30.11.2014 Views

ILIRIA DIGISAT - Tribuna News

ILIRIA DIGISAT - Tribuna News

ILIRIA DIGISAT - Tribuna News

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

4 TRIBUNA • E premte, 04.02. 2011 - e enjte, 10.02. 2011

Politikë - GR

Nga Foto V.

MALO

Greqia e ditëve tona

është nje vend i pushtuar

trefish: nga grevistët

dhe demonstruesit, nga

BE-ja dhe nga emigrantët

e ligjëruar e klandestinë.

Është e pushtuar nga

problemet e brendshme

dhe e mbytur nga borxhi i

jashtëm.

Për punonjësit e Athinës

është ngjarje funksionimi i linjave të

trafikut urban. Punonjësit e sektorit të Komunikacionit

po i kundërqëndrojnë planit

të qeverisë për të privatizuar transportin

e pasagjerëve dhe për të dhënë leje për

automjete transporti e taksi edhe tek të

huajt. Grevistët shpallin se transporti urban

duhet të jetë një e mirë e përgjithshme

shoqërore dhe protestojnë duke nxitur

kundërshtimin e hapur ndaj qeverisë, e cila

merr masa e miraton ligje kundër vullnetit

të punonjësve dhe duke shkelur edhe normën

demokratike të dialogut paraprak me

përfaqësuesit e punonjësve dhe të institucioneve

të ndryshme. Kjo u duk në qëndrimet

e ministrit të Shëndetsisë Loverdhos,

i cili u bë shkas për greva të farmacistëve

dhe të mjekëse të I.K.A –s, një pjesë e mirë

e të cilëve ka afro dy vjet pa u paguar. Vetëm

vitin e kaluar u shkuartun 1300 vende

pune të mjekëve dhe personelit ndihmës,

duke bërë një amputacion të ri në sistemin

shëndetësor publik të vendit.

Po rritet rryma dhe lëvizja e “Mospagimit”

si mjet mosbindjeje dhe kundërshtimi

për të mos paguar biletë. Dhe si kundërpërgjigje

qeveria rriti 50% çmimin e biletës

së urbanit, rriti nga 35 në 45 Euro kartën

mujore qytetëse dhe shumë më tepër biletat

e komunikacionit interurban. Në ditët

e grevës së punonjësve të komunikacionit

një lëvizje me taksi për disa kilometra

arrinte në 10 Euro, aq sa ka arritur edhe

ditëpuna minimale në këtë periudhë krize.

Por, a është mospagimi rruga më e drejtë?

Ç’do të ndodhte po të mos paguheshin

këstet e bankave, të blerjes së shtëpive, të

automjeteve, etj.?

Qeveria greke e Papandreut të ri zbaton

me përpikmnëri direktivat dhe urdhërat

e Evropës në sektorët kryesorë të jetës

ekonomike dhe shoqërore: Shëndetësi,

Arsim, Punësimin Sigurime Shoqërore dhe

asistencën sociale, një politikë e djathtë e

zbatuar dikur nga “zonja e hekurt” Margaret

Theçer në Angli. Me dorë të hekurt po

vepron edhe i buzëqeshuri supersocialist

Papandreu, duke ia kaluar mjaft paraardhësit

të tij.

Sipas orientimeve të BE, në Greqi u rrit

mosha e daljes në pension për burra dhe

për gra. U shkurtua në mënyrë drastike

numri i profesioneve që cilësoheshin të

rënda dhe trajtoheshin me përparësi për

daljen në pension. U shkurtuan edhe pensionet

e ulëta, u hoq rroga e trembëdhjetë

për punonjësit dhe dhurata tradicionale e

Krishtlindjeve, dhe po vihet dorë edhe mbi

shumën speciale që merrnin punonjësit

sipas ligjit pas daljes në pension.

Shtrenjtësimi i ushqimeve, i karburanteve

dhe i vajgurit për ngrohje u shtohet

shtrenjtësimit të barnave dhe të shërbimeve

publike, duke ulur e përkeqësuar

ndijshëm nivelin e jetesës të qytetarit dhe

fshatarit grek. Strategjia e qeverisë greke

ngjan se është jo rimëkëmbja e ekonomisë

por thjesht mbushja me çdo mënyrë

e arkave të zbrazëta. Kjo dëshmohet jo

vetëm nga rritja e papërligjur e çmimeve

dhe e taksave por edhe nga fakti i freskët

se shumë miliona Euro nga fondi i caktuar

për zhdëmtimin e të djegurve nga zjarret

në krahinën e Ilias iu kaluar pronarëve që

Një ditë nga

aktualiteti grek

Strategjia e qeverisë greke ngjan se është jo

rimëkëmbja e ekonomisë, por thjesht mbushja

me çdo mënyrë e arkave të zbrazëta.

iu tjetërsuan tokat e pasuritë në një vepër

shtetërore.

Skandali i pashembullt i Siemensit, për

marrje rryshfetesh nga qeveritarë dhe politikanë,

si dhe skandali i Vatopedit u sabotuan

sistematikisht nga pozita dhe opozita,

sepse në të janë implikuar të dyja palët.

Amoraliteti politik është ngritur në sistem.

Fatkeqësia është se, siç u shpreh regjisori

i shquar grek Kostas Gavras, populli imitoi

politikanët, teksa politikanët ishin ata

që duhet të ndiqnin pas popullin. Të mësuar

me mospagim taksash dhe fshehje

të veprimtarisë tregtare - ekonomike, me

mosdeklarim të pasurisë së vërtetë, nën

shembullin e politikanëve, masa të mëdha

qytetarësh “kontribuan” në varfërimin

e shtetit dhe pafuqishmërinë e tij për të

kryer vepra me dobi shoqërore. Figurojnë

rreth 60-70 mijë pensione të pamerituara,

me të dhëna false, midis të cilëve mijëra

të mbiquajtur “vorioepirotë”. Në vend të

punës konkrete, njerëzia u mësuan me përfitime

të paligjshme dhe kombinacione,

me rekrutimin partiak, për të përfituar një

vend pune apo subvencion pas zgjedhjeve,

nga qeveria e ngjyrës që pëlqejnë.

Greqia e mësuar të mbijetojë me paketat

ekonomike evropiane u ndie ngushtë kur

ato u prenë dhe tani pret me ankth marrjen

e ndonjë doze të re huaje evropiane. Përpara

një viti qeveria Papandreu i kërkoi Evropës

së Bashkuar një hua prej 110 miliardë

Evro, të cilat do të shkojnë për shlyerjen

e aksioneve, letrave me vlerë të të huajve,

si dhe për shlyerjen e borxhit të jashtëm, i

cili e ka kaluar shifrën 300 miliardë Euro.

Pra, siç erdhën do të ikin, pa arritur të

lubrifikojnë makinën e ekonomisë greke në

stanjacionin më të madh të Pas- Luftës.

Evropa e Bashkuar, me të drejtë, e

orientoi Greqinë të gjejë së pari burime

të brendshme për të përballuar borxhin

e madh dhe për të rimbursuar veprimtaritë

ekonomike, gjë që nuk ishte ndonjë

zbulim. Por, në vend që qeveria ta gjejë

zgjidhjen tek ata që e shkaktuan krizën dhe

përvetësuan shuma kolosale si politikanë,

qeveritarë apo sipërmarrës e pronarë të

mëdhenj, e drejtoi shiringën në qafën e

punonjësve. Le të mos shkojmë larg: Nga

drejtuesit e ministrisë së Komunikacionit

në të kaluarën e afërt u shkaktuan dëme

kolosale, që arrijnë në disa miliardë Euro.

Qindra mijëra bileta urbani u shtypën dhe

u përvetësuan nga ata që i porositën. Një

tren i blerë jashtë shtetit mbeti batall në

Selanik, sepse nuk hynte në shina. Të tillë

njerëz inkompetentë dhe të papërgjegjshëm

ka jo pak në administratën qendrore

greke, ndaj edhe ekonomia e saj nuk po

hyn në shina.

Kryeministri aktual grek deklaroi se do

të mundë edhe të burgosë disa ikanakë të

mëdhenj, që i detyrohen miliona e miliarda

arkës së shtetit, por dritë në horizont nuk

po duket. Ndërkohë një përfaqësues i qeverisë

greke deklaroi se do të merren masa

të ashpra ndaj mospaguesve të biletës së

trafikut urban dhe se nuk do të ngurrojë të

rrisë më tej çmimin e biletave! E besojmë

se të dytën qeveria mund ta bëjë me lehtësi.

A është mospagimi rruga e zgjidhjes dhe

a duhet të ketë masë në ndërprerjen e shërbimeve

ndaj një pjese të madhe të popullsisë

si p.sh. Komunikacioni dhe shërbimi

shëndetësor? Sepse dëgjojmë të thuhet se

ndërprerja e trafikut dhe dëmet materiale

nga grupe të caktuara kanë bërë të tkurret

veprimtaria tregtare dhe turizmi në kryeqytetin

grek. Dhe investimet e huaja, aq të

dëshiruara, pothuajse mungojnë.

Në këtë periudhë krize por edhe ndërgjegjësimi

politik, populli grek është i ftuar

të dalë në pararojë, për një zgjidhje ballore

dhe rrënjësore që do t’i përgjigjej qytetërimit

të tij të lashtë dhe betejave për ka dhënë

për liri, demokraci dhe progres.

Gjendjen e krizës së gjithanshme vjen

dhe e rëndon qëndrimi ndaj emigrantëve,

duke marrë shkas nga pushtimi i ndërtesës

së Fakuletit të Drejtësisë në Athinë prej

300 klandestinëve marokenë, të cilët kërkojnë

doemos ligjërim. Qeveria greke, duke

iu përgjigjur negativisht atyre, deklaroi se

nuk do të ketë ligjërim masiv të emigrantëve

të paligjshëm. Nga ana e vet ky episod

ngjalli debat e qëndrime të kundërta midis

pozitës dhe opozitës, me pasojë që Këshilli

Kombëtar i Drejtësisë të rishikojë vendimin

e qeverisë Papandreu për votim në

zgjedhjet bashkiake nga ana e emigrantëve,

duke e nxjerrë atë antikushtetues. Ka gjasë

që pas kësaj të rishikohen rezultatet e

zgjedhjeve, deri në rishikimin e të fituesve

si kryetarë bashkie, ndoshta edhe duke i

deklaruar të pavlefshme gjithë zgjedhjet!

Νuk besojmë të arrihet në këtë vendim,

por ajo që duket qartë është se ksenofobia

po rritet dhe segmente të caktuara ekstremiste

po hedhin parrulla për largimin e

të huajve nga Greqia. Ngritja e një muri

special në Evro, në kufi me Turqinë, sipas

shembullit të murit amerikan në kufi me

Meksikën, nuk është zgjidhja e dëshiruar.

Paarësisht se Turqia nuk e quajti fyrje një

ndërmarrje të tillë, muri i kërkuar nga Papuçiu

dhe qeveria e Pasokut, nuk është ai

që do të shpëtojë Greqinë. Valët e emigrantëve

klandestinë nuk mund të ndërpriten

për sa kohë Azia, Afrika kanë regjime despotike,

varfëri e mjerim proverbial dhe

janë shesh luftrash me pasoja tragjike. Pas

ngjarjeve në Egjipt dhe në Tunizi, valë të

reja emigrantësh priten drejt Greqisë dhe

Europës. Ndihma e Evropës dhe botës së

pasur ndaj popujve të atyre vendeve, ndalimi

i luftërave shkatërrimtare dhe vendosja

e regjimeve demokratike do të bëjnë

që edhe këto valë mjerimi të përplasen më

pak në brigjet e “parajsës” greke, evropiane

apo amerikane.

Humanizmi i popullit grek është ende

veprues dhe del mbi racizmin që nxjerr

krye herë pas here dhe kultivohet e nxitet

qëllimisht. Por ka edhe një arsye praktike

që na sugjeron të jemi të rezervuar

ndaj vërshimit pa cak e në pafundësi të

emigrantëve klandestinë: a ka burime të

mjaftueshme ky vend për t’i trajtuar ata

dhe familjet e tyre, kur papunësia ka prekur

afro një milion banorë në një popullsi

dhjetëmilionëshe? Κëtu nevojitet ndihma e

shteteve të zhvilluara evropiane, e Evropës,

cila, me dhe pa të drejtë, kërkon që Greqia

të bëjë më tepër në këtë drejtim.

Pyetja e fundit: Do të falimentojë Greqia

apo kroçeri grek do të fundoset këtë herë

në tokë? Në gjendje të përafërt me Greqinë

janë edhe disa shtete të tjera evropiane, për

të cilat Evropa po ndërmerr programe trajtimi

dhe ndihme me kosto të lartë. Njerëzit

e përparuar të Greqisë kërkojnë që kjo të

trajtohet njëlloj me shtetet e tjera dhe jo e

diskriminuar. Nga ana tjetër, populli grek,

pas gjithë këtyre sakrificave dhe trajtimi të

padenjë, do të dijë të gjejë forca për t’u mëkëmbur

dhe ecur normalisht. Një arsye më

tepër është se Evropës dhe botës i duhet

një vitrinë klasike si Greqia, për t’u kujtuar

të gjithëve se dritat e qytetërimit dhe modeli

i shtetit të sotëm perëndimor erdhën

së pari nga brigjet e Egjeut.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!