30.11.2014 Views

ILIRIA DIGISAT - Tribuna News

ILIRIA DIGISAT - Tribuna News

ILIRIA DIGISAT - Tribuna News

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

18 TRIBUNA • E premte, 04.02. 2011 - e enjte, 10.02. 2011

Kulturë

LASGUSH PORADECI

Perëndim i vagëlluar

Perëndim i vagëlluar mi liqerin pa kufir.

Po përhapet dal – nga – dale një pëlhurë si një hije.

Nëpër Mal e nër Lëndina shkrumb’ i natës që po bie,

Dyke sbritur që nga qielli përmbi fshat po bëhet fir.

E kudo krahin’ e gjerë më s’po qit as pipëlim:

Në katund kërcet një portë... në liqer hesht një lopatë...

Një shqiponjë – e arratisur fluturon në Mal të Thatë...

Futet zemra djaloshare mun në fund të shpirtit tim.

Tërë fisi, tërë jeta, ra... u dergj... e zuri gjumi...

Zotëroj në katër anët errësira... Po tashi:

Dyke nisur udhëtimin mes – për – mes nër Shqipëri,

Drini plak e i përrallshëm po mburon prej Shëndaumi...

ISMAIL KADARE

Koha e pamjaftueshme

S’kam kohë të harroj shumë gjëra

Që nga mendja ti nxjerr përjetë.

Për tragjikët e vjetër e shkrepëtimat

Do t’më duhen së paku dy vjet.

Dhe ndoshta po aq për Danten,

Për frëngjishten tok me plazhet po aq,

Ndoshta gratë do të jem duke fshirë

Kur muzgu do të afrohet ndërkaq.

Si udhëtari me peshë të tepërt

Para avionit që niset pas pak

I ngarkuar rëndshëm ende

Do t’afrohem tek varri humbak.

Nga supet si ta heq këtë barrë?

Ku ta hedh këte peshë, si?

Me të s’mund të zbres atje poshtë

Por as lart dot s’e lë kurrsesi.

I menduar gjer në çast të fundit

Nga mosthënia, nga pengu tragjik,

Një shenjë ndoshta të pakuptueshme

Do t’ju bëj të gjithëve e do ik.

DRITERO AGOLLI

Këtu s’do jem

Ketu s’do jem do jem larguar

Ne toke i tretur si te tjeret

Ne kafenene e preferuar

Nuk do me shohin kamarieret

Dhe neper udhet ku kam ecur

S’do ndihet kolla ime e thate

Mbi varrin tim do te rrije i heshtur

Nje qipariz si murg i ngrate

Ti do trishtohesh atehere

Se s’do me kesh ne dhome te gjalle

Dhe kur ne xham te fryje ere

Do qash me eren dalengadale

Por kur te jesh merzitur shume

Ne raft te librave kerkome

Aty do jem i fshehur une

Ne ndonje fjale a ndonje shkronje

Mjafton qe librin pak ta heqesh

Dhe une do te zbres do t’vi prane teje

Ti si dikur me mall do qeshesh

Si nje blerim pas nje rekeje.

FATOS ARAPI

Nga poezia e zgjedhur Shqipe

Atdheu

Atdheu eshte dhimbje , eshte dhimbje.

Nje prill i pikelluar ne shpirt.

Atdheu eshte kryqi , eshte kryqi

E mban - dhe te mban ty ne shpirt.

Atdheu eshte toka e premtuar.

Ti shkel si nje zot dhe se ka nden kembe.

Atdheu s’ka fjale, ka sy te trishtuar.

Vdes dashuria ne dashuri qe te cmend.

Atdheu eshte buka e uritur.

Te iken nga duart e dot nuk te ngop

Enderr dhe ankth dhe shprese e sfilitur

Me syte n’erresire vetveten kerkon.

Atdheu eshte varr i hapur, eshte varr.

Nje jete drejt tij shkon me bese qe lind.

Ne nje pike loti mbyt lotin fatvrare.

Ne nje pike loti lirine e lind.

Atdheu yt i vogli , i vogli

ai hyjnori i pavdekshmi si loti

JORGO BLLACI

Dëshirë

Me vjen turp te qaj i heshtur,

si nje shelg perbri moçalit!

Dua te gjemoj pareshtur

Porsi lisi maje malit.

Rreth kurores , shpeseria

Le te mos me cicerojne

Qe prej zgavrave te mia

shkabat te te vigjelojne.

Deget e fuqishme dua

te me tunden neper ere

Papushuar permbi mua

bore e virgjer le te bjere.

Siper akujve te ftohte

do te ngjitem der te rete

S’do me vije keq ne ndodhte

te zhuritem nga rrufete!

Se n’u dashte te zhuritem

do zhuritem maje malit

Po s’do qaj e s’do nemitem

i perulur, bri moçalit.

XHEVAHIR SPAHIU

Rekuiem për orën 6...

Ora 6

Akrepat si dy krahe te hapur qe presin

dhe ti s’po vjen

ti s’po vjen as ne 6 e nje minute

ne 6 e dy minuta vetmia ish me mua

une isha me vetmine ne 6 e tre minuta

ne 6 e kater bota ishte po ajo

6 e pesa i ngjante 6 e gjashtes si dy pika uji

6 e shtate, 6 e tete, 6 e nente, 6 e dhjete

Ti s’po vjen

S’po vjen

S’vjen

ne 6 e pesembdhjete

hodha syte si dy vetetima ne fushen e ores se qytetit

akrepat u thyen si dy krahe te nje zogu

qe s’ekziston

Une mora pikellimin per dore

dhe ika...

BARDHYL LONDO

Veten e vrasim përditë

Veten e vrasim perdite.

Ne tavolina

te pista kafenesh.

Ne rrjeshta

te ndyte gazetash.

Ne qarqe

prapesish, intrigash.

Vritemi

ne nje vdekje te ngadalte.

Dhe, oh, Zot,

s’arrime ta kuptojme vetvarsjen tone.

Vjen pastaj nje cast.

Merr revolverin.

Kembeza

nuk hiqet.

Ke vdekur prej kohesh.

I vdekuri nuk vetvritet.

MIMOZA AHMETI

Është çudi kur je femr

Mua tani me vjen per te qare.Me duket sikur

shkarkesa yjesh me jane grumbulluar te syte.

Dot nuk duroj,

ndersa cengelat e nervave nderas terhiqen

kundrejt njeri-tjetrit.

Kangur me foshnjen ne xhep

duket figura ime se largu

ketu ne bregdet.

Me vjen per te qare. Jam bere barre.

Me siguri molusqet e buta tani

levizin kapaket e forte brenda ujit

dhe kandilet e kuq

kushedi c’udhetim te mahnitshem

kane marre

Eshte cudi kur je femer...

E keni pare natyren kur tmerrohet,fryn

e shkaterron!

Kur si perbindesh shkriferon germadhat

e mohimit...

Pastaj, kur pastaj, e lehte dhe e trandur,

me syte e medhenj plot hije

pret nje vazhdim, nje lindje femije

buze detit ku i vjen per te qare, per te qare,

ngaqe se si eshte, eshte me barre.

Ne ato ore te dites kur molusqet e buta

hapin kapaket e forte brenda ujit

dhe kandilet e kuq

kushedi c’udhetim te mahnitshem kane marre...

ERVIN HATIBI

Atdheu turist

Kamarda ishte këtu

Pantallonat e shkurtra

Aparatin fotografik nuk e shqiste dore

Vërtik kokën me flokë të bardhë linçuar

Flokë të bardhë, vargan turistësh me kërcinj konserve

Plakë prej shëndeti dhe qershori

Nën bluzat e bardha lisho e vesh trupin

Zhurmë zanoresh janë thithat gjinore

Tek hapin rrathë të shtrembër në ujin e ndenjur te bluzës

Çfarë drithërash Kamarda, plot

Jot shoqe parkon në pleqerinë poshtë bluzës

Nuk e lëshon aparatin, emri i markës

Me Y greke, që ndryshe kalamajtë e shqiptojnë

Të pisët lypin çamçakiza e qindarka

Të pisët, të shprishur gjaku

Plaka shtrëngon

Qemerin e kishës, që sapo doli

Ata shkruajnë se ishin aty

Të dy çift pleqsh

Kamarda kthehu në katund.

Aparati fotografik, aparati fotografik

Kërcinjtë, falanga falangjesh, turistët e zbardhur

Turistët, turistët, me flokë të bardhë, të verdhë

Kisha ku u martua Kastrioti

Ishe aty Kamarda

Shtrëngonit aparatin fotografik, këtu të vjedhin

Dy cicat si një autobus i vetëm përmbi hartën gurore e

pluhur

Qumësht pluhur ish-qumështi italo-shqiptar

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!