17.08.2013 Views

FUNDI I HUMBJEVE - Gazeta Express

FUNDI I HUMBJEVE - Gazeta Express

FUNDI I HUMBJEVE - Gazeta Express

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

E diel, 6 mars 2011 25

Fjalët e Botës

Unë jam përgjegjës

për reputacionin e

shkollës dhe ai ka vuajtur.

HOWARD DAVIES,

Kryesues i London School

of Economics duke ofruar

dorëheqje nga funksioni

i tij, duke përmendur

dëmtimin e reputacionit

të këtij institucioni, të

shkaktuar për shkak të

lidhjeve me regjimin e

Libisë.

Është ky fi llimi i një

diktature. Po kthehemi

prapa për shekuj të tërë.

ALIYA NASAIF,

Deputet irakian, duke

theksuar se kryeministri

Nouri al-Maliki, po e

zgjeron në vazhdimësi

pushtetin e tij, përfshirë

këtu edhe kërkimin dhe

sigurimin e një vendimi nga

Gjykata më e lartë e Irakut,

për të vënën nën kontrollin

e vet disa agjenci dikur të

pavarura.

Arid Uka: Multikulturalizmi

dhe (a)kultura e fanatizmit

Alfred Lela

Ato që dimë për Arid Ukën

ende i përkasin jehonës.

Zëri vazhdon të na ngjajë

i largët, ashtu si fati i tij;

fi llimisht i dyzuar dhe përfundimisht

i keq: nga është Arid

Uka, nga Frankfurti apo Mitrovica,

gjerman apo kosovar, quhet

Arid apo Arif, është lindur në landin

Hesse apo në ish-Jugosllavi,

ndihet gjerman apo shqiptar?

Apo edhe më skajshëm, asnjëra

prej tyre. Jehona që qerthullon

mbrapsht, duke kërkuar të bëhet

zë kërkon të na tregojë se së paku

kohët e fundit, si për të dalë nga

ky dyzim apo për t’u futur edhe

më thellë brenda tij, Aridi kishte

Fotoexpress

zgjedhur një identitet të ri për

veten; atë të ushtarit të islamit,

xhihadistit të çiftuar edhe me

nome de guerre Abu Rayenn. Një

brerje estetike, nëse do kishte patur

ndonjë, nuk do ta kishte lejuar

që emrin e tij të bukur pothuajse

homerik, Arid Uka, ta këmbente

me një emër arab, huazuar nga

websajte fanatikësh. Të mërkurën

pasdite plumbat e shkrehur nga

arma e Arid Ukës kanë hapur

plagë në trup e në shpirt. Gjermania

e multikultur-ës së dështuar,

për të perifrazuar kancelaren Angela

Merkel, ka parë edhe njëherë

veten në pasqyrë dhe përmes

imazhit të një 21-vjeçari do të

kërkojë politika të reja për integrimin

e të huajve ose mure të reja

Prekaz, 5 mars 2011 — Fëmijët fotografohen me pjesëtarët e FSK-së.

Nën përkujdesjen e Qeverisë së Kosovës, të shtunën ka nisur manifestimi

treditor “Epopeja e UÇK-së”, me rastin e 13-vjetorit të rënies heroike të

komandantit legjendar të UÇK-së, Adem Jashari dhe familjes së tij.

të larta përreth Prusisë së vjetër.

Shkundullimat kanë qenë më të

forta në Kosovë, natyrisht. Shteti

3-vjeçar, megjithëse i mbikëqyrur

nga evropianët, është i vetmi në

Ballkan pa një premtim të daljes

nga kjo mbikëqyrje dhe afrimit

te portat e Europës. Bisedimet e

tensionuara me serbët, një shumicë

e brishtë qeverisëse, hija e

hetimit të EULEX-it për akuza që

përmendin edhe Kryeministrin,

një President i kontestuar me

zell nga opozita, e errësojnë perspektivën

integruese të Kosovës.

Gjaku amerikan derdhur në një

qytet europian nga tyta e pushkës

së një djaloshi me origjinë kosovare

e frymëzim arab është më

shumë se një thikë pas shpine.

(FOTO: ATDHE MULLA)

Fërgëllima janë shkaktuar edhe

në Shqipëri. Identifikimi i kosovarëve

si shqiptarë nuk është

diçka me zgjedhje, të cilën je i

lejuar ta bësh kur ata luajnë fi lma

në Hollivud, militojnë në

Kombëtare apo marrin pjesë

në American Idol. Bashkë me

kurorën e lavdisë, edhe peshën

e kryqit të turpit je i detyruar ta

marrësh mbi shpinë. Në këtë puzzle

sigurisht është edhe Amerika

e përballur për herë të dytë me

akte terroriste, ku kanë qenë të

përfshirë fanatikë islamikë me

origjinë nga viset shqiptare në

Ballkan. E para përpjekje i përkiste

vëllezërve Duka nga Dibra e

Maqedonisë, pjesë e një grupi i

cili komplotonte një sulm kundër

Ne kurrë nuk do të

negociojmë me të.

A mund t’i ndihmojë Franz Beckenbauer

anëtarësimit të Kosovës në FIFA?

ABDUL HAFIF GOGA,

Zëdhënës i kryengritësve

që po luftojnë kundër

Muammar Gaddafit,

në lidhje me raportin

se udhëheqësi i Libisë

e ka pranuar planin e

Venezuelës, për t’i dhënë

fund konfliktit në Libi.

bazës ushtarake Fort Dix në New

Jersey. Të dyja herët amerikanët

nuk i kanë identifikuar aktet e

veçanta si “shqiptare”, madje rasti

i Fort Dix-it u raportua më zbehtë

se çdo plot tjetër terrorist. Shkurt

e për bukuri, as Arid Uka nuk e

ka prishur love affair-in shqiptaro-amerikan.

Kjo nuk do të

thotë se opinioni publik botëror

nuk e ka marrë shënim faktin se

listën e fanatikëve islamikë herë

pas here mund ta vizitojnë emra

shqiptarësh. Siç nuk do të thotë se

dhimbja njerëzore e familjarëve

të ushtarëve të vrarë mund ta

marrë ngushëllimin te fakti se

shqiptarët janë populli më proamerikan

në botë. Kaq nuk mjafton

për ta. Arid Duka, ndërkohë,

do t’i ketë ikur edhe më shumë

shqiptares tek ai dhe emri i tij. Në

websajte fanatikësh, të njëjtat që

e frymëzuan për aktin idiotesk,

ai do të shfaqet me emrin e tij të

martirit islamik Abu Rayenn. Jehona

e aktit të tij nuk do të bëhet

zë, por frymë e keqe fanatizmi që

do kërkojë të shumëzohet tjetërkund

e tjeraherë. Dhe fryma e

keqe mezi del.

Marrë nga mapo.al

Anketa në gazetaexpress.com

Po (71%)

JO (29%)

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!