17.08.2013 Views

FUNDI I HUMBJEVE - Gazeta Express

FUNDI I HUMBJEVE - Gazeta Express

FUNDI I HUMBJEVE - Gazeta Express

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

E diel, 6 mars 2011

arté Phil

Redaktor: Faton Raçi

e-mail: faton.raci@gazetaexpress.com

tel: 038 76 76 76 fax: 038 76 76 78

Phil Collins i jep fund muzikës

Collins mbyll karrierën e tij muzikore duke

kërkuar falje për suksesin e jashtëzakonshëm që

ka pasur.

Muzikanti legjendar, pas 40 vitesh suksesi, mendon

se mungesa e tij nuk do të ndihet.

Bateristi i ish grupit Genesis, i cili ka shitur më

shumë se 150 milionë albume, ka kërkuar falje

për suksesin e madh që ka pasur: “Më vjen keq

që karriera ishte kaq e suksesshme. Sinqerisht që

nuk mendoja se do të shkonte kështu.”

60 vjeçari, i cili jeton në Zvicër, ka vuajtur një sërë

problemesh me shëndetin vitet e fundit.

Dëgjimi i tij është dëmtuar nga të luajturit live, ka

pasur shqetësime me shtyllën kurrizore dhe me

duart duke e bërë të pamundur uljen e tij sërish

në bateri

Pas Polonisë në Londër

Ekspozita “Kopshti i ëndrrave”, e hapur prej 10 dhjetorit, me punën e rreth 26

artistëve tanë, ka udhëtuar për në Londër në ekspozitën ndërkombëtare të arteve

pamore në Galerinë “Red gate gallery”. Kjo ekspozitë u hap me 4 mars.

Albana S. Muja

Prishtinë, 5 shkurt –

“Kopshti i ëndrrave” ishte ekspozita e cila

mblodhi disa artistë nga Kosova, puna e

të cilëve u prezantua në Galerinë Miejska

të Bashkisë së Bidgoshcit (Bydgoszcz) në

Poloni. “Kopshti i ëndrrave” mblodhi

artistë kryesisht nga Kosova

dhe Shqipëria, me punime në

pikturë, skulpturë, qeramikë, video

instalacion, performancë, fotografi.

Ekspozita qëndroi e hapur

për rreth një muaj në galerinë

në fjalë, ndërsa ka shëtitur

nëpër galeritë e njohura të

Polonisë deri më datën 27

shkurt të vitit 2011, për

të ndërruar stacion në

muajin mars.

Koncepti i “Kopshtit

të ëndrrave” përfshin

tregimin e fatit të një

kombi të ballafaquar

me luftën e pakompromis,

interesat, ideologjitë,

ekonominë dhe

dëshirën për pushtet.

Artistët, të cilët përfaqësuan

vendin dhe punën

e tyre, janë: Adem Rusinovci,

Majlinda Kelmendi Ardian

Isufi, Albes Fusha, Ali Oseku,

Ardian Kapo, Artan Peqini,

Fatmir Miziri, Gazmend Leka,

Genc Permeti, Ilir Butka, Lumturi

Blloshmi, Merita Selimi,

Najada Hamza, Oert Miziri, Sadik

Spahija, Vladimir Myrtezai,

Gentiana Meta, Jetmir Lubonja,

Kedi Meniku, Renato Alickolli, Rezarta

Hoxha. “Pjesëmarrja jonë në këtë ekspozitë

kushtuar artit shqiptar në Poloni,

vjen si një ftesë nga profesorët e Akademisë

së Arteve të Tiranës dhe si rezultat

i një bashkëpunimi mes profesorëve të

Akademisë së Arteve të Tiranës dhe Fa-

Galliano akuzohet për racizëm

Prokurorët francezë njoftuan të enjten se kanë fi lluar hetime lidhur me akuzat për racizëm, të ngritura ndaj

stilistit të shtëpisë së modës Dior, John Galliano.

Paris, 5 mars - Sipas prokurorëve francezë,

stilisti britanik do të përballet me

gjykatën e Parisit, për shkak të akuzave,

që ndërlidhen me deklaratat e tij raciste

dhe anti-semite që i kishte bërë në Paris

javën e fundit. Megjithatë, stilisti, John

Galliano, ndërkohë ka kërkuar falje publike

për deklaratat e tij, por edhe ka hedhur

poshtë akuzat e ngritura kundër tij.

“E mohoj akuzën e ngritur kundër

meje, dhe jam duke bashkëpunuar

plotësisht me policinë për hetimin e

ngjarjes”, deklaroi Galliano për media.

Komentet e anti-semite të John

Galliano’s përshkruhen si ‘adhurim i tij

për Hitlerin’, andaj, në rast se shpallet

fajtor, këto komente atij mund t’i kushtojnë

me deri në gjashtë muaj burgim.

19

kultetit të Arteve të Prishtinës. Ndërsa

mënyra e prezantimit të veprave tona

në këtë ekspozitë ishte përmes dorëzimit

të disa punimeve tona, ndërkaq që

ishte kuratori polak ai që përzgjodhi ato

punime që përputheshin me konceptin

e tij dhe që i përkasin zhanrit instalacion

dhe performancë”, ka thënë Majlinda

Kelmendi, pas hapjes së ekspozitës

në Poloni.

Ndërsa stacioni i radhës për

“Kopshtin e ëndrrave” është Londra,

ku artistët tanë po prezantojnë

punën e tyre në “Red gate

gallery”, nga katër marsi i këtij

viti. Përveç Kosovës, në këtë

ekspozitë paraqiten edhe vepra

të artistëve nga Portugalia,

Italia, Brazili, Anglia dhe

Argjentina, duke i dhënë

një pasqyrë shikuesit të

artit bashkëkohor rreth

aktualitetit nga të gjitha

pjesët e globit.

Artistja Majlinda

Kelmendi, e cila merr

pjesë në këtë ekspozitë,

ka bërë të ditur se qëllimi i

pjesëmarrjes në këto aktivitete

mbetet prezantimi i artit vendor

edhe jashtë kufirit shqiptar.

Kelmendi me theks të veçantë

foli për titullin e kësaj ekspozite.

Përveç tjerash është shumë

domethënës dhe ka rëndësi të

veçantë për të si artiste.

“Është shumë e rëndësishme

për të qenë pjesë e kësaj ekspozite

që është më e madhja kushtuar

ndonjëherë artistëve shqiptarë

në Poloni, e tani edhe në Londër, sepse

aty ne prezantojmë artin tonë. Duke i

treguar kështu Evropës sesi arti është

përpjekur për të qenë një opozitë e fortë

e sistemeve politike shqiptare dhe sesi

është përcjellë kjo frymë te publiku”, tha

Kelmendi.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!