17.08.2013 Views

FUNDI I HUMBJEVE - Gazeta Express

FUNDI I HUMBJEVE - Gazeta Express

FUNDI I HUMBJEVE - Gazeta Express

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

30

SPORT

Yaya Toure

mbron

vëllanë Kolo

Yaya Toure ka insistuar se

vëllai Kolo ka përkrahjen e

plotë të bashkëlojtarëve të

tij nga Manchester City, pas

rezultatit pozitiv për doping.

Ish-qendërmbrojtësi i Arsenalit,

Kolo Toure është suspenduar

së luajturi deri në dëgjimin

e rastit nga Asociacioni i

Futbollit dhe rrezikon dënim

dyvjeçar nëse nuk arsyeton

rezultatin pozitiv për një “substancë

specifi ke”. 29-vjeçari

beson se substanca erdhi nga

një stimulues që përmbanin

tabletat për dobësim të

gruas së tij. Në përkrahje të

vëllait të tij, ylli tjetër i Cityt

Yaya Toure tha për The Sun:

“Kolo nuk ka përdorur asnjë

substancë që është ilegale. Ai

është i dëmtuar. I gjithë ekipi

është ndikuar, sepse Kolo

është anëtar i rëndësishëm

për ne, njëri prej kapitenëve

tanë, andaj kërkojmë zgjidhje

të shpejtë të problemit. Ne

kemi besim të plotë te Kolo.

Kam ardhur në Manchester

City për shkak të insistimit të

vëllait tim. Për mua do të jetë

shumë vështirë të luaj pa të”.

Edhe menaxheri i Arsenalit,

Arsene Wenger komentoi

lajmin. “Ai është i dëshpëruar,

por ligësisht, ajo që është e

ndaluar. Gabimi që ka bërë

është se nuk u këshillua me

stafi n mjekësor të klubit,

nëse duhej ta merrte atë”, tha

Wenger.

Kaladze vazhdon në Genoa

Mbrojtësi i Genoas, Kakhaber

Kaladze ka nënshkruar kontratë

të re dyvjeçare me klubin deri në

qershor të vitit 2013, ka njoftuar

klubi nga Serie A. Reprezentuesi

gjeorgjian iu bashkua Genoas

gjatë verës së vitit të kaluar

nga Milani dhe me paraqitjet e

Futbolli italian ka ngelur

në të kaluarën, sipas Giuseppe

Rossit dhe për këtë

arsye klubet spanjolle dhe

angleze kanë dominuar në

garat evropiane në vitet e fundit.

Rossi, sulmues nga New Jersey, i

cili luan për Kombëtaren e Italisë,

ka luajtur në skuadra nga këto tri

liga. Gjatë një interviste për The

Associated Press, ai tha se futbolli

italian ende luan sikur të ishin vitet

e vona ‘80 ose fi llimi i viteve

’90, kur Marco van Basten udhëhoqi

Milanin, ndërsa Juventus

përfaqësonte shtetin në kulm të

garave kontinentale. “Koha ndryshon

dhe ju duhet të ndryshoni

me kohën. Ju nuk mund të mbeteni

me ide të njëjtë që kishit në

të kaluarën. Futbolli italian nuk

e ka bërë ende këtë evolucion”,

tha Rossi, i cili ka shënuar katër

gola në 17 paraqitje për Italinë

dhe ishte kapiten i Azzurrëve

kundër Rumanisë në nëntor. “Ju

gjithmonë do t’i shikoni ndeshjet

angleze ose spanjolle para

Serie A dhe kjo është për shkak

se ato të dyja kanë evoluar”, shtoi

ai. Triumfi i Interit në edicionin

e kaluar të Ligës së Kampionëve

ishte i treti për Italinë – Milan fi toi

tij të mira ka bindur drejtuesit

të klubit t’i ofrojnë qëndrim

afatgjatë. “Jam larguar nga klubi

më i suksesshëm në botë dhe

jam adaptuar mirë në një realitet

tjetër. Kam rikthyer entuziazmin

tim në Genoa”, tha Kaladze për

uebfaqen zyrtare të Genoas.

më 2003 dhe 2007 – nga viti 1997

në garën e dominuar nga klubet

spanjolle dhe angleze. Edhe pse

Spanja mori pesë tituj, ndërsa Anglia

tre gjatë periudhës së njëjtë,

klubet italiane së fundmi kanë hasur

në vështirësi edhe të kalojnë

në fazën përfundimtare të garës

ku vetëm Inter kaloi në gjysmëfi

nale në tri vitet e fundit. Ekipet

angleze dhe spanjolle kanë kaluar

në fi nale në katër prej nëntë edicioneve

nga 2008-ta, ndërsa Serie

A humbi pozitën e katërt për në

Ligën e Kampionëve nga Bundesliga

gjermane, prej sezonit

2012-2013. Asnjë klub italian nuk

e ka fi tuar Kupën UEFA-Europa

League prej triumfit të Parmës

12 vjet më parë, ndërsa nga ajo

kohë kanë festuar katër skuadra

spanjolle. Rossi, adhurues i lojës

teknike të Spanjës mbi taktikën

tradicionale italiane, ka thënë se

selektori i Italisë, Cesare Prandelli

është i vetëdijshëm për këtë

dhe duhet të marrë shembullin

e Spanjës që fitoi Kampionatin

botëror 2010. “Prandelli e sheh se

ekipet që tani fi tojnë janë ekipe

që mbajnë topin në posedim. Ai

është duke u munduar të ndryshojë

këtë dhe deri më tani është

duke shkuar mirë”, theksoi Rossi, i

cili është golashënuesi më i mirë i

Villarrealit me 22 gola – 13 në ligë

– dhe ka realizuar gjithsej 67 në

128 paraqitje, pas transferimit

Shakira nuk ndikon në formën e Piques

Qendërmbrojtësi i Barcelonës, Gerard

Pique ka insistuar se lidhja e tij

me këngëtaren e famshme, Shakira

nuk do të ndikojë në paraqitjet e

tij në fushë. Ish-futbollisti i Manchester

Unitedit në kohën e fundit

është dashur të ballafaqohet me

vëmendje të shtuar të medieve,

pas fi llimit të lidhjes me këngëta-

ren kolumbiane Shakira. Megjithatë,

24-vjeçari ka thënë se jeta e tij

private nuk do të ketë ndikim në

paraqitjet e tij në fushë. “Paraqitjet

nuk varen nga jeta private e një njeriu”,

tha Pique për mediet spanjolle.

Reprezentuesi spanjoll ka pranuar

se është i zemëruar që për shkak

të suspendimit do të mungojë në

Mesfushori i shumëkërkuar, Eden

Hazard, ka vazhduar kontratën e tij

me liderin e Kampionatit francez,

Lille, deri në vitin 2015. 20-vjeçari

Hazard ka qenë njëri prej futbollistëve

më të mirë në ligë këtë

sezon dhe ka zgjuar interesim

nga klube të mëdha evropiane

ndeshjen e kthimit të fazës eliminatore

të Ligës së Kampionëve,

kundër Arsenalit, por beson se

partneri i tij, Carles Puyol do të jetë

në dispozicion. “Jam i zemëruar që

do të mungojë, por besoj se Carles

do të jetë i gatshëm, edhe pse ka

edhe disa ditë për t’u rikuperuar”,

përfundoi Pique.

E diel, 6 mars 2011

Hazard-Lille deri më 2015

duke përfshirë Real Madridin dhe

Arsenalin. Ai debutoi me Lillen si

16 vjeç dhe dy herë është votuar

si futbollisti më i mirë i ri. Hazard

ka bërë 18 paraqitje për Belgjikën.

“Hazard përshtatet shumë mirë

në stilin e lojës së Lilles”, thuhej në

uebfaqen zyrtare të klubit.

KRIZA E ITALISE

Sulmuesi i Villarrealit,

Giuseppe Rossi thotë

se Italia ka ngelur në të

kaluarën dhe për këtë

arsye gjendet prapa

futbollit spanjoll dhe atij

anglez. Ylli i 24 vjeç, i

cili ka luajtur në të tri

shtetet, mendon se Serie

A ka nevojë për evolucion.

Reprezentuesi italian

thekson se Azzurrët

duhet të mësojnë nga loja

atraktive e kampionit të

botës, Spanjës.

nga Manchester United më 2007.

“Mendoj se liga spanjolle më

përshtatet më së miri. Gjithçka

varet nga loja me top, mbajtja e

topit, qëndrimi në këmbë. Jam

këtu që katër vjet dhe më pëlqen

shumë”, u shpreh 24-vjeçari.

Real Madridi dhe Barcelona janë

skuadrat e vetme kampione nga

viti 2004 kur kishte triumfuar Valencia

dhe Rossi pranon se do t’i

pëlqente të luante për ndonjërin

prej tyre. “Të gjithë duan të luajnë

për ekipet më të mira në botë.

Të gjithë ëndërrojnë rreth kësaj

dhe unë nuk dalloj. Sigurisht se

ëndërroj për gjëra të tilla. Kurrë

nuk i dihet, në futboll kurrë nuk i

dihet”, përfundoi ai.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!