30.11.2014 Views

ILIRIA DIGISAT - Tribuna News

ILIRIA DIGISAT - Tribuna News

ILIRIA DIGISAT - Tribuna News

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

14 TRIBUNA • E premte, 04.02. 2011 - e enjte, 10.02. 2011

Ekonomi

Sistemi bankar shqiptar ofron

stabilitet makro-ekonomik

Drejtori Ekzekutiv i

Raiffeisen Bank në

Shqipëri, Christian Canacaris,

në një intervistë

ekskluzive për ATSH-në,

vlerësoi me nota optimizmi

arritjet ekonomike të

Shqipërisë përballë krizës

financiare ndërkombëtare,

duke evidentuar se

“në vitin 2011 ekonomia

shqiptare do të shënojë

rritje dhe zhvillim progresiv”.

Ne besojmë fuqimisht,

thotë z.Canacaris, se

“Shqipëria, ashtu si

vendet e tjera, do të arrijë

marrëveshje me BE-në

në momentin e duhur.

Ndërkohë që investimet

e reja në sektorë të ndryshëm,

ende të pa shfrytëzuar,

forcimi i monedhës

vendase dhe ruajtja e një

norme interesi dhe inflacion

të ulët, do të mbështesin

rritjen ekonomike

shqiptare”.

I pyetur mbi gjendjen e

sistemit bankar në vend

në fillim të këtij viti,

Drejtori i Raiffeisen Bank

shprehet se situata në

sistemin bankar shqiptare

ofron një stabilitet

makro-ekonomik.

“Pavarësisht nga kriza

dhe rritja e ndjeshme e

kredive të këqija, sidomos

në bizneset më të

prekur, si të ndërtimit,

etj, bankat përsëri arritën

të menaxhonin portofolin

e kredisë. Niveli i

likuiditetit është mbajtur

në nivele të mira, si edhe

niveli i depozitave. Përmes

politikave të saktë

në kreditim, bankat arriten

të rifitonin besimin e

klientëve. Pra, pavarësisht

krizës globale dhe

efekteve te saj, bankat

arriten të mbajnë stabilitetin

dhe kishin fitime

normale nga aktiviteti i

tyre”, thotë ai.

Lidhur me konkurueshmërinë

e këtij tregu,

kreu i Raiffeisen Bank

në Shqipëri, z.Canacaris

shpjegon se sektori bankar

në Shqipëri është liberalizuar

plotësisht dhe

është konkurrues

“Unë nuk mund të

them nëse numri prej 18

bankash që operojnë në

Drejtori Ekzekutiv i Raiffeisen Bank në

Shqipëri, Christian Canacaris

Sektori bankar në Shqipëri është i mirorganizuar, mbikëqyrur

dhe i licencuar nga Banka Qendrore. Ky sektor është

fitimprures, dhe unë besoj se çdo bankë ka klientët e vet për t’i

shërbyer me produktet dhe shërbimet bankare. Nga ana tjetër

unë mund të shoh se konkurrenca rritet dita ditës më shumë

dhe kjo është shumë e mirë, sepse ku ka konkurrencë ka me

shumë zhvillim dhe rritje. Më shumë tregje konkurruese do të

thotë më shumë konsumatorë të lumtur dhe me shumë produkte

të reja dhe shërbime me çmime të ulëta”

vend, është një numër i

madh. Ajo që unë mund

të them është se nëse ka

nevojë dhe kërkesë sigurisht

ka potencial për

investime. Dhe kjo është

e njëjtë edhe për sektorin

bankar”, tha ai.

“Sektori bankar në

Shqipëri është i mirë

organizuar, mbikëqyrur

dhe i licencuar nga Banka

Qendrore. Ky sektor

është fitimprures, dhe

unë besoj se çdo bankë

ka klientët e vet për t’i

shërbyer me produktet

dhe shërbimet bankare.

Nga ana tjetër unë mund

të shoh se konkurrenca

rritet dita ditës më shumë

dhe natyrisht që ne

duhet të “luftojmë” më

shumë për klientët tanë

dhe pjesën e tregut, por

kjo është shumë e mirë,

sepse ku ka konkurrencë

ka me shumë zhvillim

dhe rritje. Më shumë

tregje konkurruese do të

thotë më shumë konsumatorë

të lumtur dhe me

shumë produkte të reja

dhe shërbime me çmime

të ulëta”, - tha z.Canacaris.

Si një nga ekspertët

bankarë më të njohur në

tregun ndërkombëtar,

z.Canacaris vlerëson se

ndonëse kreditimi është

ngadalësuar gjatë dy

viteve të fundit (dhe kjo

mund te shihet si një

situatë shumë normale

në rrethanat e vështira të

krizës financiare dhe të

rënies ekonomike), kjo

solli rritjen e kredive me

probleme, si për të gjithë

sektorin bankar, ashtu

dhe për Raiffeisen Bank.

Në këtë drejtim, vijon

ai, gjatë këtyre viteve të

fundit ne kemi punuar

shumë ngushtë me klientët

tanë, duke ristrukturuar

kreditë e tyre në

mënyrë që mos t’i lemë

ata që të shkojnë në mospagim

e t’i ndihmojme

për të ripaguar, por natyrisht

ka disa prej tyre që

janë në një gjendje shumë

të keqe dhe Raiffeisen

Bank si gjithë të tjerët

është duke ndjekur hapat

ligjore.

“Ne jemi shumë të

kujdesshëm tani me kreditimin

dhe unë mund

të them se gjatë këtij viti

objektivat tona janë për

rritjen e vëllimit të kredive,

sepse ne besojmë se

tregu është rigjallëruar

përsëri dhe për të rritur

numrin e konsumatorëve

të mirë, por pa harruar

objektivin tonë të dytë

për të marrë të gjitha

parat tona mbrapsht”-

thekson z.Canacaris .

Duke u ndalur në rënien

e ritmeve të kreditimit

për individë dhe biznese,

gjatë dy viteve të fundit,

kryesisht për shkak të

krizës, si edhe nga kushtet

e paqarta të faktorëve

të ndryshëm, z.Canacaris

vlerëson se gjithsesi tani

tregu është ringjallur dhe

ka potencial të rritet, por

sigurisht që bankat do të

vazhdojnë të jenë shumë

të kujdesshme në kreditimin

e kritereve dhe parashikimeve.

“Raiffesien Bank është

duke analizuar me

shume kujdes sektorin e

agrobiznesit dhe ne do

të ofrojmë produkte të

veçanta për këtë sektor

gjatë vitit. Një nga objektivat

afat-shkurtër e

Raiffeisen Bank në Shqipëri

gjatë vitit 2011 është

që të fillojë kreditimin

për industritë bujqësore.

Raiffeisen Bank do të

ofrojë gamën e plotë të

shërbimeve dhe të produkteve

për të kenaqur

nevojat, interesat dhe

qellimet e biznesit te

kater industrive kryesore

agro, duke filluar

nga Prodhuesit Agro, te

Agro Shërbimet dhe përpunuesve

si dhe për tregtarët

e mëdhenjë Agro”,-

thotë z.Canacaris.

Sipas tij, strategjia e

qeverisë në prioritizimin

e zhvillimit të sektorit të

bujqësisë është një mundësi

e mirë në zhvillimin

dhe në rritjen e këtij

sektori. Tregu Agro është

ende i pazhvilluar dhe

rreth 70% e industrive

agro kanë një histori të

dobët bankare. Qëllimi

ynë është që të jemi atje,

duke ofruar shërbim të

specializuar dhe të përkushtuar

dhe të jemi

partnerë në iniciativat e

tyre të investimeve.

Kredit Agro do të kreditojnë

edhe për grupe

të veçantë / klient (prodhuesit,

përpunuesit

apo industrisë), kur të

ardhurat e tyre të biznesit

të kënaqin sa më mirë

amortizimin e kredisë

dhe të bëhen partnerë në

të ardhmen e faktorit të

përbashkët të partneritetit.

Në përfundim të intervistës

së tij, z. Canacaris

vlerëson se normat e

interesit të kredisë që

aplikojnë bankat kanë

rënë këto muajt e fundit

dhe beson se kjo prirje do

të vazhdojë. Nga ana tjetër,

thotë ai, ne duhet të

kemi parasysh se kostoja

e financimit është më e

shtrenjtë se para krizës.

Vlorë: përfundon

ujësjellësi

Prej pak javësh ujësjellësi

i ri i Vlorës, një investim

rreth 26 milionë euro të

qeverisë shqiptare dhe

asaj hollandeze, ka nisur

të funksionojë, duke e

përmirësuar ndjeshëm

furnizimin me ujë të pijshëm

të qytetit.

“Gjatë muajit janar, sistemi

u vu në ngarkesë të

plotë”, bënë të ditur për

ATSH-në burime zyrtare

të Ndërmarrjes së Ujësjellësit

të qytetit.

Projekti i ndërtimit të

infrastrukturës së re të

ujësjellësit, është investimi

më i rëndësishëm në

furnizimin me ujë të pijshëm

të qytetit të Vlorës,

në disa dekada.

Me përfundimin e këtij

investimi është rritur

mbrojtja e burimeve të

Ujit të Ftohtë, u rehabilitua

sistemi i furnizimit

me ujë dhe është zgjeruar

rrjeti i shpërndarjes.

Përmes projektit, janë

rehabilituar stacionet e

pompimit numër 4 dhe

6, dy depo uji me kapacitet

të përgjithshëm prej

4650 metër kub, si dhe

janë ndërtuar stacioni i ri

i pompimit numër 7 dhe

një depo e re uji me kapacitet

prej 6000 metër

kub.

Nga ana tjetër, për

lidhjen e stacioneve të

pompave dhe depozitave

të ujit, janë shtruar 4.2

km tubacione celiku të

diametrave të mëdhenj,

ndërkohë që, janë zëvendësuar

linjat ekzistuese

të amortizuara dhe është

realizuar ndërtimi i një

sistemi të ri parësor dhe

dytësor, me gjatësi 52

km.

Sistemi i vjetër i shpërndarjes

i qytetit të Vlorës,

që është ndërtuar në vitet

’30-’40-të të shekullit

të kaluar, ishte mjaft i

amortizuar dhe siguronte

furnizimin me ujë të pijshëm,

5-6 orë në 24 orë.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!