22.11.2014 Views

Edukata - Erik Botime

Edukata - Erik Botime

Edukata - Erik Botime

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

Merita SHEME

Edukata

9

Libër mësuesi

1

SHTEPIA BOTUESE ERIK

Botues:

Dëshira SHEHU

Autor:

Merita SHEME

Redaktore përgjegjëse:

Anila KONOMI

Edukata Shoqërore 7 Libër Mësuesi

Botimi i parë, viti 2012

Arti grafik, studio grafike “ERIK” Botime:

Gjergji KOLLUMBI

Kopertina:

Blerina Balla DAUTI

Të gjitha të drejtat janë ekskluzivisht të rezervuara.

Ndalohet prodhimi, riprodhimi, shitja, rishitja, shpërndarja, kopjimi, fotokopjimi,

përkthimi, përhapja me çdo lloj forme apo mjeti, pa miratimin me shkrim nga Shtëpia

Botuese “ERIK”.

Botimet “ERIK”

Kont Urani, Nr. 25, Tiranë - Albania.

Tel.: 00355 4 2467762; 00355 4 2220645;

Cel.: 069 20 40 333; Cel.: 069 40 66 442

E-mail: erikbotime@mail.com, web: www.erikbotime.com

2

Përmbajtja

Kreu 1. Ç’është demokracia?

Mësimi 1.2 Sistemet demokratike..........................................................................................12

Mësimi 1.3 Tipat e demokracisë...........................................................................................14

Kreu 2. Faktorët që ndihmojnë, pengojnë demokracinë

Mësimi 2.1 Faktorët themelorë për trajtësimin e demokracisë ...........................................16

Veprimtari praktike I dhe II (orë të lira)

Roli që luan individi dhe shoqëria në demokracinë shqiptare.........................................18

Kreu 3. Funksionimi i demokracisë

Mësimi 3.8 Partitë politike. Roli i tyre...................................................................................20

Kreu 4. Pjesëmarrja qytetare

Mësimi 4.3 Pjesëmarrja në shoqërinë civile.......................................................................23

Test: ............................................................................................................................................26

Edukata Shoqërore 7 Libër Mësuesi

3

Parathënie

Të dashur mësimdhënës!

Edukimi qytetar është një proces i gjatë, i cili fillon që në fëmijëri,

e zgjat gjithë jetën. Pajisja me njohuri në këtë lëndë është si rezultat

i punës interaktive mes nxënësve, mësuesve, prindërve, shokëve e

shoqeve. Më shumë se çdo lëndë tjetër në lëndën e Edukimit qytetar

nxënësit bëhen më të pavarur dhe më praktikë, duke e kthyer kështu

këtë lëndë jo vetëm në marrjen e njohurive në teori, por edhe në sjellje

konkrete e praktike. Prandaj, përvetësimi i njohurive mbi temat nuk

mund të bëhet pa zhvillimin e ushtrimeve, pa vrojtime të drejtpërdrejta

nga jeta në familje e komunitet. Temat mësimore të këtij libri janë të

karakterit universal dhe i përkasin secilit qytetar në veçanti, secilit

grup apo komunitet në përgjithësi. Temat mësimore ofrojnë jo vetëm

njohuri, por nëpërmjet ushtrimeve dhe ilustrimeve me fotografi ofrohet

gjithashtu zbatimi në praktikë i teorisë. Detyrat e shtëpisë apo punët e

pavarura, diskutimet janë tregues i arritjeve ndërlëndore. Një dedikim

të veçantë kërkon zbatimi i rubrikës së Aktiviteteve, ku nxënësit me

njohuritë që kanë marrë mbi temat mësimore arrijnë të shtrijnë më

tej këtë informacion, të krijojnë dhe të shprehen njëkohësisht, por

mbetet përgjegjësi e mësuesve se si do të organizojnë realizimin e

objektivave mësimore.

Çfarë është Edukimi Qytetar?

Edukimi Qytetar është përgatitja e individëve për të marrë pjesë

si qytetarë aktiv. Qytetaria nuk është diçka që ndodh vetë. Ajo mund

të zhvillohet vetëm kur një numër i konsiderueshëm njerëzish, kanë

dëshirën të shërbejnë si qytetarë për të qeverisur veten e tyre. Edukimi

Qytetar nuk është vetëm të mësojmë si të jemi qytetarë të mirë tani,

por edhe si të praktikojmë qytetarinë tonë, dhe të jemi qytetarë më të

mirë në të ardhmen. Qytetaria jonë pasqyron se kush jemi, si jetojmë

me njëri-tjetrin Qytetarët ndryshojnë nga njëri-tjetri sipas kulturës,

besimit, gjinisë, pjesëmarrjes qytetare, përkatësisë komunitare etj. Në

një shoqëri demokratike qytetarët kanë përgjegjësinë kryesore për t’u

angazhuar në jetën publike. Edukimi Qytetar është i rëndësishëm, pasi

çdo shoqëri ka nevojë që njerëzit të kontribuojnë në mënyrë sa më

efektive, në rrugë të ndryshme, për një komunitet më të shëndoshë,

për një mjedis më të mirë dhe një zhvillim sa më të qëndrueshëm.

5

Zhvillimi i shprehive

1. Shprehitë themelore

shprehitë e të menduarit kritik

shprehitë e të qenit krijues dhe i efektshëm

shprehitë për të zgjidhur problemet

shprehitë për të vlerësuar

shprehitë për arsyetime dhe reflektime morale.

2. Shprehitë e veçanta që lidhen me sjelljen shoqërore

shprehitë pjesëmarrëse

shprehitë për të bashkëpunuar dhe për të punuar në grupe

shprehitë për të debatuar, për të negociuar dhe për të bërë

kompromise

shprehitë ndërkulturore

shprehitë për të parandaluar dhe për të zgjidhur konfliktet

shprehitë për të marrë përsipër përgjegjësi demokratike.

Kryesore për krijimin dhe ruajtjen e një mjedisi ndëraktiv të

mësuari në shkollë janë, gjithashtu:

të menduarit kritik: aftësia për të kërkuar, për të analizuar dhe për

të zgjedhur informacione, duke shfrytëzuar njohuritë ndërlëndore,

shprehitë e shumëfishta dhe qëndrimin kritik; aftësia për të marrë

vendime mbi bazën e të dhënave dhe për të ndryshuar qëndrimet si

rrjedhojë e argumenteve të vlefshme;

të menduarit krijues: aftësia për të zbuluar mënyra të reja

dhe të pazakonta për të grupuar faktet në kuadrin e një procesi

vendimmarrjeje, që shmang në maksimum përgjithësimet e tepruara,

paragjykimet dhe stereotipat;

të menduarit e prirur drejt sjelljeve shoqërore dhe shoqërisë: aftësia

për të analizuar faktet dhe problemet dhe për të bërë zgjedhje në

interes të nevojave të të tjerëve dhe të shoqërisë, në tërësi, duke luftuar

egocentrizmin dhe etnocentrizmin; aftësia për të komunikuar me të

tjerët dhe për të mësuar nga përvojat e ndryshme;

të menduarit e drejtuar nga e ardhmja: aftësia për të identifikuar,

për të kuptuar problemet dhe për të vlerësuar vendimet në dritën e

përvojave, që e ardhmja e synuar të jetë më e drejtë.

6

Synime të përgjithshme të lëndës së edukimit qytetar

Edukimi qytetar demokratik përmbledh në vetvete një tërësi

konceptesh e vlerash themelore që janë të përbashkëta për të gjithë

demokracitë moderne. Të kuptuarit si duhet i këtyre koncepteve,

vlerave dhe i marrëdhënieve të tyre në kushtet e ndryshimeve të

shpejta, si dhe i rreziqeve që bartin, është kushti paraprak për një

pjesëmarrje të efektshme dhe të përgjegjshme të qytetarëve në procesin

e rindërtimit demokratik.

Në mënyrë të veçantë ky programi synon:

- të aftësojë nxënësit të shpjegojnë organizimin dhe funksionimin

e shtetit si dhe lidhjet dhe pavarësinë ndërmjet pushtetit legjislativ,

ekzekutiv dhe gjyqësor;

- të aftësojë nxënësit të analizojnë rolin e partive politike në zhvillimet

aktuale shoqërore;

- të aftësojë nxënësit të vlerësojnë respektimin e të drejtave të

njeriut dhe plotësimin e detyrave qytetare si kusht për zhvillimin e

çdo komuniteti dhe forcimin e demokracisë;

- të aftësojë nxënësit të identifikojnë dhe të denoncojnë raste të

shkeljes së demokracisë në realitetin ku jetojnë;

- të aftësojë nxënësit të vlerësojnë rolin e shoqërisë civile dhe të

pjesëmarrjes qytetare për një qeverisje të drejtë dhe demokratike;

- të aftësojë nxënësit të zotërojnë shprehitë e nevojshme qytetare

për përmirësimin e jetës demokratike të shoqërisë;

- të aftësojë nxënësit për të shprehur kundërshtimet në rrugë

paqësore dhe efektive;

- të aftësojë nxënësit të zhvillojnë aftësitë vendimmarrëse;

- të përdorin burime të ndryshme informacioni për të marrë

vendime të drejta, për të nxjerrë konkluzione dhe për të vlerësuar

veprime apo qëndrime;

7

OBJEKTIVA SIPAS KAPITUJVE

KREU 1 Ç’ËSHTË DEMOKRACIA

Në fund të këtij kreu nxënësi/ja duhet të jetë i aftë:

• Të japë një përkufizim të demokracisë.

• Të dallojë konceptet e ndryshme për demokracinë.

• Të krahasojë pushtetet shtetërore që vlerësohen të ligjshme me

ata që vlerësohen si jo të tillë krahasuar me tiparet që burojnë nga

përcaktimi i demokracisë.

• Të dallojë tipat e ndryshme të demokracisë.

• Të listojë karakteristikat kryesore të demokracisë.

• Të dallojë argumentet që mbështesin dhe ata që i kundërvihen

demokracisë.

• Të mbajë dhe shprehë qëndrimin e tij ndaj demokracisë dhe

tipareve të saj.

• Të vlerësojë mendimet dhe qëndrimet e shokëve duke i krahasuar

me kërkesat e mendimit dhe veprimit demokratik.

• Të identifikojë, përshkruajë dhe diskutojë për elemente të

demokracisë në bashkësinë ku jeton dhe në realitetin shqiptar.

• Të vlerësojë praktikat e demokracisë në bashkësinë ku jeton dhe

në realitetin shqiptar.

KREU II FAKTORËT QË NDIHMOJNË, PENGOJNË

DEMOKRACINË

Në fund të këtij kreu nxënësi/ja duhet të jetë i aftë:

• Të përcaktojë disa nga faktorët që mbështesin dhe pengojnë

demokracinë.

• Të shprehë mendimin e tij lidhur me ekzistencën e faktorëve të

tillë në bashkësinë ku jetojnë dhe realitetin shqiptar në përgjithësi.

• Të japë një përcaktim lidhur me tiparet e realitetit në Shqipëri

që mund të rrezikojë demokracinë.

• Të identifikojë faktorët që ushqejnë lindjen dhe veprimin e

faktorëve që rrezikojnë demokracinë në Shqipëri.

• Të diskutojë për mundësinë e zvogëlimit të veprimit të faktorëve

që rrezikojnë demokracinë në Shqipëri.

KREU III

FUNKSIONIMI I DEMOKRACISË

Në fund të këtij kreu nxënësi/ja duhet të jetë i aftë:

• Të përshkruajë disa nga çështjet që duhet të zgjidhë demokracia.

• Të identifikojë çështjet që janë parësore për t’u zgjidhur nga

demokracia shqiptare në rrugën e forcimit të saj të mëtejshëm.

8

• Të diskutojë për rolin e institucioneve demokratike në realitetin

shqiptar.

• Të vlerësojë veprimtarinë e institucioneve në Shqipëri duke i

krahasuar me qëllimet dhe vlerat e demokracisë.

• Të përshkruajë strukturën e qeverisjes në demokraci.

• Të dallojë elemente demokratike ose jo demokratike në

funksionimin e pushtetit dhe të degëve të ndryshme të tij në Shqipëri.

• Të shprehë mendimin e tij për zgjidhjen e problemeve që lidhen

me përmirësimin e funksionimit të demokracisë.

• Të përcaktojë rolin e individëve në demokraci dhe të gjykojë për

rolin e individëve në shoqërinë shqiptare në drejtim të zhvillimit ose

pengimit të proceseve demokratike.

• Të listojë kritere për të gjykuar mbi politikën publike në

demokraci.

• Të përshkruajë rolin e partive politike në demokraci dhe

marrëdhëniet ndërmjet institucioneve qeveritare dhe partive politike.

• Të përshkruajë rolin e shoqërisë civile në demokraci.

• Të përshkruajë rolin e zgjedhjeve në demokraci.

• Të diskutojë për rëndësinë e zbatimit të procedurave të drejta të

votimit.

• Të diskutojë për rëndësinë e tolerancës politike dhe të pranimit të

rezultateve të zgjedhjeve (dhe të humbjes së zgjedhjeve) demokratike.

KREU IV

PJESËMARRJA QYTETARE

Në fund të këtij kapitulli nxënësi/ja duhet të jetë i aftë:

• Të diskutojë për rëndësinë e pjesëmarrjes qytetare në demokraci.

• Të diskutojë për rëndësinë që ka të qenit qytetar i informuar për

cilësinë e pjesëmarrjes qytetare.

• Të përshkruajë disa nga rrugët e realizimit të pjesëmarrjes qytetare

në demokraci.

• Të diskutojë për mundësitë dhe rrugët e rritjes së pjesëmarrjes

qytetare në realitetin ku jeton (lagje, shkollë, fshat, qytet etj.).

9

STRUKTURA E LËNDËS SIPAS PROGRAMIT

35 javë x 1 orë = 35orë

Njohuri të reja = 27 orë

Orë të lira = 8 orë

Nr KAPITULLI

ORE

KAP

OBJEKTIVAT

TEMA MËSIMORE PËR ÇDO ORË MËSIMI

MATERIALI

BURIMOR

1

I.1 Të japin një përkufizim të demokracisë.

Ç’është demokracia?

2 KREU I. I.2 Të dallojnë konceptet e ndryshme për demokracinë. Sistemet demokratike Teksti.

3 Ç’ËSHTË I.3 Të krahasojnë pushtetet shtetërore që vlerësohen të Tipat e demokracisë

DEMOKRACIA

ligjshme me ata që vlerësohen si jo të tillë krahasuar

4 I.4 Kushtet e demokracisë. Materiale

( 5orë )

me tiparet që burojnë nga përcaktimi i demokracisë.

5 I.5 Të dallojnë tipat e ndryshme të demokracisë. Zgjedhim demokracinë. Pse?

interneti

Të listojnë karakteristikat kryesore të demokracisë.

6

Faktorët themeltarë të demokracisë

7 II.2 Faktorët që mbështesin e pengojnë demokracinë.

8 II.3 Tiparet e shoqërisë

KREU II. FAKTORËT

QË NDIHMOJNË,

PENGOJNË

DEMOKRACINË(4orë

II.1 Të përcaktojnë disa nga faktorët që mbështesin dhe

pengojnë demokracinë.

Të shprehin mendimin e tyre lidhur me ekzistencën

e faktorëve të tillë në bashkësinë ku jetojnë dhe

realitetin shqiptar në përgjithësi.

9 II.4 Individi si anëtar i shoqërisë

10

III.1 Të përshkruajnë disa nga çështjet që duhet të Si funksionon demokracia

11 III.2 zgjidhë demokracia.

Institucionet demokratike

Të diskutojnë për rolin e institucioneve në

12 III.3 Ndarja e funksioneve të pushtetit

KREU III -

demokraci

13

FUNKSIONIMI I

III.4 Të vlerësojnë veprimtarinë e institucioneve në Teoritë mbi raportet e funksioneve ekzekutive e

DEMOKRACISË

demokraci.

gjyqësore

14 III.5 Të përshkruajnë strukturën e qeverisjes në Roli i individit në demokraci

15 III.6 demokraci.

Debati publik dhe demokracia Teksti.

( 12 orë )

16 III.7 Të shprehin mendimin e tyre për zgjidhjen e Vendimmarrje demokratike

17 III.8 problemeve që lidhen me përmirësimin e

Partitë politike roli i tyre

funksionimit të demokracisë

18 III.9 Të përcaktojnë rolin e individëve në demokraci dhe Zgjedhjet në demokraci

19 III10 Përfaqësimi në zgjedhje

10

III11 të gjykojnë për rolin e individëve në drejtim të

zhvillimit ose pengimit të proceseve demokratike.

Të përshkruajnë rolin e shoqërisë civile në

demokraci.

20

21 III12 Fushatat elektorale

Fushatat elektorale Materiale

interneti

22 KREU IV

PJESËMARRJA

QYTETARE

(6orë)

IV.1 Të diskutojnë për rëndësinë e pjesëmarrjes qytetare në

demokraci;

Të diskutojnë për rëndësinë që ka të qenit qytetar i

informuar për cilësinë e pjesëmarrjes qytetare;

Të përshkruajnë disa nga rrugët e realizimit të

pjesëmarrjes qytetare

Pjesëmarrja e qytetare në demokraci

23

24 IV.2 Rëndësia e mirinformimit

25 IV.3 Pjesëmarrja në shoqërinë civile

26 IV4 Pjesëmarrja në partitë politike

27 IV.5 Protestat dhe demonstratat

IV.6 Përgjegjësitë ndaj qytetarëve të tjerë

28

1

Ore e lirë

29 2

30 3 Ore e lirë

31 Orë të lira 4 Orë të lira

Ore e lirë

32 5 Ore e lirë

33 6 Ore e lirë

34 7 Ore e lirë

35 8 Ore e lirë

11

Kreu

1

Ç’është demokracia?

Mësimi 1.2

Sistemet demokratike

Në përfundim të

mësimit nxënësit

do të jenë të aftë:

- të listojë disa nga të karakteristikat e demokracive të tipit liberal

dhe jo liberal.

- të përshkruajë çfarë pritet nga demokracitë e tipit joliberal.

- të analizojë karakteristikat e demokracive të tipit liberal dhe jo

liberal.

Fjalët kyçe: Sistem politik; Demokraci liberale; Demokraci joliberale.

Metoda e përdorur: PNP

STRUKTURA E MËSIMIT

Fazat e strukturës Strategjitë mësimore Veprimtaritë e nxënësve

P

Rrjeti i diskutimit

Nxitja e diskutimit

Organizimi i

nxënësve

Gjithë klasa

N

P

Tabela e dijeve

Stuhi mendimesh

Paraqitja grafike e

Punë në dyshe

informacionit

Përmbledhje pohim/

mbështetje Punë në grup

ZHVILLIMI I MËSIMIT

Parashikimi (përgatitja për të nxënët)

Prezantohen nxënësit me temën e re Sistemet demokratike, si dhe me temën e diskutimit.

Diskutim: “Unë kuptoj me termin demokraci ndarjen e barabartë të shanseve për të dobëtin dhe

të fortin”.

Ndërtimi i njohurive (përpunim i përmbajtjes)

Krijohet tabela ku do të shënohen karakteristikat e demokracive të tipit liberal dhe jo liberal.

12

Demokraci liberale

Mbështesin teorinë e individit në

qendër të shoqërisë, për to përparësitë

i jepen individit në raport me shoqërinë

dhe sistemi politik duhet të dalë nga

individi në bashkëpunim me individët e

tjerë të lirë, ndërsa institucionet mbrojnë

të drejtat ekonomike, politike e personale.

Të drejtat ekonomike

1. Sipërmarrje e lirë ekonomike;

2. Liria e pronës private;

3. Mbrojtje e ekonomisë së tregut.

Demokraci joliberale

Në qendër veprimet kolektive të individëve

në tërësi. Këto sisteme kanë për qëllim të përmirësojnë

jetën, në mënyrë të përgjithshme të

shoqërisë, duke mbrojtur interesat e të drejtat e

shoqërisë si një e tërë në raport me të drejtat e

individëve në veçanti.

Synimi i tyre është të mbrojnë e pranojnë të

drejtat publike pa lënë mënjanë dhe të drejtat e

shprehjes së individit e të drejtën e jetës private.

Çfarë pritet nga demokracitë joliberale?

1. rritje e qëndrueshmërisë së marrëdhënieve

shoqëri – qeveri;

2. rritje e sigurisë dhe e mirëqenies së popullsisë;

3. zhdukje e pabarazisë në shoqëri;

4. rritje e edukimit moral të shoqërisë;

Demokracia qoftë ajo e tipit liberal, apo ajo e tipit joliberal, duhet të jenë harmonizim i

elementeve të përbashkëta, të cilat çojnë në përsosmërinë e sistemeve politike në interes të

individëve si pjesë e shoqërisë dhe në përsosmërinë e saj.

Përforcimi (konsolidimi i të nxënit)

Mësuesja drejton pyetje dhe pret përgjigje nga të gjithë nxënësit.

Stuhi mendimesh:

- Si ndikon individi në demokracitë e tipit liberal?

- Nga se varet zhvillimi i demokracisë liberale?

- Çfarë pritet nga demokracitë joliberale?

Detyrë

Analizoni: Çfarë pritet nga demokracitë joliberale?

Mendimet tuaja mund t’i hidhni në fletore në trajtën e një eseje.

13

Mësimi 1.3

Tipat e demokracisë

Në përfundim të

mësimit nxënësit

do të jenë të aftë:

- të përshkruajë disa nga tipat e demokracisë.

- të tregojë karakteristikat e demokracive.

- të krahasojë tipat e demokracisë.

Fjalët kyçe: Demokraci parlamentare, demokraci presidenciale.

Metoda e përdorur: PNP

STRUKTURA E MËSIMIT

Fazat e

strukturës

P

Strategjitë mësimore

Stuhi mendimesh

(Breinstorming)

Veprimtaritë e

nxënësve

Organizimi i

nxënësve

Nxitja e

diskutimit Gjithë klasa

N

Hartë e konceptit

Mbajta e

shënimeve

Individuale

P

Veprimtari

Përshkrim

informacioni

Gjithë klasa

ZHVILLIMI I MËSIMIT

Parashikimi: (Përgatitja për të nxënët)

Mësuesi u kërkon nxënësve të mendojnë rreth demokracisë parlamentare e demokraci

presidenciale:

u jepet 3’-5’ kohë për të menduar rreth karakteristikave të përgjithshme të demokracisë

parlamentare e demokracisë presidenciale. Për të nxitur nxënësit që të thonë idetë e tyre mësuesi

u drejton pyetjet:

- Ç’kuptoni me demokraci parlamentare e demokraci presidenciale?

- Diskutohen idetë e nxënësve. Më pas përcaktohen llojet e tipave të demokracisë.

Ndërtimi i njohurive: (Përpunim i përmbajtjes)

Ndërtohet harta e koncepteve për tipat e demokracisë.

14

Demokracia e

Drejtpërdrejtë

Demokracia

Përfaqësuese

Tipat e Demokracisë

Demokraci

Presidenciale

Demokracia e

Përzier

Pasi është ndërtuar harta e koncepteve listohen tiparet e secilës prej tipave.

Përforcimi:

Veprimtari: Ndahet nxënësit në katër grupe. Secili grup përfaqëson një tip demokracie.

Më pas diskutohet mbi karakteristikat e secilës.

Vlerësimi i nxënësve:

Nxënësit të vlerësohen për shprehitë e tyre gjatë etapave të orës së mësimit. Merret

parasysh dhe se si nxënësit përdorin konceptet, faktet në diskutim dhe se si e përdorin

informacionin e grumbulluar.

15

Kreu

2

Faktorët që ndihmojnë, pengojnë demokracinë

Mësimi 2.1

Faktorët themelorë për trajtësimin

e demokracisë

Në përfundim të

mësimit nxënësit

do të jenë të aftë:

- të identifikojë faktorët themelorë të demokracisë;

- të përcaktojë disa nga faktorët që mbështesin dhe pengojnë

demokracinë;

- të vlerësojë ndikimin që ka struktura shoqërore dhe kultura

në zhvillimin e demokracisë.

Fjalët kyçe: Faktorë historik, gjeografik.

Metoda e përdorur: PNP

STRUKTURA E MËSIMIT

Fazat e

strukturës

Strategjitë mësimore

Veprimtaritë

e nxënësve

Organizimi

i nxënësve

P

Stuhi mendimesh

(Breinstorming)

Nxitja e diskutimit

Gjithë klasa

N

Diagrami piramidal

Mbajta e shënimeve

Individuale

P

Rrjeti i diskutimit

diskutim informacioni

Gjithë klasa

ZHVILLIMI I MËSIMIT

Parashikimi: (Përgatitja për të nxënët)

Jep mendimin tënd

“Fryma e demokracisë nuk mund të sillet nga jashtë. Ajo duhet të vijë nga brenda”.

Mahatma Gandi

Diskutohet mbi thënien e mësipërme.

Ndërtimi i njohurive: (Përpunim i përmbajtjes)

Ndërtohet diagrami piramidal, si më poshtë, me përcaktimin e faktorëve themelorë për

trajtësimin e demokracisë.

16

Faktorët themelorë për trajtësimin e demokracisë

Shtrirja gjeografike Përvoja historike Struktura shoqërore

e kultura.

Pozicioni gjeografik

mund të jetë mundësi

ose mangësi për kombin.

Këtu përfshihen shtrirja

gjeografike, burimet ekonomike,

raporti me fqinjët.

Por këta faktorë nuk kanë

rol themeltar përcaktues.

Ndikimi i përvojës historike

gjithashtu ndikon në vendosjen

e sistemit politik. Një popull me

ndryshime graduale të formave e

sistemeve të qeverisjes e ka më të

lehtë të vendosë llojin e qeverisjes,

pasi ai e ka krijuar përvojën për të

bërë zgjedhjen e duhur. Një popull

pa përvoja qeverisjeje ose me qeverisje

të ndryshueshme, priret të

ndryshojë sistemin për ta zëvendësuar

me një më të mirë.

Struktura shoqërore,

kultura, arsimi janë faktorë

që ndikojnë në mënyrë

themeltare në llojin e sistemit

të vendosur.

Përforcimi: (Konsolidimi i të nxënit)

Diskutoni mbi rolin që luajnë faktorët gjeografikë e historikë në zhvillimin e demokracisë.

17

2

Veprimtari praktike I (orë të lira)

Roli që luan individi dhe shoqëria në

demokracinë shqiptare

Në përfundim të

mësimit nxënësit

do të jenë të aftë:

- të përcaktojë rolin e tij si të domosdoshëm në demokraci;

- të bëjë dallimin e rolit të individi me atë të shoqërisë në tërësi

në zhvillimin e demokracisë;

- të rendisë disa nga mënyrat e përfshirjes së tij në ndihmë të

zhvillimit të demokracisë.

Mjete mësimore: letër A4, videoprojektor, laptop, foto të ndryshme.

Organizimi i orës së parë mësimore

Ndahet klasa në dy grupe, ku secili nga grupet ka detyrat e mëposhtme:

Grupi I: Të tregojë rolin që luan individi në zhvillimin e demokracisë.

Grupi II: Të përcaktojë rolin që luan shoqëria në zhvillimin e demokracisë.

Udhëzohen nxënësit për ndryshimet dhe të përbashkëtat që kanë detyrat e tyre.

Intervista: Përcaktohen temat e intervistave si dhe grupet e njerëzve që do të

intervistohen.

Organizimi i orës së dytë mësimore

Përmbledhje e materialeve të punuara nga nxënësit.

Krijimi i videove të ndryshme gjatë intervistave paraqitet në klasë si dhe

diskutohet mbi përfundimet e nxjerra.

18

2

Veprimtari praktike II (orë të lira)

Roli që luan individi dhe shoqëria në

demokracinë shqiptare

Në përfundim të

mësimit nxënësit

do të jenë të aftë:

- të rendisë të drejtat themelore;

- të analizojë rëndësinë që ka zbatimi i të drejtave të njeriut

në demokraci;

- të ndërtojë këndin e të drejtave të tij në klasë.

Mjete mësimore: tabak, bojëra, gërshërë, ngjitëse etj.

Organizimi i orës mësimore

Hapi I: Renditja e të drejtave themelore në demokraci.

Nxiten nxënësit të japin për secilën nga të drejtat e renditura paraqitjen

grafike me anë të fotove, vizatimeve etj.

Krijimi i këndit të të drejtave

Punimet e nxënësve paraqiten duke u vendosur përbri dhe e drejta

themelore e përcaktuar.

Lojë me role

- Situata të ndryshme ku thyhen të drejtat e njeriut.

- Si i mbrojmë ne këto të drejta?

19

Kreu

3

Funksionimi i demokracisë

Mësimi 3.8

Partitë politike. Roli i tyre

Në përfundim të

mësimit nxënësit

do të jenë të aftë:

- të identifikojnë partitë politike si elementi përbërës i demokracisë;

- të rendisin llojet e partive politike;

- të vlerësoni rolin e partive politike në sistemin demokratik.

Fjalët kyçe: Ideologjik, Orientimit ideologjik, Konform

Metoda e përdorur: PNP

STRUKTURA E MËSIMIT

Fazat e

strukturës

Metodat mësimore Veprimtaritë e nxënësve Organizimi i nxënësve

P Imagjinatë e drejtuar Të lexuarit ndërveprues Punë në dyshe

N Paraqitja grafike Ndërtimi i shprehive studimore Punë në grupe të vogla

P Rrjeti i diskutimit Nxitja e diskutimit Punë në grupe të vogla

ZHVILLIMI I MËSIMIT

Parashikimi (përgatitja për të nxënët) Imagjinatë e drejtuar

Parapërgatiten nxënësit për të përdorur imagjinatën dhe ju sugjeroj: Imagjinoni veten

tuaj sikur jeni anëtarë të një partie politike. Çfarë motivesh do t`ju shtynin të ishit anëtarë

të saj? Çfarë roli do të luanit në këtë parti? Kush do ishte e reja që do të sillnit ju në të.

Nxënësve ju lihet pak çaste të imagjinojnë e më pas të shkëmbejnë mendimet me njëritjetrin.

Pyeten nxënësit se çfarë vunë re në imagjinatën e tyre, duke i përmbledhur mendimet

e tyre në grupe bashkëpunuese ose dyshe, dhe përshkruajnë se çfarë kanë përfytyruar kur

lexojnë tekstin.

Përmbledhja e imagjinatës së nxënësve:

Çfarë motivesh do t`ju shtynin të ishit anëtarë të saj;

Roli që do të luanit në këtë parti;

Të rejat që do të sillnin në parti.

20

Ndërtimi i njohurive (përpunim i përmbajtjes)

Ndërtohet diagrama piramidale si më poshtë me përcaktimin e faktorëve themelorë për

trajtësimin e demokracisë.

Sipas shkallës së organizimit

Sipas fushëhyrjes politike

Sipas qëndrimit ndaj

sistemit politik

Sipas funksionit në

sistemit politik

Sipas orientimit ideologjik

Llojet e partive politike

· Parti të votuesve: numri i votuesve është shumë më i madh se sa

numri i anëtarëve të një partie.

· Parti të anëtarëve: kanë një shkallë të lartë organizimi.

· Popullore: përpiqen t’i përfshijnë interesat dhe nevojat e të gjitha

grupeve të popullsisë.

· Të interesave: ndaj interesave të grupeve të veçanta për shembull

sociale, dhe nuk synojnë arritjen e votave nga të gjitha pjesët e

popullsisë.

· Konform ndaj sistemit: pohojnë pajtueshmërinë me sistemin

politik duke vepruar në të dhe angazhohen për stabilizimin e rendit

politik, për përmirësimin e tij.

· Kundërshtare të sistemit: nuk pranojnë parimet e sistemit përkatës.

· Parti në pushtet kanë qenë të suksesshme në zgjedhje dhe

përbëjnë qeverinë deri në zgjedhjet e ardhshme.

· Parti opozitare: kanë humbur në zgjedhje dhe përbëjnë opozitën

në Parlament.

· Parti nacionaliste: duke i refuzuar rregullat demokratike

predikojnë mendim nacionalist.

· Parti konservatore: ato paraqiten skeptike ndaj risive dhe

ndryshimeve.

· Parti Liberale: thirren në të drejtat e lirisë së individit dhe

theksojnë pathyeshmërinë e shtetit juridik.

· Parti Komuniste: pretendojnë, pavarësisht nga mendimi i

shumicës së popullsisë, arritjen e rolit udhëheqës si pararojë e progresit

shoqëror dhe propagandojnë diktaturën e proletariatit.

· Parti Social Demokrate: synojnë arritjen e rendit politik të

bazuar mbi drejtësi sociale dhe barazi të gjerë sociale të njerëzve dhe

angazhohen në rend të parë për të dobëtit në aspektin ekonomik.

Përforcimi: (Konsolidimi i të nxënit) Rrjeti i diskutimit

Pasi janë përmbledhur njohuritë dhe idetë zhvillohet një diskutim në grupe mbi:

thënien e Zhan Pol Sartrit: “Partia mund të jetë gjithmonë vetëm një mjet. Dhe gjithmonë

ekziston vetëm një qëllim: pushteti”. Sa pajtoheni me mendimin e tij?

Caktohen nxënësit të punojnë në dyshe për të nxjerrë anët kundërshtuese dhe u

kërkohet t’i argumentojnë ato. Pasi analizohet thënia, nxirren anët kundërshtuese dhe

21

argumentohen ato. Nxënësit japin idetë e tyre të diskutuara më parë me njëri-tjetrin,

duke pranuar vërejtjet apo sugjerimet e të tjerëve. Pasi nxënësit shkëmbejnë pikëpamje

dhe i shkruajnë ato në rrjetin e diskutimit, shkruajnë anët kundërshtuese në JO dhe

anët pohuese në PO. Diskutohet për të arritur në një përfundim të përbashkët.

Vlerësimi i nxënësve:

Nxënësit u vlerësuan në bazë të pjesëmarrjes së tyre gjatë veprimtarive

të mësipërme, nga mënyra se si demonstruan shprehitë e të menduarit,

identifikimit të burimeve të informacionit, si dhe paraqitjeve grafike gjatë

etapës së dytë.

NGA PËRVOJA:

Kjo temë mësimore mund të realizohet dhe me anë të metodave mësimore si Di-

Dua të di- Mësova, Lexim / Përmbledhje në dyshe dhe Shkrim i shpejtë.

22

Kreu

4

Pjesëmarrja qytetare

Mësimi 4.3

Pjesëmarrja në shoqërinë civile

Në përfundim të

mësimit nxënësit

do të jenë të aftë:

- të identifikojë rolin e shoqërisë civile në demokraci.

- të përcaktoni rëndësinë e pjesëmarrjes në shoqërinë civile

për zhvillimin e demokracisë.

- të diskutoni mbi rolin e shoqërisë civile.

Fjalët kyçe: Organizata joqeveritare, organizata jofitimprurëse.

Metoda e përdorur: PNP

STRUKTURA E MËSIMIT

Fazat e

strukturës

P

N

P

Metodat mësimore

Di-dua të

di-mësova plus

Di-dua të

di-mësova plus

Rrjeti i diskutimit

Veprimtaritë e

nxënësve

Organizimi

i nxënësve

Diskutimi i ideve Punë në dyshe

Të lexuarit

ndërveprues

Ndërtimi i

shprehive studimore

Punë në grupe

të vegjël

Punë në dyshe

ZHVILLIMI I MËSIMIT

Parashikimi: (Përgatitja për të nxënët) Di-dua të di-mësova plus

Paraqitet organizuesi grafik prej tri kolonash, i cili përdoret në dërrasën e zezë e

në fletë pune më pas.

Shkruhet tema e re: “Pjesëmarrja në shoqërinë civile”. U kërkohet nxënësve të

thonë atë që dinë apo mendojnë për temën e re dhe i shënojmë në kolonën e parë

D- Çfarë dimë.

23

Ndërtimi i njohurive: (Përpunim i përmbajtjes)

Ndërkohë që nxënësit lexojnë informacionin e ri ju kërkohet të regjistrojnë pyetjet

duke i shkruar në kolonën e dytë D-Çfarë dua të di, këtu shtohen dhe idetë e mësuesit.

Pasi identifikohen pyetjet udhëzohen nxënësit të kategorizojnë njohuritë dhe

pyetjet e tyre, duke filluar nga: rëndësia e pjesëmarrjes në shoqërinë civile, roli i saj,

marrëdhëniet e anëtarëve me shoqërinë.

Pasi kanë përfunduar leximin e temës së re përqendrohemi te kolona e tretë.

Pyeten nxënësit për informacionin e ri që mësuan duke ju përgjigjur pyetjeve që

ndodhen në kolonën e dytë Dua të di.

Nxënësit në mënyrë të pavarur plotësojnë kolonën e tretë, Mësova + në fletoren

e tyre.

Organizuesi grafik paraqitet si më poshtë:

D – D – M plus

Perandoria franceze dhe rënia e saj

DI DUA TË DI MËSOVA +

Që individët bëjnë

pjesë në komunitete të

ndryshme

Roli i qytetarëve është

i rëndësishëm si anëtarë të

shoqërisë.

Njerëzit të ndihen më

të dobishëm si pjesë e

shoqërisë.

Çfarë është

shoqëria civile?

Pse individët

bëhen pjesë e organizatave

jo qeveritare

apo jofitimprurëse?

Pse njerëzit ndihen

më të dobishëm

si pjesë e shoqërisë?

Shoqëria civile në thelb ka pjesëmarrjen

aktive të individit, kontributin e tij për një

shoqëri më të hapur dhe të drejtë.

2. Qytetarët marrin pjesë në organizatat

e nivelit lokal duke ndikuar direkt në

përmirësimin e jetës së komunitetit. Çdo

qytetar kur merr pjesë në një organizatë

ka dëshirë të dëgjohet, të ndihet pjesë e

komunitetit apo shoqërisë civile, për të

realizuar e për të mbrojtur të drejtat e tij.

3. Aktivizimi i shoqërisë civile

përcakton objektiva e qëllime për zgjidhjen

e problemeve. Problemet duke u shtruar

nga shoqëria civile bëhen më të prekshme

se sa në rastet kur i paraqet një individ i

vetëm.

Përforcimi: (Konsolidimi i të nxënit) Vija e vlerës

Diskutimi i thënies së F. Rangeon

“Para se të jetë një koncept ose ide, shoqëria civile evokon pikë së pari një bashkësi vlerash pozitive:

autonominë, përgjegjësinë, marrjen në konsideratë nga individë të vetvetes dhe të problemeve të tyre”.

24

Vlerësimi i nxënësve:

Nxënësit u vlerësuan për të nxënët e përmbajtjes, kuptimin e ideve, të menduarit dhe aftësinë

për të mbajtur një qëndrim, duke e arsyetuar atë, kryesish gjatë etapës së tretë.

NGA PËRVOJA:

Përdorimi i metodës Di-dua të di-mësova plus aftësoi nxënësit për të strukturuar mësimin,

zhvilloi të menduarin, si dhe krijoi lirshmëri për të pyetur e gjetur përgjigjen për pyetjet. Kjo

orë mësimi mund të realizohet edhe duke përdorur metoda si: Veprimtaria e leximit të drejtuar

( VLD) dhe Mbajtja e strukturuar e shënimeve.

25

TEST

Plotësoni:

1. Sot demokracia ngrihet mbi parimin se: 3 pikë

2. Demokracitë e tipit liberal: 1 pikë

a) kanë për qëllim të përmirësojnë jetën, në mënyrë të përgjithshme të shoqërisë

b) përparësitë i jepen individit në raport me shoqërinë

c) mbrojnë e pranojnë të drejtat publike

3. Çfarë kërkon demokracia si vendimmarrje? 2 pikë

1.______________________________________________________________________

2.______________________________________________________________________

4. Në demokraci njerëzit: 1 pikë

a) nuk i japin të drejtën e ushtrimit të pushtetit politik në emrin e tyre zyrtarëve dhe

institucioneve, që japin llogari para tyre;

b) në mënyrë të vazhdueshme, i japin të drejtën e ushtrimit të pushtetit politik në emrin e

tyre zyrtarëve dhe institucioneve, që japin llogari para tyre;

c) kërkojnë të thonë fjalën e tyre në çdo institucion në mënyrë të drejtpërdrejtë për probleme

të ndryshme.

5. Demokracitë mund të jenë të tipit: 2 pikë

1. ________________________________________________________________

2. ________________________________________________________________

6. Cilat janë teoritë që lidhen me tipat e demokracisë? 3 pikë

1. _______________________________________________________________

2. _______________________________________________________________

3.________________________________________________________________

7. Tipari themelor i demokracisë së drejtpërdrejtë është ushtrimi i pushtetit në

mënyrë të drejtpërdrejtë nga populli…

1 pikë

a) për të gjitha çështjet që lidhen me organizimin dhe funksionimin e shoqërisë;

b) jo për të gjitha çështjet që lidhen me organizimin dhe funksionimin e shoqërisë;

c) për çështjet më jetike që lidhen me organizimin dhe funksionimin e shoqërisë.

26

8. Demokracia përfaqësuese ka si tipar themelor ushtrimin e pushtetit nga

ana e popullit me anë të:

1 pikë

a) deputetëve të zgjedhur nga votimi i shtetasve që kanë mbushur moshën

b) organeve dhe institucioneve të zgjedhura prej tij

c) kryeministrit të emëruar nga partia që fiton shumicën në zgjedhje

9. Renditni të mirat e demokracisë në funksion të individit dhe shoqërisë. 4 pikë

10. Faktorët e përgjithshëm që përcaktojnë modelin e një demokracie janë: 1 pikë

a) historia, kultura, mosha e popullsisë;

b) kultura, mosha e popullsisë, historia;

c) historia, mjedisi natyror, kultura.

11. Parimet e përbashkëta politike, angazhimi i gjerë në përdorimin e mjeteve institucionale

për marrjen e vendimeve dhe zgjidhjen e problemeve, pluralizmi politik, barazia e qytetarëve

në statusin e tyre politik si tipare që çojnë drejt demokracisë, përbëjnë:

1 pikë

a) politika dhe vlera shoqërore;

b) norma dhe vlera shoqërore;

c) vullnet për kompromis.

12. Struktura shoqërore, si tipar që çon drejt demokracisë është: 1 pikë

a) ekzistenca e një klase të mesme të zhvilluar, edhe pse ka hendeqe të skajshme të pasurisë

dhe të varfërisë, mundësia e shfrytëzimit të njohurive dhe burimeve teknologjike;

b) ekzistenca e një klase të mesme të zhvilluar, mungesa e hendeqeve të skajshme të pasurisë

dhe të varfërisë, mundësia e shfrytëzimit të njohurive dhe burimeve teknologjike;

c) ekzistenca e klasave të pasura të zhvilluara duke pasur hendeqe të skajshme të pasurisë

dhe të varfërisë, mundësia e shfrytëzimit të njohurive dhe burimeve teknologjike.

13. Demokracia parlamentare është formë qeverisjeje ku 1 pikë

a) zakonisht nuk ka kryeministër

b) presidenti nuk ka të drejtë ta shpërbëjë parlamentin

c) vendimet politike merren nga parlamenti

27

14. Tregoni 3 nga cilësitë e karakterit personal, që nxisin sjellje dhe shprehi të

pjesëmarrjes qytetare.

3 pikë

15. Shkruani 3 qëndrime ndaj të tjerëve, që nxisin veprime qytetare të suksesshme

në një mjedis demokratik.

3 pikë

16. Listoni 3 qëndrime ndaj çështjeve publike që janë në favor të të mirës së

përgjithshme.

3 pikë

17. Parlamenti kryen këto funksione 1 pikë

a) ligjvënës, zgjedhor, kontrollues, kundërshtar i opozitës, në shërbim të popullit

b) ligjvënës, kontrollues, zgjedhor, artikulues, formimit të vullnetit

c) ligjvënës, zgjedhor, kontrollues, vendos drejtësi dhe paqe sociale

18. Cilat janë tre llojet e institucioneve? 4 pikë

19. Përgjegjësia që duhet të ndahet ndërmjet institucioneve të ndryshme të një

sistemi politik është për

3 pikë

20. Vullnetin e popullit në veprim e përfaqëson 1 pikë

a) funksioni ligjvënës;

b) funksioni ekzekutiv;

c) funksioni gjyqësor.

Nota 4 5 6 7 8 9 10

Pikët 0-10 11-16 17-22 23-28 29-33 34-37 38-40

28

Test

1.Demokracia ka në qendër :

mbrojtjen e ekonomisë së tregut;

zhdukjen e pabarazisë në shoqëri;

vendimmarrjen.

1 pikë

2. Demokracitë e tipit liberal sigurojnë: 1 pikë

a) lirinë e pronës private;

b) rritje e edukimit moral të shoqërisë;

c) rritje të qëndrueshmërisë së marrëdhënieve shoqëri – qeveri.

3. Demokracia përfaqësuese parlamentare zbatohet në: 1 pikë

a) SHBA;

b) Britaninë e Madhe dhe Gjermani;

c) Zvicër.

4. Të mirat e demokracisë janë: 1 pikë

Prodhon vetëkënaqësinë e frenon të renë në politikë;

Siguron lirinë dhe drejtësinë e shoqërisë;

Fsheh e justifikon pushtetet e fshehta.

5. Funksioni gjyqësor ushtrohet nga: 1 pikë

a) Gjykatat;

b) Parlamenti;

c) Kryeministri.

6. Pushteti ekzekutiv ka rol të rëndësishëm në demokraci pasi është: 1 pikë

a) hartues i ligjit;

b) zbatues i ligjit;

c) miraton ligjet.

7. Për të qenë të mirinformuar qytetari duhet: 1 pikë

të marrë të mirëqenë çdo informacion;

të kontrollojë saktësinë e informacionit që kërkon.

8. Plotësoni fjalinë:

Veprimtaria e institucioneve duhet t`u shërbejë vlerave dhe parimeve të sistemit

demokratik, duke u bazuar ___________________.

1 pikë

29

9. Plotësoni fjalinë:

Debati është procesi i gjykimit të çështjeve __________________________________

të përgjithshëm.

1 pikë

10. Gjeni se ideja e kujt është “Detyrat e pushtetit janë të kufizuara dhe mjetet

e përdorura të qeverisë nuk duhet të jenë të pakufizuara. Pushteti duhet ndarë për këtë

arsye në bartës të ndryshëm: në legjislativ (parlamenti), si instancë ligjvënëse; ekzekutiv,

si instancë zbatuese; në federativ, kompetent për sigurinë e jashtme. Dy pushtetet e

fundit janë në duart e monarkut dhe të qeverisë së tij. I tërë pushteti, kufijtë e tij i

gjen në pajtimin e qytetarëve. Pushteti që është kundër të drejtës së pacenueshmërisë së

individit dhe pronës së tij, është tirani dhe nxit rezistencën.

2 pikë

11. Shpjegoni termat: 2 pikë

Demokraci_____________________________________________

Elitë__________________________________________________

12. Klasifikoni vendimmarrjet në bazë të sasisë së personave që marrin

vendimet:

a) _________________________________________

b) _________________________________________

c) ___________________________________________

3 pikë

13. Renditni faktorët e rritjes së anëtarëve në një parti politike: 2 pikë

14. Përcaktoni faktorët themelorë të demokracisë. 4 pikë

a) ___________________________________

b) ___________________________________

c) ___________________________________

d) ___________________________________

15. Krahasoni demokracinë e drejtpërdrejtë me demokracinë përfaqësuese. 6 pikë

30

16. Argumentoni faktorët që ndikojnë në zhvillimin e demokracisë. 6 pikë

Nota 4 5 6 7 8 9 10

Pikët 0-8 9-13 14-18 19-23 24-28 29-31 32-34

31

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!