si një aktivitet shou, tha Kryetari i

Këshillit islamik gjerman, Ali Kizilkaya,

për gazetën «Bild». Politikani

i CDU-së në paraqitjen e tij të

parë zyrtare si ministër për punë

të Brendshme, theksoi se nuk ka

asnjë dëshmi historike që islami

Rrjeti social, i cili është bërë

në javët e fundit një prej protagonistëve

të revoltave demokratike

në botën arabe, numëron

më shumë se 175 milionë përdorues.

Në këtë mikro-blog, përdoruesit

shpërndajnë porosi deri

në 140 karaktere dhe shkruajnë

mesatarisht një mesatare prej

95 milionë “tweet” në ditë.

i takon edhe Gjermanisë. Ai iu

kundërvu me këtë edhe vlerësimit

ndryshe, të deklaruar nga presidenti

gjerman, Christian Wulff, i

cili pat theksuar se islami është

pjesë e Gjermanisë.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!