17.08.2013 Views

FUNDI I HUMBJEVE - Gazeta Express

FUNDI I HUMBJEVE - Gazeta Express

FUNDI I HUMBJEVE - Gazeta Express

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

E diel, 6 mars 2011 7

Nacionale

Redaktor: Jeton Musliu • e-mail: jeton.musliu@gazetaexpress.com

tel: 038 76 76 76 fax: 038 76 76 78

Ferizaj, 5 mars - Kryetari i Komunës së Ferizajt,

Bajrush Xhemajli, me rastin e vrasjes së ushtarakëve

amerikanë në Gjermani, ka ngushëlluar

komandantin e forcave amerikane në Kosovë,

kolonelin Njuman. Në një komunikatë nga zyra

e kryetarit, thuhet se gjatë një bisede telefonike

me komandantin Njuman, kryetari Xhemajli i

KU ESHTE PRESIDENTI,

ATA NUK I GJEN

Shoqatat

Lirita Halili

lirita.halili@gazetaexpress.com

Prishtinë, 5 mars —

Paralajmërimin që e bënë

një ditë përpara, e jetësua.

Shoqatat e dala nga Lufta

e UÇK-së kanë bojkotuar

manifestimin qendror

“Epopesë së UÇK-së”. Arsyeja e

vetme e këtij bojkoti në këtë manifestim,

ishte prezenca e Presidentit

të Kosovës aty.

Këtë veprim OVL-UÇK-ja e bëri

në shenjë revolet për pranin e

presidentit Behgjet Pacolli, për të

cilin ata thonë se nuk e njohin si

president, pasi sipas tyre, ai duhet

të japë sqarime për deklaratat e tij

dhënë medieve ndërkombëtare.

Drejtues të këtyre shoqatave bojkotin

e kishin paralajmëruar dje,

ndërsa Pacolli ishte i vendosur

dhe mori pjesë në këtë manifestim

që nisi me parakalimin e tij

para pjesëtarëve të FSK-së.

Por një paralajmërim dhe veprim

i tillë i veteranëve të luftës

nuk i ka bërë shumë përshtypje

presidentit. Gjatë ditës së premte,

menjëherë pas njoftimit të OVL-

UÇK-së, Presidenca nëpërmjet

një kumtese për media, ka njoftuar

se pavarësisht këtij paralajmërimi,

presidenti Pacolli do të

vizitojë të shtunën Ministrinë

e Forcës së Sigurisë së Kosovës

(FSK), ku organizohet ceremonia

e parakalimit para Gardës së FSKsë.

Dhe një vizitë e tillë ndodhi,

edhe pse veteranët e luftës munguan.

Presidenti Behgjet Pacolli

dhe komandanti i FSK-së, Sylejman

Selimi, parakaluan para trupave

të FSK-së, me rastin e fi llimit

të manifestimit treditor “Epopeja

e UÇK-së”.

Me këtë rast, presidenti Pacolli

ka thënë se themelet e shtetit

tonë janë të forta, falë gjakut të

dëshmorëve dhe miqve tanë

ndërkombëtarë, ndërsa tash duhet

të punojmë për ndërtimin

e shtetit të Kosovës. “Jeta e një

shteti të ri ka nevojë për simbole

të forta, rreth tyre forcohet

ndërgjegjja kombëtare, inspirimet

e gjeneratës së re, ato shërbejnë

si pyka referimi për klasën

politike. Simbolit të lirisë sonë,

Komandantit Legjendar Adem

Jasharit dhe heronjve të tjerë Zahir

Pajaziti, Luan e Shkëlzen Haradinaj,

Agim Ramadani, Fehmi

dhe Xhevë Lladrofci, e gjithë

dëshmorët e tjerë të kombit kanë

vendosur themelet e shtetit tonë”,

ka thënë ai.

Ndërkaq, Xhavit Jashari, kryetar

i Shoqatës së familjeve të

dëshmorëve të UÇK-së, thotë se

duke i llogaritur të gjitha kërkesat

Ushtarët amerikanë mbeten promovuesit e idealeve të lirisë

e dala nga

lufta kanë vendosur

që në shenjë revolte

t’i bojkotojnë të gjitha

manifestimet, në të

cilat është prezent edhe

presidenti i Kosovës.

Ata të shtunën nuk ishin

prezent në manifestimin

“Epopeja e UÇK-së”. Kjo

gjë nuk e ka shqetësuar

presidentin. Ai bëri

parakalimin e tij para

ushtrisë.

e organizatave të dala nga Lufta

drejtuar presidentit Pacolli, ai dhe

të tjerët kanë vendosur që të mos

marrin pjesë në manifestim. “Kjo

për arsye se Pacolli përveçse nuk

është përgjigjur në kërkesat tona

që të gjithë tashmë i dinë, atij i

është dhënë mundësia edhe të

marrë fjalën e të flasë për Luftën

e UÇK-së, për dëshmorët, pa

dhënë asgjë dhe pa bërë asgjë për

lirinë e vendit”, vlerëson Jashari

për Express.

Sipas Jasharit, nuk është ky

i vetmi bojkot që organizatat e

dala nga lufta do të bëjnë. “Derisa

Pacolli nuk e sqaron të kaluarën

e tij dhe pa u përgjigjur në

pyetjet dhe kërkesat tona, ne jo

ka shprehur këtij të fundit në emrin e tij dhe të

qytetarëve bashkëndjenjën e dhembjes për

humbjen e jetëve të ushtarëve amerikanë në

mënyrë mizore, në Gjermani. Mësohet se i pari i

Ferizajt, Bajrush Xhemajli, ka zhvilluar një takim

edhe me zyrtarë e KFOR-it amerikan nga Ekipin

e Ndërlidhjes. Ai me këtë rast ka dënuar ashpër

vetëm që nuk do të marrim pjesë

në manifestime, por as që do ta

njohim atë për president”, tha i

bindur përfaqësuesi i familjeve të

dëshmorëve, Xhavit Jashari.

Përveç kësaj, Jashari thotë se,

nëse Pacolli vazhdon të injorojë

dhe të mos u përgjigjet kërkesave

të parashtruara nga veteranët e

luftës, këta të fundit do të marrin

edhe masa të tjera. “Do të takohemi

me kryesitë e përbashkëta të

shoqatave, me këshillin drejtues

dhe do të marrim një vendim për

të cilin sigurisht që mediet do të

jenë të informuara”, sqaron ai.

Kohë më parë, shoqatat e dala

nga Lufta, përmes një letre të

hapur drejtuar kryetarit, Kryesisë

dhe deputetëve të Kuvendit të Kosovës,

kërkuan që Behgjet Pacolli

të japë sqarime para Kuvendit të

Kosovës në lidhje me deklaratat e

tija dhënë mediave të ndryshme

të huaja, të cilat kohëve të fundit

janë publikuar edhe në mediat

vendore.

Shoqatat e Luftës kërkuan që

Pacolli të japë shpjegime edhe në

lidhje me atë se cili është qëndrimi

i tij për luftën e Ushtrisë Çlirimtare

të Kosovës dhe çfarë ishte

roli i tij në takimet me Millosheviqin

gjatë kohës së luftës, por

edhe për atë se çfarë iu sugjeroi

Pacolli politikanëve shqiptarë

në shtëpinë e tij në Hajvali, gjatë

kohës së luftës, si zgjidhje të

çështjes së Kosovës. Por, Pacolli

nuk ka ofruar sqarime para Kuvendit

të Kosovës, duke shtyrë

në këtë mënyrë organizatat e

dala nga Lufta e UÇK-së, që të

shprehen kundër pjesëmarrjes

së presidentit të sapozgjedhur të

Kosovës në manifestimin e “Epopesë

së UÇK-së”.

dhe ka shprehur keqardhje për vrasjen kriminale

të dy ushtarëve amerikanë dhe plagosjen e

dy të tjerëve. “Ky akt kriminal është në kundërshtim

të plotë me pikëpamjet e qytetarëve të

Kosovës rreth botëkuptimit për lirinë dhe vlerat

demokratike, pararendëse dhe kultivuese e të

cilave është pikërisht SHBA-ja”, ka thënë ai.

Fjala e kryeministrit

Hashim Thaçi

“13 vjet më parë, Familja

Jashari, Komandanti Legjendar

Adem Jashari, gjithë

Kosova u zgjuan në një betejë

për liri, për shtet, për bashkim.

Atë ditë pushka e Komandantit

Legjendar Adem Jashari,

familjes së tij, bashkëluftëtarëve

të tij, bashkoi gjithë

Kosovën, bashkoi gjithë

shqiptarët kudo që jetonin, në

Shqipëri, Maqedoni, Preshevë,

Medvegjë e Bujanovc, Ulqin

dhe kudo në diasporë, në

Evropën Perëndimore dhe

SHBA. Atë ditë u bashkua

Kosova, u bashkuan shqiptarët,

por edhe zgjuan gjithë

komunitetin ndërkombëtar

me vëmendjen për Kosovën si

kurrë ndonjëherë më parë në

historinë e saj, prandaj 5

marsi është dita e gëzimit të

madh dhe bashkimit të të

gjithë shqiptarëve, por është

edhe dita e zgjimit të ndërgjegjes

ndërkombëtare për lirinë

dhe pavarësinë e Kosovës”.

Agim Çeku

Ministri i Forcës së Sigurisë,

Agim Çeku, është zotuar se do

të vazhdohet me punën për

krijimin e FSK-së si forcë

profesionale, në përputhje me

standardet më të larta të

NATO-s, ndërkohë që do të

punohet për integrimin e

vendit në strukturat euroatlantike.

“Në këtë ditë ne shohim

lavdinë tonë, i shohim të

arriturat tona dhe të ardhmen

tonë. Është dashur të bëjmë

sakrifica të ndryshme për të

arritur qëllimin tonë, krijimin e

shtetit, tani është koha ta

çojmë përpara këtë qëllim.

Dhe këtë qëllim mund ta

çojmë përpara duke ndërtuar

shtet dhe institucione të

fuqishme dhe me kredibilitet”,

ka thënë ai.

Familja Jashari

Bekim Jashari, në emër të

Familjes Jashari, përshëndeti

të pranishmit dhe uroi që

FSK-ja sa më shpejt të jetë

partnere e NATO-s. “Uroj që

festat e ardhshme t’i festojmë

ashtu siç duhet, por njëkohësisht,

ushtria jonë, Forca e

Sigurisë së Kosovës, ashtu siç

duket sot, në një ditë sa më të

afërt të jetë partnere e

NATO-s “, ka thënë Jashari.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!