17.08.2013 Views

FUNDI I HUMBJEVE - Gazeta Express

FUNDI I HUMBJEVE - Gazeta Express

FUNDI I HUMBJEVE - Gazeta Express

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

E diel, 6 mars 2011

“Kapja e shtetit” është pasojë e babëzisë

primitive për sundim të përjetshëm.

Dhe, është një krim njerëzor!

KAPJA E SHTETIT

Artan Mullaj

Është e dukshme dhe e dhimbshme se si nga posti

i lartë, Jozefi na Topalli sillet në një mënyrë që të

kujton një jetimore private, në të cilën lumturia e të

vegjëlve fatkeq varet vetëm nga ndonjë shkallëzim

i rrallë ndjeshmërie i padrones zëçjerrë, ndërkohë

që privatizimi i Parlamentit prej saj vërteton edhe

njëherë faktin se të gjitha opinionet, jo rastësisht

konvergojnë në të njëjtën pikë: Qytetarët e dobët të

këtij vendi gjejnë shumë pak ose aspak arsye të reagojnë

ndonjëherë ndaj politikës së keqe, përderisa

nuk reagojnë as për “kapjen e qartë” të Parlamentit

nga vetë kryetarja e tij.

Nga skena kombëtare e ngjarjeve, nga ballina e

Parlamentit, ku mbretëron zukatja e një fataliteti të

paralajmëruar dhe regëtin përmes ndotjes morali i

pushtetit të ditës, sot interferohen sërish sinjale të

dëshpëruara. Këto sinjale na tregojnë se sa vështirë

do të jetë në këtë vend zhvillimi i shëndetshëm

dhe koherenca, për sa kohë shteti është kapur fort

prej baronëve të pushtetit, duke e bërë edhe më të

shëmtuar historinë tonë.

Historia jonë e tranzicionit, shumicën e të cilës

populli ynë e ka bërë duke heshtur dhe duke nguruar,

na tregon se “kapja e shtetit” tek ne prej topallëve

dhe berishëve, nuk është një perceptim metaforik,

por është diçka mjaft e rëndë, sepse është diçka

reale; na tregon me vrazhdësinë që sjell dinamika

e munguar kolektive, se kapja e shtetit në Shqipëri

nuk është thjesht një presion institucional ndaj bindjes

vullnetare të shoqërisë se ky shtet nuk ekziston;

“kapja e shtetit” nuk është gjithashtu kaq thjesht

një fenomen i shfaqur si pasojë e luftës instiktive të

palëve për të qenë në pushtet sa më gjatë:

“Kapja e shtetit” është pasojë e babëzisë primitive

për sundim të përjetshëm. Dhe, është një krim

njerëzor!

Falë kësaj babëzie të qartë dhe falë përvojës së

gjatë në tribuna, në prapaskena, në abuzime, në

fushata elektorale, në krime elektorale, Kryeministri

i vendit sot është ai që e ka në kontroll spektaklin

e tij mes rebelimit të gjërave në Shqipëri. Edhe në

ditët më të vështira, ky projektues epik i kapjes së

shtetit, shtetin e mban mbërthyer për fyti, se e di

që ky shtet duhet të jetë njësuar me mobilizimin

privat që vetë ai ka instaluar me sukses në Shqipëri,

për ta zaptuar atë përgjithmonë. Jo vetëm ai, por të

gjithë zotëruesit ekskluzivë të shanseve që afron

ky vend nëpërmjet pushtetit, kanë zhvilluar talentin

e pashlyeshëm të luftës ndaj institucioneve të

drejtësisë dhe të shfrytëzimit të mundësive dhe

inercisë që koha dhe pushteti dhe klanet mafi oze

iu japin zhvillimeve, për të shpëtuar, kur janë në

rrezik, dhe për ta vjedhur dhe shqyer vendin, kur

vjen mundësia…

Për të shtuar një metaforë, nuk është iluzion të

supozosh se në sundimin e demokratëve, shteti

shqiptar sot sillet si sorkadhja e pashpresë mes egërsirave

dhëmbëmprehta të pushtetit, që e shijojnë

sa të duan, kur të duan dhe si të duan.

Në këtë mënyrë, ky superioritet që quhet totalitarizëm

i pushtetit të zaptuar në Shqipëri, është

njësia matëse e privatësisë që sundon ligjet dhe

vendin. Kryeministri i Shqipërisë është shumë

pranë të qenët një perandor, për shkak të pushtetit

të pakufi zuar në duart e tij. Përballë këtij sundimi

të privatësisë, koncepti i lirisë është deformuar, aq

sa njerëzit kanë dilema në koshiencën e tyre për

demokracinë. Dilemat kanë të bëjnë me mosqenien

gati të publikut për të përballuar shkeljen e të

drejtave të njeriut dhe funksionimin e cunguar të

drejtësisë, ndërsa hajdutët në kurrizin e tyre dhe

shkelësit e ligjit, lulëzojnë aq më shumë, sa më afër

pushtetit ndodhen ata apo të afërmit e tyre, ndërsa

logjikisht, përkundrazi, duhej të ndëshkoheshin

rreptësisht. Nga ministrat e përfolur dhe deri te

militantët e thjeshtë të partisë në pushtet, kriteri

i penalitetit nuk përcaktohet nga ligjshmëria e

shkelur, por nga magjia e besnikërisë së tyre ndaj

perandorit, që është shkalla më e lartë e servilizmit

dhe e primitivizmit. Askujt, asnjëherë nuk i hyn

asnjë gjemb në këmbë nëse në vetëdijen e Kryeministrit

është perceptuar si mik, besnik i tij, por

edhe njëherazi, armik potencial i shpallur i kryetarit

të opozitës. Në këtë mënyrë, pranë partisë-shtet

dhe pushtet të demokratëve, kriteri i karrierës nuk

përcaktohet nga intelekti dhe integriteti, por nga

ashpërsia gjenetike dhe dinamika e sulmeve personale

instiktive ndaj Edi Ramës. Ministrat e qeverisë

nuk janë ata që do duhej të ishin nga përzgjedhja

e intelektuale e vlerave, por janë pikërisht ata që,

edhe mediokritetin e tyre dinë ta shndërrojnë në një

makineri baltëhedhëse kundër kryetarit të opozitës

dhe opozitës së tërë. Shteti dhe pushteti sillen ndaj

vlerave publike si motrat e shëmtuara pasanike me

Hirushen, duke i ndëshkuar me përbuzje sa herë

që prokuroria, presidenca, apo persona me integritet

në jetën publike, dalin në dritë në shërbim

të së mirës.

Prandaj, jo rrallë thuhet nga njerëz të lirë, se shteti

dhe pushteti privat i Sali Berishës është i papërmbajtur

në sulmin ndaj mundësive demokratike që

sjell pavarësia e institucioneve, që rrezikon qenien

“publik” të shtetit shqiptar. Sot poshtërohen vlerat

kombëtare të atdheut, që nuk janë thjesht Ina Rama

apo Bamir Topi, apo dhe të tjerë, por institucionet

që janë krijuar pikërisht kundër privatësisë së

shtetit, pikërisht për të mbrojtur këtë privatësi, që

si një diktaturë e padukshme, është shndërruar në

simbolin e së keqes në vend.

Sot ne shohim, por edhe sundohemi nga një lider

që ka në kontroll jo vetëm shtetin privat që ka

instaluar apo kapur, jo vetëm të tijtë dhe të tjerët,

por gjithashtu edhe kundërshtitë brenda vetes së tij.

I qeshur, i rehatuar në shijen e hidhur të batutave

që lëngëzon gjuhët e vartësve të tij në kabinetin

qeveritar, Kryeministri i vendit po shfaq një veti të re

këto ditë, që nuk është ngjarje e re dhe nuk është dinakëri:

vetinë e përfundme të të pranuarit të gjërave

edhe kur ato nuk janë në favor. Ndërsa fytyrën e tij e

ka sunduar sërish ajo pamja e njeriut në sallon, që

shikon papritur një pështymë në dyshemenë e mermertë,

buzëqeshja braktisëse e ditëve të fundit vërteton

se ky burrë, si rrallë ndonjëherë në karrierën

e vet, ka nisur të bëjë paqe me realitetin. Jo vetëm

e ka mbyllur me elegancë rubinetin e akuzave për

gjithkënd e për gjithçka, por me delikatesë femërore

ka pranuar në heshtje vullnetin e logjikës civile të

gjërave, si rrallë ndonjëherë. Por, të gjithë e dinë se

Kryeministri, nëse arrin të bëjë paqe me realitetin,

nuk bën kurrë paqe me ndërgjegjen e vet. Kjo do të

thotë se armëpushimi bjeshkor nuk është pasojë e

vullnetit të tij, por e një presioni të jashtëm. Duket

se përkundrazi, vrasja e ndërgjegjes po ndodh jo tek

Kryeministri, por tek ndërkombëtarët, të cilët herë

me dashje, herë rastësisht, kanë mbështetur një

pushtet apo një “shtet të kapur” që vjedh popullin

e vet, që e ndëshkon me varfëri dhe shuarje shprese

dhe e vret barbarisht me gjakftohtësi në bulevard.

Heshtja e papritur e Kryeministrit shqiptar do

të përbënte një inerci dialektike nëse kjo gjë do të

ishte pasojë e një lehtësimi të ri të të kuptuarit të

gjërave nga ana e tij. Por, kjo gjë nuk ka ndodhur. Ai

po hesht, dhe heshtja që fl et në këtë rast vjen nga

tjetër gjë. Vjen nga presioni i vonuar, i nënkuptuar,

i supozuar, i ndërkombëtarëve të paqartë, që këtë

herë, le të shpresojmë se përballë kapjes së qartë

të shtetit shqiptar, do të kenë një shkallëzim ndjeshmërie

më të lartë se kryetarja e ashpër e Parlamentit

shqiptar, që të kujton mërzitshëm një popull

të mbetur jetim.

Big Brother 4

për vetëm 7€!

Abonimi në Big Brother 4 bëhet

në të gjitha dyqanet e IPKO-së.

FALAS ofrohet për abonuesit e

pakos Premium dhe Premium HD.

3

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!