30.11.2014 Views

ILIRIA DIGISAT - Tribuna News

ILIRIA DIGISAT - Tribuna News

ILIRIA DIGISAT - Tribuna News

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

16 TRIBUNA • E premte, 04.02. 2011 - e enjte, 10.02. 2011

Ndërkombëtare

Makutëria e regjimeve arabe

solli revoltën

Analizë nga Sammy KETZ

Nëse irakianët u çliruan

nga Sadam Huseini

duke përfituar nga një ndërhyrje

e amerikanëve, popuj

të tjerë arbë po marrin në

duar fatin e tyre kundër regjimeve

të akuzuara se po

përdorin pushtetin e tyre

absolut për të administruar

shtetin si pronën e tyre personale,

theksojnë analistët.

Bourhane Ghalioune,

drejtor i Qendrës së studimeve

arabe në Sorbonë në

Paris, konstaton shfaqjen

e një “elite të korruptuar, e

mbështetur nga vendet perëndimore”.

“Motivimi i saj i

vetëm grumbullimi i pasurive,

ndërkohë që pararendësit

shfaqnin një vullnet për

të ndryshuar jetën e më të

varfërve”, deklaron ai.

“Përveç kësaj, liderët që

qëndrojnë në pushtet që

prej më tepër se 30 vjetësh

duan që fëmijët të zënë

vendin e tyre. Ky është një

provokim për popullin”,

thekson ky pedagog i sociologjisë

politike me origjinë

siriane.

Rrëzimi i presidentit

tunizian Zine El Abidine

Ben Ali pas 23 vjetësh në

pushtet dhe protestat e paprecedenta

me të cilat po

përballet presidenti egjiptian

Hosni Mubarak janë

shenjë e “dështimit të një

modeli ku përzihej një hapje

e paligjshme e tregut me

një despotizëm mesjetar”,

shprehet ai.

Profili i Egjiptit

Emri Kushtetues: Republika Arabe

e Egjiptit. Popullsia: 84.5 milione

(OKB, 2010). Kryeqytet: Kairo.

Siperfaqja: 1 milion km2

Treguesi demokratik i

përcaktuar nga Economist

Intelligence Unit, EIU, për

2010 tregon se “Lindja e

Mesme dhe Afrika e Veriut

është rajoni më i shtypur

në botë sepse në 20 vjet, 16

mund të cilësohen si autoritare”.

Iraku, Libani, Autoriteti

palestinez dhe Izraeli konsiderohen

si “regjime hibride”

dhe të gjithë të tjerët si

qeveri autoritare. Të gjitha

Gjuha kryesore: Arabisht. Besimet

fetare: Islam, Kristianizem.

Mosha mesatare: 69 vjec (m), 73

vjec (f) (OKB). Njesia monetare:

1 Paund egjiptian = 100 piastra.

Liderët evropianë dhe vala e

kontestimeve në botën arabe

Drejtuesit e vendeve anëtare të Bashkimit

Evropian (BE), të akuzuar se kanë toleruar

për një kohë të gjatë regjimet autoritare në jug

të tyre nga frika e islamizmit, do t’u duhet të

rishikojnë marrëdhënien e tyre me botën arabe

gjatë samitit të së premtes në sfondin e kontestimeve

të ashpra në Egjipt.

Tashmë, prioritetet e takimit të parashikuar

shumë më herët në Bruksel kanë ndryshuar.

Ndërsa në fillim ishte parashikuar që samiti

të përqëndrohej në politikën energjitike të

Evropës dhe krizën e euros, tanimë vëmendja

do të përqëndrohet gjerësisht në valën e kontestimeve

që kanë përfshirë një pjesë të mirë të

bregut jugor të Mesdheut dhe ka detyruar europianët

të rishikojnë strategjitë të e tyre.

“Evropa duhet të ndryshojë në mënyrë rrënjësore

paradigmën e saj në rajon dhe mënyrën

e saj të perceptimit për botën arabe”, vlerësoi

profesori tunizian Azam Majub, i ardhur në

Bruksel për të folur rreth mësimeve që duhet të

nxjerrë Kontinenti i Vjetër nga trazirat në këto

vende.

“Evropa ka bërë një gabim shumë të rëndë

duke i perceptuar regjimet autoritare arabe si

mbrojtje ndaj islamizmit. Është një fyerje për

ne të përmendet gjithnjë tema islamiste dhe të

besohet se vendet arabe nuk janë të gatshme

për demokraci”, shtoi ai.

Edhe nëse bëhet fjalë për revolucionin tunizian,

atë në Jemen apo për manifestimet anti

Mubarak në Egjipt, BE dhe vendet e saj anëtare

kanë mbetur pa fjalë.

Pak më shumë se 20 vjet pas euforisë që shoqëroi

rënien e perdes së hekurt komuniste në

zemër të saj dhe hapja e Evropës Lindore drejt

demokracisë, kontrasti është i dukshëm.

Në Parlamentin Evropian, kreu i radhës

së grupit parlamentar të të gjelbërve, Daniel

Cohn-Bendit akuzoi BE-në se për një kohë të

gjatë është kënaqur me një vizion për botën

arabo-myslimane, ku alternativat e vetme ishin

mes diktaturës dhe teokracisë.

“Ka edhe një rrugë të tretë, lufta për lirinë kundër

diktaturës dhe teokracisë”, tha ai.

“Ne pothuajse e kemi harruar se aty jetojnë

njerëz, që edhe ata duan demokracinë dhe të

drejtën për të vetëvendosur”, pranon ministri i

Eksportet kryesore: nafta, produktet

e naftes dhe mendafshi. Te

ardhurat mesatare per fryme:

$ 2,070 (Banka Boterore, 2009).

Internet domain: .eg

vendet arabe vijnë në gjysmën

e dytë të tablosë botërore,

që ka 167 vende.

Sipas Ghassan Salamé,

profesor në shkencat politike

në Paris, nëse bota

arabe është familjarizuar me

tiraninë që prej zhdukjes së

kolonizimit, që prej 30 vjetësh

kemi të bëjmë me një

zhvillim katastrofik. “Bourguiba

e Boumedienne bënin

një jetë të rreptë dhe nuk e

konsideronin shtetin si pronën

e tyre”, thekson ai.

Babai i pavarësisë së Tunizisë,

Habib Bourguiba,

qeverisi për 30 vjet duke

filluar nga 1957 dhe Houari

Boumediene drejtoi Algjerinë

në periudhën 1965-1978.

Sipas këtij eksperti të

botës arabe, “pikërisht duke

filluar nga vitet 1970 këto

regjime kanë filluar të hidhen

në neoliberalizëm për

ta zhvatur për interesat e

tyre dhe për të vendosur një

qeverisje të korruptuar duke

përvetësuar pjesë të tëra të

ekonomisë”.

Revolta lindi nga mospranimi

që një pakicë në

pushtet të pasurohet ndërsa

shumica të jetojë në varfëri

dhe pa të drejtën e fjalës.

“Shoqëritë arabe ishin

gati të shpërbëheshin prej

vitesh dhe ishte rastësi që

shkëndija ndodhi në Tunizi

dhe që zjarri u përhap në

Egjipt”, deklaron Paul Salem,

drejtor i Qendrës Carnegie

për Lindjen e Mesme,

me bazë në Bejrut.

“Ajo që bie në sy në këto

revolta, është fakti që slloganet

që i shtynë mijëra

njerëz të ngrihen në Egjipt

dhe Tunizi janë të drejtat e

njeriut dhe të qytetarit, demokracia

sociale dhe drejtësia

ekonomike. Është një

program demokratik dhe jo

ideologjik”, thekson ai.

Nëse është e vështirë të

vlerësohet pasuria e këtyre

drejtuesve, prej vitesh janë

shfaqur republika dinastike.

Bachar al-Assad zëvendësoi

të atin, i cili vdiq në 2000,

Hosni Mubarak kërkon t’ia

trashëgojë pushtetin djalit

të tij Gamal, dhe lideri libian

Muammar Khadafi ka

të njëjtën ambicie.

“Këto 30 vjetët e fundit,

opozita e vetme ndaj regjimeve

autoritare ishte

lëvizja islamike, por në fakt,

lëvizjet në Egjipt dhe Tunizi

arritën brenda disa javësh

atë që partitë islamike nuk

arritën ta bënin gjatë dekadave”,

thekson Salem.

“Kjo tregon se demokracia

ka tashmë një rezonancë më

të fuqishme se islamizmi,

nacionalizmi arab apo idetë

e majta”, deklaroi ai.

AFP

Jashtëm i Luksemburgut, Jean Asselborn.

Një rishikim i thellë i kësaj politike gjykohet

i nevojshëm nga shumë vende në BE, gjë që e

pranon gjysmë zëri edhe presidenti i saj, Herman

Van Rompuy në ftesën për këtë samit. Ai u

bën thirrje drejtuesve të shikojnë me vëmendje

“ngjarjet e fundit në Egjipt dhe Tunizi si dhe

ndikimet e tyre për rajonin si edhe për Bashkimin

Evropian”.

Në Tunizi, Evropa premton ndihmën e saj për

organizimin e zgjedhjeve, zhvillimin ekonomik

si dhe shoqërinë civile.

Por, për shumë të tjerë, strategjia tradicionale

e të vegjëlve e ndjekur nga 27 vendet anëtare

ndaj regjimeve autokratike në kuadër të politikës

së saj të ashtuquajtur e “fqinjësisë” - që ka

të bëjë kryesisht me ndihmat ekonomike, përmes

bashkëpunimit apo tregtisë, me shpresën

se kjo do të çojë më pas në reforma demokratike,

ka dështuar dhe duhet ndryshuar.

“Pas Europës së Jugut në vitet 1970, Amerika

Latine në vitet 1980 dhe Evropës Qendrore e

Lindore në vitet 1990, duket se është radha e

Mesdheut”, vlerëson Alvara de Vasconcelos, e

institutit europian të studimeve për sigurinë.

“Është në interes imediat për Evropën që më

në fund të vendoset demokraica në këtë rajon

që ndodhet në dyert e saj”, shtoi ai.

Jordani, Mbreti

emëron një

kryeministër të ri

Mbreti Abdallah II i Jordanisë

emëroi Maaruf Bakhit

në krye të qeverisë, duke

zëvendësuar Samir Rifai,

dhe e ngarkoi atë të kryejë

“reforma reale politike”,

njoftoi pallati mbretëror,

pas disa manifestimeve

të opozitës gjatë javëve të

fundit.

Mbreti i kërkoi Bakhit-it,

ish-kryeministër (2005-

2007), “të marrë masa të

shpejta dhe të qarta për

reforma politike reale, që

të reflektojnë vizionin tonë

për reforma të përgjithshme

moderne, në të mirë

të demokracisë”, sipas pallatit.

Disa manifestime masive

u zhvilluan gjatë muajit

janar në Jordani për të kërkuar

largimin e Rifai-t, për

shkak të politikave ekonomike

të qeverisë së tij.

“Ne duam reforma që do t’i

hapin rrugë popullit tonë

drejt mundësive më të mëdha

dhe një jete më të mirë,

që e meriton”, shtoi mbreti.

Opozita kundërshton

Përfaqësues të lartë të

Frontit të Aksionit Islamik

(FAI), partia kryesore e

opozitës në Jordani, kritikuan

zgjedhjen e Maaruf

Bakhit, duke vlerësuar se ai

nuk ishte “një reformator”.“Maaruf

Bakhit ka zhvilluar

zgjedhjet më të këqija

legjislative në Jordani gjatë

mandatit të tij si kryeministër

në vitin 2007 dhe nuk

është reformator”, deklaroi

Zaki Bani Rsheid, anëtar i

komitetit ekzekutiv të FAI.

BE ngrin llogaritë

bankare të ishpresidentit

tunizian

Ministrat e Punëve të Jashtme

të BE-së vendosën të

ngrijnë llogaritë bankare të

ish-presidentit të rrëzuar

tunizian, Zine El Abidine

Ben Ali dhe bashkëshortes

së tij Leila Trabelsi duke

iu përgjigjur një kërkese të

autoriteteve tuniziane, sipas

një burimi diplomatik.

Vendimi u mor gjatë një

takimi në Bruksel me shefat

e diplomacisë.

“Emrat e dhjetëra anëtarëve

të tjerë të klanit të Ben Ali,

dorëzuar nga Tunizia në

BE, do t’i shtohen ditët e

ardhshme kësaj liste’’, sipas

diplomatëve.

Bashkimi Evropian i premtoi

qeverisë në tranzicion

organizimin e zgjedhjeve

të lira. Ministri tunizian i

Punëve të Jashtme, Ahmed

Abderraouf Ounais u prit në

Bruksel.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!