22.11.2014 Views

Edukata - Erik Botime

Edukata - Erik Botime

Edukata - Erik Botime

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

Parathënie

Të dashur mësimdhënës!

Edukimi qytetar është një proces i gjatë, i cili fillon që në fëmijëri,

e zgjat gjithë jetën. Pajisja me njohuri në këtë lëndë është si rezultat

i punës interaktive mes nxënësve, mësuesve, prindërve, shokëve e

shoqeve. Më shumë se çdo lëndë tjetër në lëndën e Edukimit qytetar

nxënësit bëhen më të pavarur dhe më praktikë, duke e kthyer kështu

këtë lëndë jo vetëm në marrjen e njohurive në teori, por edhe në sjellje

konkrete e praktike. Prandaj, përvetësimi i njohurive mbi temat nuk

mund të bëhet pa zhvillimin e ushtrimeve, pa vrojtime të drejtpërdrejta

nga jeta në familje e komunitet. Temat mësimore të këtij libri janë të

karakterit universal dhe i përkasin secilit qytetar në veçanti, secilit

grup apo komunitet në përgjithësi. Temat mësimore ofrojnë jo vetëm

njohuri, por nëpërmjet ushtrimeve dhe ilustrimeve me fotografi ofrohet

gjithashtu zbatimi në praktikë i teorisë. Detyrat e shtëpisë apo punët e

pavarura, diskutimet janë tregues i arritjeve ndërlëndore. Një dedikim

të veçantë kërkon zbatimi i rubrikës së Aktiviteteve, ku nxënësit me

njohuritë që kanë marrë mbi temat mësimore arrijnë të shtrijnë më

tej këtë informacion, të krijojnë dhe të shprehen njëkohësisht, por

mbetet përgjegjësi e mësuesve se si do të organizojnë realizimin e

objektivave mësimore.

Çfarë është Edukimi Qytetar?

Edukimi Qytetar është përgatitja e individëve për të marrë pjesë

si qytetarë aktiv. Qytetaria nuk është diçka që ndodh vetë. Ajo mund

të zhvillohet vetëm kur një numër i konsiderueshëm njerëzish, kanë

dëshirën të shërbejnë si qytetarë për të qeverisur veten e tyre. Edukimi

Qytetar nuk është vetëm të mësojmë si të jemi qytetarë të mirë tani,

por edhe si të praktikojmë qytetarinë tonë, dhe të jemi qytetarë më të

mirë në të ardhmen. Qytetaria jonë pasqyron se kush jemi, si jetojmë

me njëri-tjetrin Qytetarët ndryshojnë nga njëri-tjetri sipas kulturës,

besimit, gjinisë, pjesëmarrjes qytetare, përkatësisë komunitare etj. Në

një shoqëri demokratike qytetarët kanë përgjegjësinë kryesore për t’u

angazhuar në jetën publike. Edukimi Qytetar është i rëndësishëm, pasi

çdo shoqëri ka nevojë që njerëzit të kontribuojnë në mënyrë sa më

efektive, në rrugë të ndryshme, për një komunitet më të shëndoshë,

për një mjedis më të mirë dhe një zhvillim sa më të qëndrueshëm.

5

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!